Paketa AntiKÇK votohet nga Kuvendi, miratohet me 89 vota pro dhe 17 kundër

5 Mars 2020, 18:30Politika TEMA

Akti Normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh) i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar është shqyrtuar në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ku edhe u miratua.

Pas votimit në Kuvend rezultoi se 89 deputetë votuan pro, 3 abstenim dhe 17 kundër akti normativ Anti KÇK.

Në seancën e sotme plenare pati debate të nxehta gjatë diskutimit të aktit normativ pasi akuzat ndaj kësaj pakete nuk kanë munguar si nga opozita, ashtu edhe nga presidenti Meta.

Kuvendi diskutoi edhe për administrin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, që dyshohen se burojnë nga krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje