“Si është të jetosh nën ‘hijen’ e Edit?”, ironia e Greg Ramës: Hall më të madh mos paç…

4 Mars 2020, 20:59Sociale TEMA

Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit.

Duke folur për ekspozitën e tij të fundit që mban emrin ‘Fije Bari’, Gregu ka treguar edhe për ndikimin që ka pasur Edi Rama në punën e tij si artist.

I pyetur se si është të jetosh nën ‘hijen’ e babait, që është artist dhe kryeministër i vendit, ai u përgjigj me shaka se ngushëllohet duke i thënë vetes ‘hall më të madh mos paç’.

“Jam krenar për prindërit që kam, ai ka qenë një shtysë, më ka dhënë besim që unë të merrem me këtë gjë.

E ndjej që kam një përgjegjësi më të madhe se dikush tjetër që kur bëj diçka ta bëj sa më mirë.

Por ky proces, sikur çdo gjë tjetër e mia, ka ardhur natyrshëm dhe është zhvilluar natyrshëm,” tha ai për ABC News.

Shkëndijat për këtë vepër arti ai thotë se i ka lindur krejt rastësisht.

“Kam qenë ulur diku dhe përpara kisha me mijëra fije bari të cilat po i shikoja.. dhe më erdhi natyrshëm ideja..”

Duke folur më tej për punën dhe zgjedhjet e tij, Gregu shton se “arti është një punë e ndyrë, por dikush duhet ta bëjë.”

Gjithsesi, arti mbetet një zgjedhje për të cilën ai ndihet mirë dhe investohet shumë në të.

14 komente në ““Si është të jetosh nën ‘hijen’ e Edit?”, ironia e Greg Ramës: Hall më të madh mos paç…”

  1. Xeni pa qime says:

    JU GARANTOJE ME 1000 % NESER MUC NANO SHKRUAN ARTIKULL PER DJALIN E EDI RAMES FILLONE KRITIKAT BAJATE QESHARAKE PROVINCIALISTE

    1. Andi says:

      Si mos te jete hall more Greg. Kush eshte ai femije qe don ta shohi babane e tij pa breke neper plazhe. Te droguar po ashtu. Aq me teper qe ta ka trajtuar nenen tende si kafshe. Si duke e abuzuar si psikologjikisht po ashtu dhe fizikisht.

      1. vang says:

        Ah more ANDI sa po ja qan ”hallin”Gregut per babane qe ka ,vertet te ”dhimset” dhe me fjalet qe i thua ai do ta doje me shume te jatin por ti ose nuk e lexove artikullin dhe u pegjigje nga titulli, nuk te ve faj.Vetem te kujtoj se nuk kishe shtuar edhe ato qe ka deklaruar telendari idixhitalit S B.Po tja kishe permendur edhe ate ahere plotesohej kuadri.Ta kritikosh tjetrin per cdo gje por ti shashe,prindin ,kjo ndodh vetem tek ne. Mire e tha ai i mencuri: Kur i jepet mundesia kujtdo te shprehet do degjosh edhe…….

    2. Kalec Dega says:

      Ky shkrim eshte deshmi e degjenerimit dhe korrupsionit te mediave te “pavarura”.

  2. Shinjestra says:

    Dardha bje nen dardhe.

  3. Vaso Pasko says:

    ARTI PUNE E NDYRE DHE TE JESH DJALI KRYEMINISTRIT ESHTE HALL MBI CDO HALL TJETER?! ME KEQARDHJE TE THEM SE TI JE I DROGUAR OSE KE PROBLEME MENDORE.

    1. Pordhe me rigon says:

      Edhe o droguar edhe me probleme mendore. Ka ngjars nga babai.

  4. Mandravellua says:

    Hajt mos u merzit. Edhe yt ate ka rrojt nen hijen e te jatit vite e vite me rradhe…
    As artist, as piktor, as sportist nuk u be dot ndonjehere. Ne fund te fundit … ja ku e kemi KM.

  5. Kujtim Gjuzi says:

    Shko shit nai fije bari 100 mij euro dhe bli nai shpi. Mjaft nejte me qera. Te fala Naltmadhnis nga xhaxhi Kujtimi autoshkolles.

  6. Andi says:

    Si mos te jete hall more Greg. Kush eshte ai femije qe don ta shohi babane e tij pa breke neper plazhe. Te droguar po ashtu. Aq me teper qe ta ka trajtuar nenen tende si kafshe. Si duke e abuzuar si psikologjikisht po ashtu dhe fizikisht. E dime qe kur thua jam krenar per prinderit e ke per nenen tende. Por nga halli e thua numri shumes

  7. mona says:

    Muci katunari tipik nje fodull kopjac provincial i shpelare qe shume gjera mund ti kuptoj por nuk kupton ose pranon qe nuk eshte faji i tij qe eshte provincial ashtu edhe nga pamja eshte pune fati Muci ,ashtu si Edi qytetar edhe Muci katunari nuk mund te behet qytetar.
    Por ne ate Shqiperi me shumice fshatare injorante Muci mund te shkelqeje ne llojin e tij, jepi Muci jepi se nuk je i vetmi.

  8. TIRONA says:

    Ne jemi shqiptare per shqiptaret,edukata jone barbare e ka shume te lehte :te ofendoje dhe kurre mos keshilloje.C’fare te keqe shikoni :qe njeru te merret me dicka?Po te ndodhte kjo ne nje familje te thjeshte ,nuk do te bezanit.E beni kete per hir te cmirave personale politike!

  9. Më të lumtë komentuesi TIRONA thënë c,duhet thënë..Dhimbia e madhe popull!

  10. Më të lumtë komentuesi *TIRONA*- thënë c,duhet thënë..Dhimbia e madhe popull !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje