Asnjë rast koronavirusi në vend, mjeku: Duket si e pamundur, por virusi ka një sjellje shumë tinëzare

4 Mars 2020, 22:20Sociale TEMA

Koronavirusi numëron tashmë mbi 3 mijë viktima në gjithë globin dhe mbi 92 mijë të infektuar. Me ritme të shpejta, koronavirusi ka nisur të përhapet në gjithë globin, duke prekur më shumë se 60 vende të botës, ndërsa numri i rasteve të shëruara është 48 mijë.

Në Shqipëri janë testuar 42 persona nga ku të gjithë kanë rezultuar negativ. Në Itali rezultojnë të infektuar 3 mijë persona ndërsa 107 persona kanë ndërruar jetë.

Për të folur më gjerësisht për koronavirusin, i ftuar në programin “Rudina” ishte mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero.

“Situata në rajon është shqetësuese. Numri i rasteve sa vjen dhe shtohet në Itali, por edhe në shtetet fqinje, ndërkohë që ne jemi ende pa raste të konfirmuar. 

Duket si e pamundur, por ka një sjellje shumë tinëzare virusi, pra ka një periudhë inkubacioni mjaft të gjatë, nga 2-3 deri në 14, ka të dhëna të reja që do të thotë deri në 24 ditë. 

Pra duke patur një periudhë inkubacioni kaq të gjatë, duhet që virusi të qarkullojë në një vend 3-4 javë para se të kemi rastet e para me klinikë të theksuar, apo të kapshme nga mjeku. 

Vetëm mund të bëjë dallim, në rast se ky person këtë periudhë inkubacioni e ka kaluar në vendin origjinë, siç mund të jetë tashmë Italia apo ndonjë vend tjetër. 

Pra në këtë aspekt duket si e pamundur, por le ta konsiderojmë si një lloj fati, që ne ende nuk kemi rast të konfirmuar, edhe pse kemi patur mjaft raste të dyshuara, duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike, apo edhe ato klinike“.

3 komente në “Asnjë rast koronavirusi në vend, mjeku: Duket si e pamundur, por virusi ka një sjellje shumë tinëzare”

  1. ? nga pavioni says:

    Nuk bie haleja ne rrufe …

    Dale … ? .. Shqiperia eshte parajse… ku mund te bie haleja, nqs nuk bie rrufeja ?

    Ah po, Shqiperia eshte plot me hale por, vallahi, asnje rrufe.

    Ku i lam ilaçet ?

  2. olimpia says:

    z.Pipero ,dukesh nje nga njerezit me te sakte ne kete periudhe—SI MUND TE GJYKONI VETEM ME 42 TAMPONE….Beni te pakten 1000 dhe me siguri virusin do ta keni edhe ne Shqiperi.Shikoni masat e forta te qeverise italiane…deyrojeni edhe ju qeverine sa nuk eshte vone ..te pakten mbyllni shkollat,stadiumet dhe mitingjet e te cmendurit META DHE TE CMENDURVE QE I SHKOJNE PAS…Situata eshte si ne jendje lufte …kete duhet ta kuptoje Rama,ne se e ka seriozisht postin qe ka–

  3. Qinan Greku says:

    Jo virusi,por as bomba atomike si bo dor gjo gjos s keqe.
    Merre shqiptarin,çoje n planetin saturn,do mbijetoj pa ajer pa uj.
    Osht me i fort se virusi shqiptari.
    As kataklizmoja biblike se shu dot kte rrac qoftlargu.
    E kan me hymn kombtar.
    Pasi i kno trathtorit,himni shquptarqiq perfundon me betimin se edhe kur t shuhet gjithsija,shqiptarlargu do mbijetoj..
    Pha pha pha ..çer jan kta mer.
    Majmun e kalu majmunit or Tunç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje