Nga Carlo Bollino
Ilir Meta arriti objektivin e tij për t’u kthyer në qendër të skenës politike, nga e cila roli i presidentit të Republikës pa pushtete e ka përjashtuar prej kohësh. Por protagonizmi i tij politik dhe përplasja që erdhi pas kësaj kanë evidentuar shumë kontradikta, të cilat prej vitesh kushtëzojnë figurën e tij publike.
Thirrjet e tij nacionaliste për një pranverë kuq e zi, e cila ta pastrojë vendin nga korrupsioni, bien në kontrast me fotografitë, në të cilat ai del duke ngritur dolli përbri dy trafikantëve të drogës, në një festë të partisë në Durrës më pak se tre vjet më parë, kur ai ishte zgjedhur president i Republikës.
Në mbrojtje të tij ndërhyri Leonard Koka, kumbari i takimit mes Ramës e Metës që në prill 2013 solli marrëveshjen e tyre politike: Koka, duke fyer dhe kërcënuar mua dhe gruan time (edhe ajo gazetare), pse kishim guxuar të publikojmë ato foto, kërkoi të saktësonte se takimi nuk ishte një festë partie, por datëlindja e të vëllait, Lefterit.
Pra, duke qenë se nuk përgënjeshtroi tjetër gjë, konkluzioni është se, sipas ndërmjetësit të paqes së shkurtër mes Ramës e Metës, është normale të ftosh në një festë familjare kreun e shtetit dhe dy trafikantë droge, si dhe të ngresh dolli bashkë me ta. Ndaj kërcënimeve që na u bënë si gazetarë, Ilir Meta nuk reagoi, duke treguar edhe këtu një standard të dyfishtë që e bën më pak të besueshëm kur flet për demokraci, pasi ai konsideron që liria e shtypit vlen vetëm nëse ka të bëjë me miqtë e tij.
Meta është lëshuar edhe në denoncimin e një grushti shteti imagjinar, të kryer nga qeveria e Edi Ramës, në bashkëpunim me një “organizatë kriminale ndërkombëtare”, në të cilën, sipas tij, bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe disa dhjetëra ambasadorë. Një akuzë aq qesharake, sa edhe e pabesueshme, së cilës iu përgjigj menjëherë Departamenti amerikan i Shtetit, duke i deleguar ambasadores së tij të re në Tiranë, Yuri Kim, detyrën për t’i dhënë Metës një mesazh të qartë. Dhe mesazhi ishte shumë i qartë: në fillim ambasadorja kritikoi presidentin e Republikës se përdori flamurin amerikan në atë që e përkufizoi si “një manifestim”.
Dhe këtë e bëri në një mesazh publik, duke e vendosur në thonjza fjalën “manifestim” për atë që ndodhi më 2 mars, duke i zvogëluar dukshëm vlerën. Më pas ftoi për dy orë në drekë ministren Etilda Gjonaj, e cila, sipas të thënave të Metës, duhet të jetë ekzekutuesja materiale e “puçit”. Kështu, Ilir Meta është vënë me shpatulla pas muri nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa ato foto skandaloze përbri trafikantëve e kanë vendosur në krizë para opinionit të brendshëm publik, i cili po e përmbyt me mesazhe e kritika edhe në mediat sociale. Për asnjë politikan nuk është e lehtë të japë llogari për të kaluarën e vet dhe nuk është as për Bashën e as për Berishën, të cilët përpiqen të dalin si shpëtimtarët e rinj të atdheut, ndonëse e kanë hedhur në gropë kur ishin në qeveri, e tani nuk është as për Ilir Metën, që dëshiron të duket si një lider pa mëkate.
E megjithatë, për ligjin mbi procedurat e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ktheu në Kuvend me solemnitet gjatë “manifestimit” të 2 marsit, Ilir Meta ka të drejtë. Ai ligj, i cili është votuar më 12 shkurt, parashikon që, në rast se presidenti i Republikës nuk thërret gjyqtarin e emëruar për t’u betuar brenda 10 ditësh nga emërimi, betimi mund të kryhet nëpërmjet një letre. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon në Nenin 129 që “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”, kështu që nuk mjafton një ligj i votuar nga Parlamenti për ta ndryshuar këtë procedurë kushtetuese. Në rast se do të kishte Gjykatë Kushtetuese, dilema do të ishte zgjidhur dhe gati me siguri ligji do të rrëzohej si anti-kushtetues. Por, duke qenë se Gjykatë ende nuk ka, filloi prova e forcës mes qeverisë, e cila e kërkoi këtë modifikim për të neutralizuar rolin e mundshëm pengues të presidentit, dhe presidentit, i cili e refuzon për të ruajtur prerogativat e veta, duke përfshirë një rol të mundshëm pengues.
Tani që Ilir Meta e rrëzoi, Parlamenti do të gabonte nëse do ta votonte sërish. Dhe jo pse të tremb betimi i Ilir Metës se, në një rast të tillë, më 15 mars do të marshonte mbi Parlamentin me popullin e tij për ta shpërndarë (kompetencë të cilën nuk e ka dhe kërcënim që nuk tremb askënd), por sepse edhe mazhoranca socialiste me Edi Ramën në krye duhet të dijë të pranojë gabimet e veta e t’i korrigjojë ato. Në rast se sistemi i betimit para presidentit, siç është konceptuar në Kushtetutë, nuk funksionon, duhet të ndryshohet Kushtetuta, nuk mjafton një ligj i thjeshtë për ta bërë këtë.
Të këmbëngulësh mbi këtë gabim do të thotë t’u japësh të drejtë atyre që akuzojnë Edi Ramën se synon të përfitojë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar sipas dëshirës pushtetet shtetërore. Një këmbëngulje nga ana e kryeministrit mbi atë qendrim të gabuar rrezikon ta ndihmojë edhe plani ‘B’ që mund të ketë Ilir Meta për të fryrë një krizë artificiale, që jo rastësisht ndodh në vigjilje të vendimit mbi hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Natyrisht është qesharake të flasësh për grusht shteti, por Ilir Meta ka të drejtë kur e ktheu mbrapsht atë ligj. Për fat të keq të tij, ai bën aq shumë gabime të tjera, sa bën të zhduket edhe e vetmja arsye që ka.
Bravo
Thank you for your explanation man. It is clear form many people now, I guess.
Profesor Real i Gazetarisë Shqiptarë. Carlo Bollino Një Vlerë e Shtuar Shtetit dhe Popullit Shqiptar. Më pëlqen se s’i ja përplas në Fytyrë Sharlatanëve ANALESHËVE dhe Gazetarucë kaq të shumtë në Studiot Televizive.
Respect per ju Bollino!Meta, nga pjesa derrmuese e popullit shqipetar njihet si Like Floriri.
Eshte kjo nje nga arsyet kryesore qe Likja me 21Janar, demostruesit i quajti Kokepalare. Por historia e popujve, edhe e popullit tone, ka treguar :”MJER Ai QE I KUNDERVIHEN POPULLIT TE ORGANIZUAR”. Vonon e drejta , por nuk harron! Dhe kohe erdhi!
haha kesaj i thone zbythje zoti Boline, sa te paska trembur presioni i djeshem.
po mire Z.Carlo ta Leme Like Hajdutin te beje lemsh dhe te sabotoje reformen per Drejtesi.? Ai jo vetem duhet shkarkuar po dhe duhet denuar per prapesite qe ka bere kunder Shqiperise.Sidomos me aktin e fundit e ka menderosur fare.
O shoku Stalin, nuk jemi në komunizëm, ku ligjin e bënte Partia dhe udhëheqësi, jemi në demokraci, ka kushtetutë, ka ligje, more vesh? Kushtetuta mund të ndryshohet, o shoku Stalin, por kjo nuk mund të bëhet me një paçaure ligj të kryeministrit. Apo, si thua ti, o shoku Stalin, kryeministri ka të drejtë të bëjë ç’i do menderja kur është i Partisë Socialiste dhe duhet të zbatojë detyrimisht ligjet kur është i Partisë Demokratike? Po ç’farë mut populli paskemi qëmë ne, që çdo ditë me mënyrën tonë të të menduarit dhe vepruarit luftojmë për të prodhuar diktator!
Spjegim me kulture. Bollino, si perhere.
Bravo, fratello!
Faleminderit Carlo per pershtatjen Shqipetare we ke bere nder vite.
Respekt per nje nga te paktet analist apo gazetar origjinal.Karlo ske ca ben me keta legena qe na kane marre frymen ne shqiptareve .
ky është budall dhe i njëanshëm
ky është budall dhe i njëanshëm …
ky është budall dhe i njëanshëm …
ndeshjet në seria a shiten dhe ky nuk thotë asgjë
Caro Carlo.
Te gjithe e dijne se ne kushtet konkrete,ne Shqiperi 1+1=0 ndersa ju megjithese e dini prape e recomandoni !?
Problemi eshte Ilir Hajduti dhe me kete math ai gezon pasurine e vjedhur.
Mazhoranca nuk kishte zgjithje me te mire !Vai avanti .
Eshte fat qe kemi nje gazetar mik dhe te afte si Cafro Bolino, Faleminderit z.Bolino, per gjykimin e ftohte te te gjitha problemeve shqiptare. Mirnjohje !
Bollino urime .Ke te drejte per betimin nese eshte ne kushtetute kerkon amendim te saj me numrin qe duhet per ta ndryshu.vetem se kushtetuta parashikon nje njeri normal si President ilir meta eshte sociopath 100%.
Jam dakort me pjesen e pare te analizes apo te aktualitetit qe trajtoni z.Bolino,por kundershtoj perqafimin tuaj me pozicionin e presidentit,pra kundershtimin per ligjin mbi procedurat e betimit te gjyqtareve.Nuk e kuptoj se nga vjen ky lloj perqafimi,nga kercenimet qe kini marre,apo nga qendrimet e presidentit ne perputhje te plote me kushtetuten,ne forme dhe ne germe?Si mund te veproje parlamenti legjitim ne nje republike parlamentare,kur presidentit nuk i pelqen te ushtroje detyrimin e tij kushtetues per betimin e gjyqtareve ,produkt i zgjedhjeve ligjore e kushtetutuese ?Kjo situate eshte krijuar nga vete presidenti,i cili nga garant i zbatimit te saj eshte kthyer ne shkeles flagrant te kushtetutes. Cila eshte zgjidja mor z.Bolino,ne kushtet e mungeses se gjykates kushtetuese?Mendoni vertet se nje terheqje e parlamentit nga ligji ne fjale do na ktheje ne zbatimin e kushtetutes nga institucionet e vendit dhe presidenti do te jete garant i saj?
ilir meta paska te drejte, dhe ti e pranove edhe vete.
ti botove fotografine pikerisht tani qe meta ka te drejte, me qellim qe te krijoje smoke and mirrors per te fshehur perpjekjet e mikut tend per te kapur pushtetin gjyqesor.
momenti i publikimit provon fare qarte kete.
ti je nje kryhipokrit o Bole-ino sepse je vete ai qe shan like hajdutin te jete: nuk eshte vetem like floriri qe ha e pi me kriminele. miku yt erama, ha e pi haptazi me ta. pse nuk boton edhe fotografite e tij.
je i peshtire, o bole-ino. shume i peshtire.
Faleminderit qe na jep shprese se ka akoma gazetare te guximshem ne shtetin rrumpalle te albanistanit.
Zoti Bolino. Ndjese nqs nuk te kuptova drejte, por ju kembengulni se qeveria nuk duhet ta refuzoi kthimin e dekretit nga presidenti,sepse sipas jush kushtetuta thote se gjykatesi apo prokurori duhet te betohen pata tij pet te ushtruar detyren. Atehere, ne rastin konkret kur Meta refuzoi ta bente kete per motive qe i interesojne atij, vendi duhet te rrije pa gjykate kushtetuese?
Gazetari me profesionist ne Shqiperi
,,,
Hedh budalla nje gur ne lume, vijne 100 te mencur e se nxjerrin dot. Nje president qe refuzon te beje punen e tij, te administroje betimin e zyrtareve te larte, ministra, gjykates apo tjeter duhet te largohet vete me doreheqje ose ta largojne me force per mosplotesime te detyrimeve kushtetuese.
Greve bejne elektricistet, mekaniket, marangozet, punetoret e komunales, etj. Presidentet nuk bejne greve. Cmendurite shqiptare te post komunizmit nuk kane fund. Kjo puna “merr nga dhite e ver zabit” duhet te marre fund menjehere se ndryshe nuk funksionon asnje lloj ligji e kushtetute.
Me mendjen e ketij hajvanit i bie qe edhe kryeministri, ministrat, gjykates e prokurore te te gjitha niveleve, gjenerale ushtrie e policie mund te bejne “greve” po nuk u pelqeu ndonje “muhabet”. Jemi kthyer ne epoken e gurit. S’ka kushtetute e ligj qe mbaron pune.
Zgenjim total per ju Bolino. Nga kush u friksove nga kercenimet e Metes apo nga fotot tuaja qe i paska Nard Koka. Sipas zoterise tuaj Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi duhet te krijohet kur t’i teket bytha Ilir Metes si kryehajdut. Te lam lexuar rregullisht, tani e mbrapa vafankulo..
Ta ka thene qarte:Neni 129 I KUSHTETUTES eshte ai qe vendos. NUK mund te dalesh mbi KUSHTETUTEN me nje ligj te diskutueshem, qe Gjykata Kushtetuese do ta bente nul. Mire apo keq, te pelqen osé jo NDIQ KUSHTETUTEN,deri sa te mund ta ndryshosh nje dite. Meqe Gjykata Kushtetuese mungon, Ti po PERFITON, duke I dhene keshtu nje arme ne dore ilir mutit te te akuzoje. Ti ka radhitur… Me qarte nuk behet.
Te beshpatriotin e te flasesh per ngjyra kuq e zi e nga ana tjeter te besh Shqiptar Janullatosin jane dy gjera te ndryshme,po si duket koka Suedezin nga Skrapari nuk i kupton.
PRESIDENTI PO PROTESTON SEPSE DONE ME U BE MBRETE. KETE GJE PO KERKONTE EDHE SALIJA PREJE TROPOJE.PORE QE TE DY PASKAN QENE TE PANGOPUR ,SI NE DREJTIMIN EKONOMIK ,PO ASHTU EDHE SI SHUSHUNJA QE PIJNE GJAKE.KETA DUHET TE DENOHEN SI NE SISTEMIN TOTALITAR ,PER TRADHTI NDAJ ATDHEUT.KJO SEPSE VETEM ATIJE VENDI NUKE I KANE SHERBYER NDONJEHERE.JANE AGJENDE TE SHERBIMEVE JUGOSLLAVE ,RUSE ,DHE QARQEVE TE NDRYSHME GREKE.VETEM NJE POLITIKE E DINE MIRE KETA BOSHIBOZUKE,SA FITOJNE DUKE DHENE ME KONCESIONNJE KONTRATE .