Kryeministri grek i përgjigjet ”flakë me flakë” Erdoganit për refugjatët: Askush nuk do ta kalojë ilegalisht kufirin

5 Mars 2020, 08:22Bota TEMA

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se përballet ”flakë me flakë” ndaj Presidentit turk Erdogan lidhur me krizën e refugjatëve në kufi.

Mitsotakis në një tur në Evros, ka theksuar se askush nuk do të kalojë kufirin grek ilegalisht dhe se vendi i tij nuk do të shantazhohet nga askush që i përdor njerëzit për qëllime personale.

Në takimet me qytetarët Mitsotakis u mbështet për politikat që ka ndjekur kohët e fundit, një prej të cilave për të dëbuar të gjithë ata që kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë si dhe rritja e prezencës së Policisë, Ushtrisë apo FRONTEX në kufi.

Turqia pas vrasjes së dhjetra ushtarëve të saj në Idlib të Sirisë hapi portat drejt Perëndimit për refugjatët të cilët janë hedhur menjëherë drejt Greqisë. Kjo e fundit e mbështetur nga BE ka marrë masa drastike për mos lejuar refugjatët të futen në tokën e tyre dhe akuzojnë Erdoganin si shantazhues dhe kërcënues.

2 komente në “Kryeministri grek i përgjigjet ”flakë me flakë” Erdoganit për refugjatët: Askush nuk do ta kalojë ilegalisht kufirin”

  1. KORÇARI says:

    Si për Micotaqin ashtu dhe për Erdoganin , kjo çështja me Refugjatët është Shpëtimtare .
    Për Micotaqin është shpëtimtare sepse pas Incidenteve mes Forcave Speciale të Policisë dhe Banorëve të ishujve ,ku dolën dhe armët në shesh nga banorët , Qeveria e tij ishte në prag të “humnerës” Rënies dhe me këto ngjarjet me Refugjatët shpëtin , sepse heq vëmendjen e opinionit publik nga përplasjet nëpër ishuj të cilat do i kushtonin karrigen ngaqë vala e pakënaqësisë kishte marë përmasa mbarë popullore.
    Për Erdoganin është shpëtimtar ,sepse gjithashtu si Micotaqi heq vëmendjen e opinonit publik nga humbjet e rënda në front, të cilat do i kushtonin karrigen pasi dhe në Turqi vala e pakënaqësisë kishte marë përmasa shumë të mëdha.
    Pra ka mundësi që çështja e Refugjatëve të jetë tejet e Koordinuar për të shpëtuar të dyja palët nga DISFATA E SIGURTË.

  2. Jovan bregu says:

    Mbrapa ketyre mijera personave te pa identifikuar eshte deshira e dikujt qe te pengoj dhe destabilizoj Europen, ka disa vite kjo politik qe po fut afrikanet ne Europe. Do thoni qe kujt i intereson. Pyesni politikanet amerikane, sigurishte ata dine dicka!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje