Rreth kotësive sovranisto-patriotike  

5 Mars 2020, 19:52Blog TEMA

Nga Arian Starova*

Sikur të ishte fjala vetëm për moskuptime, keqkuptime, apo gjysmëkuptime në të gjithë këtë fjalëzim publik kundëramerikan të kohëve të fundit në emër të një të ashtuquajturi “sovranitet patriotik”, nuk do t’a kisha marrë fare mundimin për të shkruar. Në fund të fundit, përherë ka pasur dhe të do të ketë gjëra të tilla në një shoqëri, por ky lloj fjalëzimi po bëhet shqetësues, sepse përpiqet në mënyrë shumë vepruese që të “helmojë” me të pavërteta publikun shqiptar dhe të dëmtojë rëndë interesat mbarëshqiptare.

Në emër të këtij “sovraniteti patriotik”, në Shqipëri po thuhen gjithfarë të pavërteta për Sh.B.A. dhe rolin e saj në mbështetje të forcimit të demokracisë shqiptare duke guxuar madje të zhvlerësojnë edhe rolin e saj madhor dhe historik në çlirimin, pamvarësimin dhe shteformimin e Kosovës. Kjo është ideja themelore që përcillet publikisht edhe në shkrimin e fundit të Z. Fatos Lubonja duke marrë shkas prej tubimit publik të organizuar nga Presidenti Meta dhe kundërpërgjigjes së menjëherëshme shpërfillëse ndaj tij të Ambasadores amerikane, Znj. Yuri Kim. Këtë shkrim duket se e “shqetëson” edhe fortësia e trysnisë së Të Dërguarit të Posaçëm amerikan Grenell ndaj Kryeministrit Albin Kurti.

Do të doja të them, ose rikujtoj vetëm pak ide dhe fakte që shkojnë në mbështetje të një të vërtete të madhe që shqiptarët nuk duhet t’a harrojnë asnjëherë, të së vërtetës se Sh.B.A. kanë qëndruar përherë aleat i madh i shqiptarëve, edhe në kohën kur ata kanë heshtur nën trysninë e elitave politike shqiptare ose të huaja të cilat kanë qenë rrugëhumbura të fiskuara pas ideve komuniste. Pikërisht ky fakt i madh “harrohet” nga ata që sot duan të “helmojnë” mirënjohjen shqiptare ndaj Sh.B.A. dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Dhe duket se ata janë të frymëzuar, më së paku, nga njëfarë “vetëpëlqimi sovranist”, tipar psikik i të cilit është përdorimi i idiosinkrazive për të pohuar një vetvehte të shpërfillur përpara publikut që përgjithësisht qëndron gjithnjë larg stërhollimeve rreth të vërtetave të mëdha të cilat nuk i ve asnjëherë nën dyshim. E përsëris idenë, kjo është më e pakta që mund të mendohet dhe, ndoshta, më dashamirësja.

Tani, le të merremi fare shkurt me thelbin e problemit.

Opinioni publik u nda më dysh në lidhje me tubimin e Presidentit Meta. Njëra palë e miratonte, tjetra jo. Unë mendoj se shumica nuk e miratoi, edhe sepse pjesa kryesisht opozitare e atij manifestimi, nuk shkoi atje për të mbështetur Metën, por sepse ia kërkoi Partia Demokratike. Ata që morën pjesë në të e panë atë pjesëmarrje edhe si një mënyrë për të shprehur qëndrimin opozitar kundërqeveritar. Gjithsesi, ky vendim i Partisë Demokratike ka qenë i gabuar dhe nuk besoj se do të përsëritet në tubimin e radhës, çka nuk do të thotë se qeverisja nuk duhet domosdoshmërisht të largohet si e dështuar.

E vërteta e pamohueshme është se Presidenti Meta ka probleme serioze me drejtësinë dhe pa i sqaruar ato nuk mundet që të bëhet udhëheqës në emër të drejtësisë dhe ndershmërisë. Megjithatë, rrethanat e tanishme duket se i kanë lidhur në një mënyrë të ndërlikuar opozitarizmin kundërqeveritar të mbështetësve të PD-së dhe reformën në drejtësi të mbështetur fort nga Sh.B.A. dhe B.E.

Në këto rrethana, ne përjetuam kundërpëgjigjen e mirënjohur të Ambasadores Yuri Kim ndaj tubimit Meta. Në të njejtat rrethana, Lubonja parapëlqeu që të kritikojë Ambasadoren dhe arësyet e vërteta [përtej atyre të lartpërmendura] do t’i dijë vetëm ai. Ato që po e lexojnë këtë shkrim, le të gjykojnë vetë, por dua vetëm t’u rikujtoj se pa mbështetjen amerikane, as komunizmi nuk do të ishte rrëzuar në Shqipëri, as vetë Lubonja nuk do të kishte dalë prej burgu.

Frymëzimi i shkrimit për të cilin folëm merr shkas edhe prej qëndrimit të fortë trysnues amerikan ndaj Kryeministrit Kurti. Në të, kundërshtohet ky qëndrim në emër të “sovranitetit” dhe shkohet më tej duke zhvlerësuar të gjithë mbështetjen amerikane për çlirimin dhe pamvarësimin e Kosovës. Dhe argumenti që jepet është se amerikanët paskan parë vetëm interesat e veta, por jo të shqiptarëve. Për rastin e Kosovës, ka pasur edhe interesa amerikane të cilat përputheshin me ata të shqiptarëve, por edhe shumë idealizëm të frymëzuar nga rëndësia e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe historia e vetë kombit amerikan. E ku qëndron e keqja në këtë vërtetë të madhe që është dokumentuar në miljona faqe dokumente …? Po zoti Lubonja në emër të cilit komb flet, apo në emër të së vërtete të përtejme të kulluar?! A i pëlqen atij që në këtë botë ku politikat idealiste dhe pragmatiste janë të ndërthurura njera me tjetrën, Kosova arriti të gëzojë atë që askush nuk e kishte menduar aq shpejt?!

Në ditët e sotme, trysnia amerikane mbi Kryeministrin Kurti është përsëri në të mirë të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve. Humbja e kohës në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi është vetëm në dëm të shqiptarëve. Dhe ç’hyn këtu i ashtuquajtur sovranitet që na thuhet si të jetë diçka e shenjtë që po e nëpërkëmbkan amerikanët??!!

Për të mos u keqkuptuar, po them diçka më shumë edhe rreth kuptimit mbi sovranitetin, ose pamvarësisë së vendimarrjes së elitave politike kombëtare. Në kohën e sotme të një bote që bëhet gjithnjë dhe më e ndërvarur, nuk ka sovranitete të kulluar. Pra, është normale që të ndërveprohet ndërkombëtarisht edhe në politikëbërjen kombëtare dhe në emër të synimeve të përbashkët. Nëse do të pranonim idenë e sovraniteteve të paprekshëm, atëherë do të duhej të braktisnim menjëherë edhe integrimet europianë si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Së fundmi, për t’a mbyllur, dua të shtroj një pyetje për të cilën gjithshkush t’a japë vetë përgjigjen: Përse përflitet mbështetja amerikane në Shqipëri edhe Kosovë, kur është thuajse truizëm i përvojës historike shqiptare se Sh.B.A. kanë qenë dhe mbetet aleat i madh i shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë??!!

*Ish-ministër i Jashtëm

14 komente në “Rreth kotësive sovranisto-patriotike  ”

  1. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Respekt, edhe pse nuk kam patur asnjeher simpati

  2. Ilo says:

    Specialiste si Dr Arjan Starova duhet te perfaqesojne Shqiperine, pavaresissht se kush e ka pushtetin! Respekt!

  3. Sulstarova says:

    Pershendetje Zoti Arjan, keni folur sakte po sakte fare. Tregove familjen nga vjen, babai juaj nuk do bente kurre kompromis me te keqen. Ju i perkisni nje familjeje qe kurre nuk kabere kompromise me te keqen kryeminister apo president qofte. Keni folur bukur shkurt dhe sakte. Respekte.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Zoti Starova po shikoj këtu poshtë shkrimit që thotë se jeni ish ministër i jashtëm. .pavarësisht se jam emigrant ndjek me vëmendje skenën politike në Shqipëri dhe ngela disi i habitur që ju paskeni qënë edhe ministër i jashtëm. .nejse ..
    Atdheu ynë Shqipëria më tepër ngjan me një bordello sesa me një shtet. .dhe a e di përse zoti Starova? sepse gjithkush mund të veshi petkun ‘X’ dhe të dali para ekranit dhe të flasi sipas qejfit ..shumë bukur e shtrove pyetjen ti zotëri. .në emër të cilit komb flet fatos lubonja? gjithashtu edhe për ty dikush mund të pyesi se edhe ju në emër të cilit komb flisni. ..? të gjithë flasin aty në shqipëri lloj lloj sharlatani i veshur me pushtet me tituj me diploma e me doktoratura por flasin në një gjuhë që populli nuk i kupton. .ose flasin persona që nuk kanë lidhje me ngjarjen apo nuk janë specialistë në atë fushë. .këtu në greqi populli thotë një fjalë të urtë dhe me vënd :kur flasin të gjithë flet edhe bytha. .përse ndodh ky fenomen? sepse ne nuk kemi një shtet të rregullt që të sistemojë gjërat dhe të harmonizojë lëvizjet. .doli dje edi rama dhe kryente rolin e arkitektit dhe u tregonte shqiptarëve se si do të ndërtohen dhe si do të jetë struktura e banesave të reja që do të ndërtohen për të pastrehët e 26 nëntorit..sikur nuk ka Shqipëria një inxhinier projektues apo një arkitekt që të sqarojë mbi këtë çështje. .po në këto linja del Muç nano dhe na tregon se Skënderbeu na qënka me prejardhje serbe. .apo del ilir meta dhe të ‘parashikon’ tërmetet. .e si mund tju kuptoj ky popull ju? madje edhe bota nuk jua kupton dot gjuhën tuaj prandaj edhe nuk ju marrin seriozisht..ndofta fatos lubonja ka të drejtë për opinionin mbi mardhëniet shqiptaro -amerikane mirëpo nuk është i besueshëm apo nuk është serioz sepse shumë herë e shikojmë që nuk ka fijen e pjekurisë politike,e si mund ti besohet atij? pak a shumë të njëjtat gjëra mund të themi edhe për ju z.Starova pavarësisht se nuk ju njoh por opinioni juaj lë shumë dyshime. .mendoj se shqipëria është zhytur plotësisht në humnerë dhe politikanët e Kosovës bëjnë shumë mirë që nuk ju dëgjojnë sepse ju do ti tërhiqni edhe ata në humnerë. .me dashje apo pa dashje. .Shqipëria nuk e humbi sovranitetin tani nga Amerika por e ka humbur që në 1991 nga kolonel anastasi kështu që mos diskutoni budallallëqe në lidhje me Amerikën sepse nuk kemi asnjë shans. .një rrasofor keni aty të ardhur me forcë dhe i puthni dorën si legena të gjithë me radhë, nuk keni fytyrë të flisni për integritet dhe sovranitet sepse jeni të gjithë sharlatanë. .

  5. Burgajeti says:

    Jam plotesisht dakort me arsyetimin e zoti Arian Starova lidhur me sjelljen ndaj Amerikes.M e popullorce dhe jo si politikan nje arsyetim te ndryshem ,por qe te shpije ne te njejtin qendrim e ka shpalosur ne kunderpergjigje zotit Matoshi.Komenti im eshte percjelle ne gazete ne oren 19.47 pd…
    Kush te jete i interesuar,le te me lexoje po ne kete gazete,ne shkrimin e Matoshit ne mbrojtje te zotit Lubonja…

  6. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Ke shume te drejte, Arjan, por te merresh me Lubonjen e “Lubonja’ te tjere, eshte humbje kohe, mbasi atyre nuk ua ve veshin askush Nje verejtje drejtshkrimi: Trajtat e bashkuara te peremrit vetor ‘ma” dhe “ta” shkruhen pa apostrof

  7. REZI says:

    Edhe unë nuk kam patur simpati, por këtu ke folur jo si politikan. Dhe kjo të nderon se ke mbajtur qëndrim neutral, që do të thotë se për interesat e vëndit kërkohet mendim i ekuilibruar. Dhe me këtë shkrim tregon se ngjarjet analizohen me mëndje të ftohtë.

  8. Mira says:

    Në emër të amerikanizmit po bëhen gjithë këto gjëra për shqipërinë
    ik ore impotent
    marrëdhëniet e mira krijohen me sovranitet dhe patriotizëm
    duajeni atdheun si shqipëria amerikën!!
    Amerikën nuk e duan fqinjët e vet e njoke dhe e dashke ti që je në të arushës
    3 milionë shpellarë shqiptarë e dikan më mirë se qindra milionë amerianojugorë se cfarë është amerika

  9. Mira says:

    Në emër të amerikanizmit po bëhen gjithë këto gjëra për shqipërinë
    ik ore impotent
    marrëdhëniet e mira krijohen me sovranitet dhe patriotizëm
    duajeni atdheun si shqipëria amerikën!!
    Amerikën nuk e duan fqinjët e vet e njoke dhe e dashke ti që je në të arushës
    3 milionë shpellarë shqiptarë e dikan më mirë se qindra milionë amerianojugorë se cfarë është amerika …

  10. Mira says:

    Në emër të amerikanizmit po bëhen gjithë këto gjëra për shqipërinë
    ik ore impotent
    marrëdhëniet e mira krijohen me sovranitet dhe patriotizëm
    duajeni atdheun si shqipëria amerikën!!
    Amerikën nuk e duan fqinjët e vet e njoke dhe e dashke ti që je në të arushës
    3 milionë shpellarë shqiptarë e dikan më mirë se qindra milionë amerianojugorë se cfarë është amerika …
    pse nuk i ul pantallonat dhe ti kthesh bythën amerikanit meqë i paske kaq shumë besim !!!

  11. Mira says:

    Në emër të amerikanizmit po bëhen gjithë këto gjëra për shqipërinë
    ik ore impotent
    marrëdhëniet e mira krijohen me sovranitet dhe patriotizëm
    duajeni atdheun si shqipëria amerikën!!
    Amerikën nuk e duan fqinjët e vet e njoke dhe e dashke ti që je në të arushës
    3 milionë shpellarë shqiptarë e dikan më mirë se qindra milionë amerianojugorë se cfarë është amerika …
    pse nuk i ul pantallonat dhe ti kthesh bythën amerikanit meqë i paske kaq shumë besim !!!!!
    vetëm piskopatët nuk duan marrëdhënie reciproke e jo në bazë të frikës dhe mashtrimit

  12. Mira says:

    Në emër të amerikanizmit po bëhen gjithë këto gjëra për shqipërinë
    ik ore impotent
    marrëdhëniet e mira krijohen me sovranitet dhe patriotizëm
    duajeni atdheun si shqipëria amerikën!!
    Amerikën nuk e duan fqinjët e vet e njoke dhe e dashke ti që je në të arushës
    3 milionë shpellarë shqiptarë e dikan më mirë se qindra milionë amerianojugorë se cfarë është amerika …
    pse nuk i ul pantallonat dhe ti kthesh bythën amerikanit meqë i paske kaq shumë besim !!!!!
    vetëm piskopatët nuk duan marrëdhënie reciproke e jo në bazë të frikës dhe mashtrimit
    ju proamerikanët nuk lini një koment e jo më të flasësh për të tjera

  13. Antimira says:

    Mira, je komplet idjote ….

  14. Bimi says:

    ZNJ. Mira, Mesa duket ose jeton me Kanada ku anti-amerikanizmi ushqehet qe ne djep ose Je nen efektin e droges ditore te CNN dhe MSNBC. Zoti Starova ka shume te drejte. Padyshim Amerika nuk i kercet as per katundaret e Afganistanit apo per Shijakun e Kavajen. Por Shqiperia qe ka vetem 1 nje shekull si shtet nuk egziston dot pa perkrahjen e shteteve te fuqishem. Amerika e ka mbeshteur dhe i intereson te kete nje aleat ne boten muslimane si Shqiperia asgje me shume. Kjo ishte arsyeja qe James Baker pas renies se komunizmit hyri ne xhami kur shqiptaret nuk pyesnin per xhamia. Shqiperia u orientua nga bota islame sepse USA donte kete. Nese Meta apo kushdo futet ne kepucet e Haxhi Qamilit e i ben karshillek USA Shqiperia perfundon si shtet per 24 ore ose behet si shtetet artificiale Irak e Siri qe para 30 vjetesh kur ti nuk kishe leter per te fshire parapanicen ishin dhjete here me mire se Shqiperia prandaj nuk duhet kruajtur me USA. E sa per vendet e Amerikes Latine qe prodhojne vetem kriminela e diktatore mund ta urrejne USA por aty duan te shkojne e te jetojne. Prandaj Trump po nderton murin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje