Iran, dy provinca në karantinë për shkak të koronavirusit

6 Mars 2020, 10:03Bota TEMA

Irani të enjten vendosi në karantinë dy provinca si pjesë e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency.

Provincat Mazandaran dhe Gilan u mbyllën për turistët për të frenuar shpërthimin e Covid-19, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

Numri i vdekjeve në Iran nga virusi është rritur në 107.

Ministri iranian i Shëndetësisë, Saeed Namaki u kërkoi qytetarëve që të mos shkojnë për pushime në një kohë kur shkollat janë mbyllur deri më 20 mars si masë shtesë shëndetësore.

Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në mbi 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 3.200 me më shumë se 95.000 raste të konfirmuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje