Kosova sërish ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?

5 Mars 2020, 18:34Blog TEMA

 

Nga Arbana Xharra

Konfrontohet Albin Kurti me SHBA-të për politikë ditore apo e ka strategjinë të shkëput Kosovën nga rruga transatlantike dhe BE e drejt blloqeve të Lindjes? Këto janë tezat e nxehta të këtyre ditëve. Asnjëra e as tjetra tezë nuk qëndron. Atëherë çka synon kryeministri me këshilltarët e tij aq kontrovers përreth?

Deri më tani sikur një parim të ishte i qartë për çdo parti: asnjëra nuk e provonte të bëjë politikë ditore me raportet Kosovë – SHBA. Edhe në krizat më të mëdha siç ishin ajo e tërheqjes nga «Gjykata speciale» dhe kontestit rreth «transformimit të FSK»-së, qeveritë dhe shteti kosovar menaxhuan situatën në atë mënyrë që mos gërvishteshin këto raporte. Ditëve të fundit spekulohet se kjo gjendje ndryshoi me ardhjen e LVV-së në pushtet. Flitet për konfrontimin e drejtpërdrejte të kryeministrit Kurti me administratën Trump. Këta të fundit kërkojnë heqjen e taksës, e ky nuk pranon. Ose e heq atë por me këste.

Këtë këmbëngulje të Kurtit jo pak analistë e konsiderojnë demagogji. Operim për politika ditore që mund t’i kushtojnë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj. Vërtet politikë ditore?

Paralajmërimi i Merkel dhe Macron mirëpo se edhe ata do të angazhojnë emisarët e tyre special rezulton gjendjen shumë më serioze se ç’ vlerësohet. Nuk mund të bëhet fjalë vetëm për politikë ditore ose ndërkombëtarët e konsiderojnë ndryshe e qeveria në Prishtinë ndryshe. Pyetja që duhet të shtrohet në këto rrethana është: çka qenka kaq e madhe dhe urgjente në këtë aferë të re serbo-kosovare, saqë të mobilizohen më të mëdhenjtë e botës në këtë mënyrë?

Sjelljet e ndërkombëtare nuk lënë hapësirë për ta reduktuar rëndësinë e kontestit në «folklorizëm për politikë ditore». Po të ishte kjo atëherë Kurti do t’ia kishte huqur rëndë analizës së tij, gjë që nuk e besojmë.

Teoria tjetër që qarkullon mediave dhe rrjetit social është ajo që politikën e Kurtit e sheh në favor të prishjes së qëllimtë të shtetit të Kosovës me partnerët perëndimorë. Autorët e kësaj teze argumentojnë sidomos me stafin e Kurtit në Tiranë, e cila dihet botërisht se synon Turqinë e përtej, dhe bindjet marksiste të Kurtit që qenkan natyrshëm kundër «imperializmit, kolonializmit» dhe izmave të tjerë me të cilët edhe në shekullin 21 e majta përpiqet ta mbajë veten në skenë. Qenkan këto qarqe anti-perëndimore, të cilat kohëve të fundit kanë përvetësuar binomin në luftë dinjitet-servilitet që de fakto e instaloi Ramush Haradinaj pas instalimit të taksës 100% ndaj Serbisë.

Çka qëndron nga këto dy spekulime: Konfrontohet Kurti, duke rrezikuar raportet me SHBA-të për politikë ditore apo kursi i tij ka të bëjë vërtet me ndonjë doktrinë që synon orientimin kah Lindja duke shfrytëzuar në këtë rrugë krizën e një raporti tjetër: SHBA- BE (pa Britaninë,  dhe Skandinavinë)? Apo është ai vërtetë siç i tha me ironi Vuçiç të jetë më i mençuri nga të gjithë dhe të nxjerrë maksimumin duke shfrytëzuar të gjithë në interes të vendit të tij të varfër e në halle.

E ka vërtet këtë fat Kosova? Jo.

Nga lëvizjet e Qeverisë së re Kurti (aq sa mund të analizojmë ne nga distanca) më shumë duket sikur ajo nuk ka ende strategji konkrete se çka duhet të bëjë. Veprimi i saj duket sikur të jetë mozaik fragmentesh, të cilat në sintezë pamundësojnë ndonjë qëndrim unik e të qartë. Varësisht se me cilin këshilltar flet Kurti e cili prej tyre flet vetë ashtu edhe ndezën taborët: herë me Lindje, herë me perëndim e vazhdimisht në efekt kundër vetes. Kurtin duhet shpëtuar nga këshilltarët e tij.

Një situatë e këtillë manifeston dy gjëra:

1.Kurti ende nuk ka tubuar aparatin e nevojshëm dhe serioz që i nevojitet për të udhëhequr një shtet dhe rropatet me militantë, “filozofë” e publicistë të papërvojë dhe

2.Ai ende nuk e ka kuptuar se në ç’ situate të rëndë gjendet vendi i tij.

Prishja e raporteve – me qëllim apo për shkak të pafuqisë – me SHBA-të nesër do të thotë se të mbyllet edhe BE. Interesat ndërmjet Evropës dhe SHBA-ve asnjëherë nuk do t’i determinojë një vend si Kosova, ato përbehen nga interesa të thella tradicionale e globale, që sapo të ulen për vete në tavolinë harrojnë se ku gjendet Kosova. Deshën apo s’deshën «antiimperialistët», erodganistët, jeshilët apo të zinjtë SHBA-të janë superfuqia që përcakton politikat globale dhe Kosova si shtet nuk e ka luksin të bëjë poza idealiste por pragmatike dhe të ruaj raportet me të me çdo çmim. E se Kurti vetë, personalisht, të ecë drejt ndonjë blloku tjetër, i cili as veten nuk e shpëton dot nga gropa ku ka rënë, do të ishte jashtë çdo logjike.

9 komente në “Kosova sërish ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit?”

  1. Dajti USA says:

    Arbana kam shume respect per ty si gazetare,por ka ardhur koha te kuptoni se Kurti eshte I kalitur me politiken e rruges,ai ate e bene mire,po per te tjerat ai eshte diletant.Kosova po kalon momente te veshtira dhe vendimtare per te ardhmen,prandaj I duhet nje plitikan vizionar dhe jo inatci si Kurti.Me keqeardhje e them se nuk ka,midis qorrave me I mire them se eshte Thaci.

  2. Dikushi says:

    Nje analize qe i pershtatet nje njeriu qe ka humbur rrugen ne erresire. Pyetja qe gazetarja shtron eshte: Pse ky njeri ka humbur rrugen dhe nuk po e gjen dot? Pergjigja ime eshte:
    Serbia i fiki driten Kosoves. Rruga e Kosoves u be terr. Kosova nuk di si ta ndezi sepse udheheqesit e saj nuk duan. Gazetarja gabon, kur thote qe e kane fajin keshilltaret. Fajin e ka komoditeti qe ndjen Haradini dhe Kurti ne erresire. Ata I ngjajne ukut, qe gjuan naten. Le te jap edhe une vizionin tim:
    Tashme, nuk dihet se kush ja sugjeroi Haredinit te vere taksen. Kjo mbahet sekret nga Haredini dhe kjo eshte e frikshme. Evropa dhe Amerika e thane se venia e takses eshte gabim dhe duhet te hiqet menjehere. Spekulimet se kete ja sugjeroi Merkel, Haradinit, eshte gabim i trashe. Dihet qe ajo fill mbas takses e abandonoi Haradinin.
    Ky sekret duhet ftilluar, sepse ketu fshihet edhe qellimi armiqesor ndaj Kosoves. Ketu fshihet edhe strumullari I armiqesise se saj me perendimin.
    Ato qe rane ne sy ne ate kohe ishin se vetem Sala dhe Iliri e mbeshteten kete muteri. Bile Sala indirekt, duke shpallur Haradinin hero dhe Thacin spiun, dukej qe donte te merrte merriten e kesaj ideje. Ne kete valle i vetmi qe e kuptoi se Sala ishte ideatori I takses ishte Thaci. Ai e ftoi Salen ne dialog televiziv qe te vinin pikat mbi i se kush ishte tradhetori. Sala nuk e pranoi ftesen…
    Epilogu llogjik eshte fare I thjeshte. Taksa u mbeshtet tek ideja e Merkel se nuk duhet te kete shkembim territori, por u sajua ne zyrat e Serbise. UDBA, nepermjet Sales, ja sugjeroi Haradinit i cili u fry si gjel dhe nuk kuptoi se praktikisht po i sherbente Serbit.
    Gjerat mbaskesaj degraduan. Lideret Kosovare filluan te beheshin “populiste” dhe “patriote te flakte. Ketu gaboi dhe Kurti qe nuk pati qartesine e duhur sic e kishte Thaci, por shkoi ne nje rruge te mesme. Perfundimisht keta lidere mendjeshkurter kane shkuar aq shume ne rrugen kunder interesave te Kosoves sa nuk mund te kethehen me. Ky eshte shkaku, e dashur gazetare se pse Haradini nuk pranon te heqi taksen dhe Kurti pranon me kushte, qe duket si nje ide idjoti. Shkaku eshte momenti te mohohet vehtja apo Kosova. Haradini dhe Kurti kane vendosur te sakrifikojne Kosoven per te rruajtur vehten, njelloj si dhe ne Shqiperi qe hajdut Like Floriri po ben gjithcka kunder Shqiperise, vetem e vetem qe te trashegoje floririn e vjedhur. Haradini dhe Kurti duan te rruajne trashegimine politike dhe nuk kuptojne rrugen ku po ecin. Driten ua fiku Serbi!

  3. EKZEKUTUESI says:

    Albana:Une do te Deshiroje nje “Audience” me Ju , ne Menyre Private,jo per te Komentuar, Politikanet Amatore, sa ne Shqiperi dhe Kosove, por thjeshte per te “Diskutuar” me nje Vajze te Bukur, qe jeni e Ingranuar me Problemet e Politikes,te jeni e Bindur se do te jeni ,dhe Mbeteni shume e Kenaqur nga Audienca-Private me nje Shqipetare qe nuk ka “Habere” nga Politika…ME RESPEKTE, nga nje Adhurues, i Juaji…lol

  4. Albi says:

    Loja e Al Binit eshte fare e thjeshte per tu lexuar!Ai pat premtuar qe “diallogun” do ta drejtonte ai dhe kerkush tjeter,Kjo pike i ka reshqitur nga duart; e dyta Al Bini e ka kuptuar qe ai nuk mund te beje askurgje perpara SHBA e ku keta te fundit nguten!Ai eshte dakort qe bisedimet ti drejtoje SHBA-ja por ai po luan nje loje te piset ne kurriz te Kosoves dhe ne interes te tij personal sepse:Ai kishte ç’faqur tjeter rruge per bisedimet me Serbet e po ta ndryshoje tash ,tere spektri politik ne Kosove e me gjere do ti versulen per mosmbajtje premtimi,ndaj ai po e shfrytezon kercenimin qe po i bene SHBA e po e demaskone kete kercenim duke bindur elektoratin qe e votoi e me gjere qe “Me detyroi SHBA” se une nuk dua te ngutem!Ndaj lexojeni mire kete populist q siç veproi me ndertimin e kualicionit per qeverisje po vepron me po te njejten menyre me futjen ne bisedime me Serbin e Vuçiçin!Al Bini asht nji boshti me gunga tek motorat e makinave ku kur ti mendon se e ke drejtuar kete bosht ai ka gungen tjeter poshte! Ai e ka pranuar qe negociatore te jete SHBA por problemin e ka se ne tavoline do qe te jete vetem duke hyre ne bisedime e jo ma presidentin e vendit Thaçi ,ku siç duket kjo pike i ka reshqitur ndaj dhe po e zvarit!Se fundemi ai ka dhene nje premtim LDK per presidentin por keshtu si po shkojne punet Thaçi po punon per ta mbaruar mandatin si legjitim e jo si i shkarkuar nga Al Bini!Ndaj Al Bini per ketoj lojra te pista po mban peng Kosoven,me teorine e tij “Nuk e kuptoj se perse u dashka me u ngut”!Mjer populli i Kosoves ne dore te kujt ka rene!

  5. Veshi says:

    Meqense EuroAtllantiku ndeshkoi Serbine dhe solli fitoren e UCK-s dhe berjen e Kosoves shtet sovran, Kurtit i takon qe menjehere te zbatoj keff te kesen Euroatlantike per heqjen e takses, por duhet te sqaroje dhe nenvizoje se nuk mund te zhvilohet dialoge, ne cdo rast ne arenen nderkombetare, pa reciprocitet dhe njohje reciproke.

  6. Dikush says:

    Arbana o yll dua te te puth cdo qeliz tenden

  7. Ilir says:

    S’ka më keq kur pavarsinë ta sjellin në tabaka, duke mohuar luftën që shqiptarët e Kosovës kanë bërë në shekuj ndaj pushtuesve, duke çvlerësuar deri në mohim luftën e fundit, atë të UÇK -së ndaj pushtuesve serbë.
    Udhëheqsit e Kosovës ndodhen të kapur keq prej ”Çlirimtarëve” perëndimorë – padronëve realë të KOSOVËS.

  8. Kapit Tuplla says:

    Titulli do duhej të ishte
    KOSOVA NDËRMJET EVROPËS DHE AMERIKËS

  9. Dani says:

    Është kënaqsi të lexosh ty,shumë ndryshe nga gazetarët që bëjnë artikuj të porositur me pagesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje