"Kërkohet nga e gjithë bota, por e gjen një shqiptar", ish- ministri i LSI publikon zbulimin: Ja ilaçi kunder koronavirusit, garanci për shërim spektakolar

6 Mars 2020, 11:13Sociale TEMA

Teksa shumë grupe shkencëtarësh nga e gjithë bota janë vendosur në lëvizje për të gjetur ilaçin kundër koronavirusit, zbulimin e ka bërë një shqiptar.

Zgjidhja ka ardhur nga ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili ka publikuar studimin personal.

Ai i ka sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë të shpërndajë si suplement në popullatë vitaminën C.

“Keni te gjithë ne dispozicion nje bar antiviral kunder koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Perdoreni”, shkruan ish-ministri Panariti.

Këshilla e këtij të fundit vjen në një moment kur e gjithë bota është përfshirë nga përhapja e Koronavirusit, një infeksion i cili deri më tani u ka marrë jetën 3381 personave dhe ka infektuar rreth 98 mijë të tjerë.

Në hartën e OBSH rezulton që 87 vende janë prekur nga virusi COVID 19, i cili sipas ekpertëve të kësaj të fundit nuk mund të konsiderohet si grip, pasi e ka vdekshmërinë në mbi 3.5 për qind.

Mbase pas këtij zbulimi, ka gjasa që Akademia Suedeze, mund t’i akordojë çmimin Nobel për mjekësi.

Statusi i plotë:

Keni te gjithë ne dispozicion nje bar antiviral kunder koronavirusit. Vitaminën C!

Kushton pak! Perdoreni!

Ministria e Shendetesise ta shperndaje si suplement falas ne cerdhe, kopshte, shkolla menjehere.

Sepse me qindra studime te kryera ne grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente te shumta ne kafshe, provojnë se vitamina C (acidi askorbik) ka efekt parandalues per infeksionet virale pa perjashtim!

Madje eshte provuar se lehteson shfaqjen dhe shkurton kohen e sherimit nga virozat.

Doza ditore per kete periudhë rreziku nga koronavirusi duhet të shkoje deri në 2 gram.

Pra deri ne kater tableta 500 mg ne dite. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lengje qitro, limoni, portokalli.. Ofron mbrojtje të garantuar dhe te provuar.

Perse ky efekt?!

Sepse infeksionet virale, perfshi edhe koronavirusin, krijojnë nje stres te fuqishem oksidativ ne trupin tone, duke i zbrazur rezervat antioksidative te vitamines C brenda tij me shpejtesi te madhe.

Per rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore te koronavirusit nga zbrazja e vitamines C e cila është një antioksidant i fuqishem.

Prandaj duhet furnizuar me “municione” nga jashtë qe te vazhdoje luftën dhe ta fitojë atë!

Pa llogaritur ketu qe eshte vërtetuar shkencerisht se vitamina C, nderhyn në sintezen e inteferonit, nje imunoglobuline qe trupi ynë sintetizon per te luftuar viruset.

Per fat te keq njeriu nuk e prodhon ne trupin e tij vitaminen C, te cilen duhet ta marrë ose me ushqim ose si suplement tabletash.

Madje edhe ne shfaqjen e plote te shenjave te infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretesires se vitamines C në doza te larta, ka sjellë permiresim spektakolar.. Prandaj veproni!

17 komente në ““Kërkohet nga e gjithë bota, por e gjen një shqiptar”, ish- ministri i LSI publikon zbulimin: Ja ilaçi kunder koronavirusit, garanci për shërim spektakolar”

  1. Dyrrahu says:

    Meqenese Iliri nuk na paralajmeroi qe do te vije koronavirusi, bashkepartiaku e zbuloi antikoronavirusin.
    Jemi me fat ne shqiptaret.
    Gjenite ne shtepi!

    1. Deklarata sharlatane - Gabim shkencor i rende ne deklarim says:

      Ideja e perdorimit te vitamines C per te parandaluar pneumonine (ose te ftohtit e zakonshem) u mbeshtet dhe popullarizua fort nga dy here fituesi (gje e rralle ne shkence) i Cmimit Nobel Linus Pauling (qe kontribuoj ne zbulimin e ADN-se). Pauling, edhe pse kimist bashkepunoj me mjeke ne Gjermani dhe Kanada per te mbeshtetur shkencerisht idene e tij. Por, punime serioze nga Klinika Mayo ne Amerike e hodhen poshte pretendimin e Pauling qe dosa te larta te vitamines C te administruara ne gjak direkt (jo nga goja) mund te parandalonin te ftohtit dhe kuronin kancerin. Pati nje efekt ules vetem ne persona qe ishin ne stres te larte si sportistet qe vraponin dhe persona nen stres, por jo ne njerezit normal). Panariti ben nje gabim te madh shkencor kur thote qe interferoni eshte nje “imunoglobuline”. Larg nga realiteti. Interferoni eshte nje citokine (molekule e prodhuar nga makrofaget dhe qelizat vrasesese naturale (NK cells)- qeliza imune). Nuk lejohen gabime te tilla sharlataneske ne opinionin publik. Duhet patur parasysh qe doza te larta te vitamines C shkaktojne diare, krijim guresh ne veshka, prishje dhembesh, ulje te absorbimit te vitamines B12 dhe bakrit, mbingarkese me hekur ne gjak (qe mund te rrise infeksionet bakteriale), dhe rritje te kerkeses per oksigjen. Perfundimisht, sharlatanizmi i Panaritit nuk duhet degjuar. Menyra me e mire per te mos te kapur gripi eshte te mos besh kontakt me duar (shtrengim duarsh) apo puthje ne faqe e perqafime me persona te infektuar por qe mbartin virusin dhe te mbrosh veten nga kapja e dorezave dhe objekteve qe jane prekur nga persona qe jane te infektuar nga virusi. Pra, mbroni duart (mundesisht perdorni doreza) dhe lani duart sa here ktheheni ne shtepi.

  2. agron says:

    hahahaha …… ky njeri sharlatan dhe karagjoz ka qene gjithe jeten…… njeri qe nuk ka bere kurre, qofte edhe nje pune te vetme. ………fatkeqesi qe per 4 vite ishte minister bujqesie dhe qe e shkaterroi perfundimisht kete sektor. Miliona dollar fonde te dhena militanteve te LSI-se nga buxheti i shtetit dhe mijra ha toke bujqesore te dhena trafikanteve duke filluar nga Balili ( eskobari i balllkanit ) dhe te shume te jere. Per 4 vjet te vetmen gje qe bente ishte dil e fol kot se koti ne media dhe nuk beri asnje pune ne kete vend. Sot del ne media e behet qesharak me broculla te tilla….! nivel mjeran… per te ardhur keq……..Fatkeqesi qe kete vend e kane drejtuar medioker te tille…..!!!!

  3. Dashamiresi says:

    Jepja kryetarit tend te Lsi, mbase i vjen mendja se i ka ikur.

  4. Vitaminsi says:

    Mëse e vërtetë!

  5. drrini says:

    Linus Pauling tre here fitues is cmimit Nobel
    Linus Pauling tre here fitues i cmimit Nobel e thote per here te pare kete jo Panariti.Ne fakt pohimi i Linus Pauling qe votamina C ne doza te medha vret viruset si ato te gripit dhe pneumonise ka qene kontraversal. Une e kam provuar vete kur pata pneumoni 4 vjet me pareduke marre 40 tableta vitamine C ne 5 minuta dhe u ndjeva me mire per dy dite pastaj simptomat erdhen perseri

  6. Veshi says:

    Edmond Panariti, ka arritur ne kete konkluzion te efektit te vitamines C ne organizmin e njeriut, fale arsyetimit me logjike shkencore konsekuente. Turp per ata qe e tallin se paska qwene minister i xholit ne politike qe e kane bere president qesharak.

  7. Veshi says:

    Ju takon ta publikoni se: Nuk e kam thene aspak, kurre ndonjehere kete: Zoti Panariti, ka arritur ne kete konkluzion te efektit te vitamines C ne organizmin e njeriut, fale arsyetimit me logjike shkencore konsekuente. Gabim per ata qe e tallin se paska qwene minister alternative.

    1. drini says:

      Veshi studimin per kte qe thote Panariti e ka bere Linus Pauling nje kimist amerikan qe ka fituar tre here cmimin nobel.Ne fakt rekomandimi i tij eshte kundesrshtuar se nga shumica e shkencetareve dhe mjekecve se nuk ben ate efekt qe thote ai.Eshte shume kontraversal si studim dhe se fundi eshte hedhur pioshte Besoj se ketu nuk eshte piune aprtie apo tifozlleku politik prandaj nuk ka pse te mmbeshstet Panariti per kete

  8. Ton says:

    Keshtu u tallet dhe per Termetin….LSI e urrej por me Panaritin nuk ju ecen eshteme I mire se velinat e PS.

  9. Zgalem says:

    Ky ka qene figure , qe nuk e njifte njeri , perpara se te behej LSIste . Thone , qe ishte tip mistrec , por I zgjuar . Per c’fare aftesie u be minister I jashtem ? Analisti “agron ” me siper , ka percaketuar karakteristiken e plote si Minister bujqesie . Zevendesoi Genci Rulin dhe vijonte te punonte me keshillat e Gencit dhe te Berishes . Tregoi pa aftesi totale dhe I dha shkelmin e fundit bujqesise se tranzicionit , qe importon shumicen e nevojave ushqimore te popullit . Thone se eshte I afte , ne punet laboratorike . Ndoshta . Zgalem

  10. Beni says:

    Pamariti eshte komplet leshko….as pastruesja ( Mira..) nuk e nihte ne Ministri. Punjojnesit e vjeter te ministrise se bujqesise thone se Panariti ka qene ministri i bujqesise me i dobet ne 30 vjet demokraci ne Shqiperi. Tjeter eshte te flasesh e te besh teori kot se koti….dhe krejt tjeter eshte te veprosh e te lesh gjurme per mire kur drejton nje dikaster. Fatkeqesisht ky njeri nuk beri asgje…….thjesht kukull e Monikes….

  11. Iliria e bashkuar says:

    Vitamine C 1-2 gr ne dite, vitamine D3 5000 ui ne darke ne ushqim ose para gjumit ose 2 here ne dite, zink, huile de foie de morue, puder hislle/hislla nje luge kafe ne dite e ndare d’y here, chlorelle ose chlorella ne mengjes e ne dreke, njelloj edhe per spiruline, coriandre, l’aile de l’ours, vaj ulliri dy luge kafe ne dite, larje e trupit me puder gengembre ose puder kanelle, …….. jo lodhje

  12. Gentiani says:

    Z,ish minister, e provova dhe pashe qe ne shtrat isha me shum burre se meta, sugjeroja shokeve te partis, vasilis, lefteris, mos harro romeon (luan ramen),.

  13. Iliria e bashkuar says:

    Nje gode me uje te vaket, me pak fare mjalt, me pak fare puder gengembre, pak leng limoni, pak puder hislle dhe 3-4 kokra piper jeshil. Pas perzierjes, lereni te kulloi, hiqeni piperin dhe poudren siper ujit dhe piheni pa perzier ujin.

  14. Ar2r says:

    vitamin C ndihmon vertet por ky diku e ka lexuar se vete eshte nje idiot

  15. like floriri says:

    Doja te pyesja zoti panajiti po per smundjen e floririt cfar vitamine te perdorim se na ka lajthitur presidenti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje