SHENIM: Palidhja e Ramës me “pulat e Ballit”, si e fyen dhe Mit’hat Frashërin e nderuar prej tij

5 Mars 2020, 21:00Politika TEMA

Në të gjithë karrierën si publicist, Edi Ramës duhet t’i njihet si unikalitet mjeshtëror përtallja e tij me filmin socrealist të ish-Kinostudios, sidomos atë me tema lufte. Eshtë i vetmi në këtë lëmë që ka denoncuar, me gjuhë sarkastike, sakatimet e realiteteve të luftës në filmin shqiptar nën komunizëm. Po në ato filma, gjendet dhe miti i rremë i ballistëve të dhënë grykësisht pas pulave. Eshtë kjo po aq e ngjashme me përçudnimin e figurës së Qazim Mulletit te “Prefekti”.

Dhe mbetet e pashpjegueshme te Rama, derisa të pyetet për këtë, se pse dhe ai është mopelsur nga një sajesë alla komuniste për kundërshtarët politikë, siç është pra ajo e simbolit të pulës te Balli Kombëtar.

Në seancën e fundit plenare, në një fjalëmbajtje të tij, Rama e përmendi sërish këtë gjë, referuar deputetit Alimadhi, teksa replikonte me deputetin Ralf Gjoni.

Ishte e gjitha për humor, ndaj dhe Alimadhi e kaloi me të qeshur, por ajo që mbeti është shija e hidhur e një anti-komunisti jo vetëm në kulturën e të menduarit, i cili në këtë pikë shfaqet si komunist nga ata më ordinerët.

E pashpjegueshme!

E pashpjegueshme dhe nga fakti se krahas kësaj, Ramës duhet t’i njihet si kryevepër në politikë edhe përnderimi që ai i bëri dy vjet më parë figurës së themeluesit të Ballit Kombëtar, ish-liderit historik të këtij formacioni politik, Mit’hat Frashëri.

Në një ceremoni të pangjashme në lloj, plot shkëlqim e solemnitet, Rama i bëri një avokati brilante Mit’hat Frashërit, të atillë që as dhe një djathtë, apo qoftë dhe ballisti më i kulturuar nuk do ia bënte.

E pra, në ka një arsye se pse komunistët përdorën elementin gastronomik “pulë” për ballistët, ishte pikërisht frustrimi që ata ndjenin ndaj potencës intelektuale të Ballit atë kohë, me shumë figura intelektuale në krye. Dhe në ato rrethana e kontekste, Rama si tipologji, më afër do kish qenë me Ballin se sa me komunistët e Enver Hoxhës.

Do sqaruar dhe kjo, thjesht në rrafshin etik, se pse Rama sillet si komunist në gjuhë me Ballin, paçka figurave jo fort serioze që kanë përfaqësuar këtë forcë vitet e tranzionit, thënë ndryshe siglën më tepër se Ballin vetë, ashtu siç ai ka qenë.

Por dhe Adriatik Alimadhi, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me Mit’hat Frashërin, Abaz Ermenjin apo Isuf Luzajn, së paku në jetën parlamentare ka seriozitetin e duhur dhe nuk është ndonjë figurë anekdodike e “opozitës së re”.

Madje të imponon respekt dhe më shumë se Ralf Gjoni i LSI-së, shfaqur kohë pas kohë si një delirant i pashërueshëm.(Tesheshi)

11 komente në “SHENIM: Palidhja e Ramës me “pulat e Ballit”, si e fyen dhe Mit’hat Frashërin e nderuar prej tij”

  1. Ndroqi says:

    Pavaresisht se Rama beri shaka,e verteta eshte se puna e pulave nuk eshte sajes si fenomen,por eshte disi i zmadhuar nga komunistet,por eshte e vertet.

  2. Partizani says:

    Bytha jo Balli o myteberet e TeSheshi. Shih pinjollet e tyre si Hysen Selfon, Alimadhin dhe e merr vesh se cka qene edhe sperma qe i ka prodhuar keta talebane.

  3. cubi.matjan says:

    Ky shkrim shkrojtesi I ra nga Kina komuniste per te dale te Gjon Ralfi, dhe nga Rama per te Balli kazanit rakise ?!!!.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Normale. .molla do bjeri nën mollë, nuk kishte nga do ngjante i biri i kiços. .thjesht nuk i shkon hipokrizia, ky nuk i ka lënë gjë mangut enver qoftëlargut. .bën të diturin bën ironikun bën hipokritin bën modernin ..kujton se populli ha bar dhe nuk e kupton se sa peshon ky sharlatan. .nderimi që ky i bëri figurës se Mit’hat Frasherit ishte një hipokrizi e rëndomtë sepse as vet edi nuk i beson ato fjalë që tha për nder të liderit të ballit kombëtar ..edi është i brumosur nga nomenklatura. .fjala ‘pulaxhinjtë’ e dalë nga goja e km shqiptar nuk lë vënd për shumë fantazi. .

  5. Henri says:

    Mos u mbytni në një lugë ujë!
    Rama për një kohë tepër të gjatë e analizoi Ballin “nga kreu gjer në këmbë” dhe, 77 vjet me vonesë, arriti në atë konkluzion që kishin arritur partizanët qysh në 1943! Pulat ose “pulastrenat”!
    Merrni ato “pronat e çifliqet” si dhe dëmshpërblimet e majme në kurriz të popullit të rrjepur në komumnizëm dhe në “demokraci” dhe falënderoni Ramën vetëm për aq sa mundi të bënte për juve, sepse ishte një maksimum fatastik!

  6. degelisi says:

    pikerisht “frustrimi”????
    cdo te thuash me frustrim?
    As vete ti qe e ke shkruar nuk besoj qe ja di kuptimin

  7. Lona says:

    Nuk e paske kuptuar Rama ka folur per ballistin e bazes qe hante pulat e fshatit por jo per kreret ideologet e ballit njerez te shkolluar
    Batuta me sekretarin e PPSH te fshatit i cili i theriste
    kooperativisten ne zyre dhe i thoshte hiqi breket kur ajo e kundershtonte ai thoshte jo ti moj po breket qe jane varur ne dritare ( linte nje pale breke varur per tu justifikuar ) .
    Po ideologet ishin te tjere me kulture me kete shkrim ja ke futur kot

  8. Lasgushi says:

    Rama ka shume te meta.Vetem nje gje meriton si kryeminister,ELOKUECNA,dhe ORATORIA te lindura si ralle te tjere.Por ai eshte dhe nga me KARAGJOZET,si kryeminister.Kur kordinon kargjozllekun me oratorin shperthen dhe vetkenaqet deri ne orgazem,si rasti i djeshem.Per te aritur ne ato momente momente ai shkel cdo veprim te meparshe qofte dhe GAFE si ajo e Mitatit.APO MOS VALLE KJO E DJESHMJA ESHTE “AUTOKRITIKE” per te mos humbur votat e te majtes?!!!Gjynaf Alimadh viktima.E gjen te lodhur dhe e ben copa per hir te karagjozllekut.Sala ja ka lujtur fene oratorise duke ja kthyer reston me hu.

  9. xhoxhi says:

    E vërteta është se ballistët kanë qënë llumi i shoqërisë dhe skanë lënë gjë pa bërë vjedhje në çdo kotec e plevicë vrasje etj etj.Sot pas viteve 1990 duhan ta rregullojnë biografinë duke thënë se kemi luftuar për pluralizëm.Kam qënë i vogël vetëm 12 vjeç dhe xhaxhi psuniste për dyqanin e fshatit ne një fshat afër që ishte lokalitet.Rrrugës takuam një që kalonte me gomar dhe xhaxhi më tha:ky që kaloi ka qënë ballist dhe ska lënë qymes pa vjedhur në fshatin tonë.Unë e zura në plevicën time dhe e bëra peshk së rrahuri.Si ky monstër ishte një devoll i tërë.Pra ata që mbrojnë ballin e kanë gabim sepse kanë bërë shumë krime.Babai na theshte kur nuk vithnin dot i vinin zjarë plevicave…

  10. Kola says:

    Nje shkrim i dobet nga cdo kendveshtrim. Teneqe e cpuar. Jo Kazan. Tema ka te ardhme.

  11. D... says:

    Sa llafe……………………….. shqiptaret kane harruar te shikojne hallet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje