Ish-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Havier Pérez de Cuéllar ka vdekur në moshën 100 vjeç.
Politikani peruan shërbeu në këtë detyrë të lartë botërore për dy mandate, nga 1982 deri në 1991.
Ai luajti një rol kryesor në përfundimin e luftës Irani-Irak, lirimin e pengjeve të SHBA dhe arritjen e një marrëveshje paqeje midis Kamboxhias dhe El Salvadori.
Pas një karriere në KB, de Cuéllar u angazhua në rivendosjen e demokracisë në Perunë e tij të lindjes.
Djali i tij, Francisco Perez de Cuéllar, tha se babai i tij vdiq në shtëpi me një vdekje natyrale.
Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres e quajti politikanin peruan një “frymëzim personal”.
“Jeta e Z. de Cuéllar shënoi jo vetëm një shekull, por edhe tërë historinë e KB, duke filluar me pjesëmarrjen e tij në seancën e parë të Asamblesë së Përgjithshme në 1946”, shkruajti Guterres në një deklaratë.
Ndërkohë, emri tij lidhet dhe me Shqipërinë, pasi që i paripersonalitet politik botëror që vizitoi Tiranën në fundin e regjimit komunist, duke u takuar me Ramiz Alinë.
Kjo vizitë ndodhi në 1990. Ajo qe dhe nisja e hapjes së Shqipërisë me botën nga izolimi komunist, për t’u pasuar nga të tjera vizita të bujshme.
Cuellar cili ndërmjetësoi tek Ramiz Alia lirimin e familjes Popa, dhe pasjaj largimin nga shqipëria të atyre që u futën në Ambasada në 2 korrik.