Kush fshihet prapa Ilir Metës?

6 Mars 2020, 10:12Politika TEMA

Nga Pandeli Bardhi

Do të hyj shumë përciptazi në historik duke u ndalur më pas vetëm në dy tre momente. Në një shkrim më parë, si të them, e nisa disi nga fundi apo nga ushtari i cili zbaton urdhrat e Komandantit pavarësisht që ai thotë “Jam edhe Komandant i Përgjithshëm”, por kjo vetëm nga ana formale.

Prapa tij si “ushtar” që zbaton me përpikmëri urdhrat, janë “ligjvënësit” e tij, ata që janë munduar tërë jetën vetëm e vetëm të hedhin “helmin” e tyre të vjetër.

Ilir Meta, për hir të së vërtetës, kur përpara tridhjetë viteve kur hyri në politikë, nuk kishte mendime të kundërta me ato të shumicës së shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Ishte me të vërtetë ashtu si thoshin: “I shkurtër por flori”!

Ilir Meta, gjatë rrugës së tij politike, mësoi dhe kopjoi “ustallarët” e tij dhe më vonë, doli nga “kafazi” i tyre për t’u bërë edhe ai dikush, por gjithmonë me qëllime të mira për vendin. Qysh kur Partia e tij lindi në vitin 2004 e këtej, nuk është rritur, por zvogëluar dhe u shkërmoqur e duke mbetur rrugëve, aq sa tani i kanë mbetur vetëm kryetarja, disa besnikë pa vizion dhe disa zhurmues “adoleshentë” që duhen për të mbushur “sallën”. P

or ç’ka më shumë Basha që të ketë një parti më të madhe nga LSI-ja, në një kohë që Basha as nuk di nga lidhet “gomari” e lëre më pastaj që ai të krijojë alternativa e të krijojë bindje që Partia Demokratike, është me të vërtetë përfaqësuese e ideve dhe aspiratave demokratike përparimtare, aspirata të cilat nuk i ka patur as paraardhësi i tij.

Duke qenë me këtë mangësi, ka bërë atë që ta kalojnë shumë herë jo vetëm “xhaketat e vjetra” siç e quajnë Partinë Socialiste, por edhe “brekushet tiranase” të Rilindjes, të cilat edhe këto janë shumë herë më përpara Partisë së Bashës.

“Madhështia” e Ilir Metës, si udhëheqës stononte shumë me një parti kaq të vogël si LSI-ja, e cila sa vjen e zvogëlohet. Në zgjedhjet e 2009-s, mori nja tre katër deputetë aq sa i duheshin Sali Berishës për të bërë realitet atë ç’ka kishte premtuar për t’ia “ngrirë buzëqeshjen në buzë socialistëve” dhe u hodh në anën e të djathtës me synimin “me të parë me të bërë”.

E bëri këtë për hir të kombit? Jo! Këtu filloi edhe tjetërsimi i tij. Saliu, për katër vite ja hapi të katër kanatat Ilirit, që të bënte ç’të donte që edhe sikur tërë Shqipërinë t’ia falte, përsëri i ishte borxhli për atë që ai e la në pushtet edhe katër vite të tjera.

U bë ç’u bë atëherë, të tëra harrohen sepse ne si popull kemi një memorie shumë të dobët. Ju shkaktuan jo pak “trauma” Shqipërisë gjatë viteve 2009-2013, siç ishin ndërtimet pa leje, e shumë të tjera pra u ndoq një politikë “Hani Muco, pini Muco”!

Do të ndalem në disa momente. Nuk besoj që të majtë apo të djathtë të kenë kundërshtime, që të gjitha partitë që kanë ardhur në pushtet në këta tridhjetë vite janë rezultat i marrëveshjeve dhe i prapaskenave që janë bërë midis partive dhe asnjërën prej tyre nuk e ka sjellë në fuqi populli. Këtu, në këtë vend asnjëherë nuk janë bërë e nuk do të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, ky është vetëm një slogan që e përdor Basha si “karamele” në gojë, sa për t’u eglendisur sikur është me të vërtetë opozitar.

Këtu, janë bërë vetëm prapaskena. Në këtë vend gjatë tridhjetë viteve, janë krijuar pengesa nga më të çuditshmet, ngërçe e ngecje, nyje e “lidhka” që janë pjellë e këtij sistemi, të stisura vetë, për të marrë pushtet herë njëri e herë tjetri. A e dini pse? Sepse, një është përgjegjësi më i madh i këtij sistemi, ai që vendosi gurin e themelit gjoja demokratik, por që nuk ishte i tillë.

Ai, ishte një “gur” i shtrembër që e tërë “gërmadha” demokratike u ngrit mbi këtë themel dhe ç’bëjnë partitë? Hiq një “gur” e vër një tjetër, pre një “degë” e sajo një tjetër, por themeli mbetet po ai “gur” i shtrembër dhe kjo “gërmadhë” demokratike që kemi sot i ngjan një gërmadhe nga ato me “themele” prej druri që tërmeti i ka bërë gati për shembje. Mos të harrojmë Ilirin e viteve 2009-2013 që nuk ishte bërë akoma President.

U shijua aq shumë nga pushteti sa që në vitin 2011, i ndjeri Dritan Prifti, i bëri edhe një video që dihet. Në dilemën ishte apo nuk ishte e vërtetë, dolën “ekspertët specialistë” dhe “vërtetuan” që nuk ishte e vërtetë dhe ata u vendosën me njërën dorë në revani e me tjetrën në bakllava.

Nuk mund ta shiste Saliu atë që i bëri tërë atë “nder” dhe duke përdorur edhe “specialistët” e tij në “prapavijat e armikut” prokurorë e gjyqtarë, Iliri shpëtoi nga ky siklet. Iliri për këtë, i shtroi një drekë të mirë me karkaleca deti dhe kur gazetarët e pyesin Saliun: “Hë, çfarë biseduat”? Saliu, iu përgjigj: “Kemi pirë një verë shumë të mirë”!

Po kishte të drejtë ta thoshte këtë? Posi nuk kishte! Ja, kështu, janë bërë marrëveshjet në këtë vend, pranë shisheve me verë, pranë pjatave me karkaleca apo ngjala Lalëzi. Shkojmë pak më parë në kohë, në Gërdec, ku humbën jetë 26 qytetarë, u shkatërruan mbi 300 shtëpi, u infektua toka etj. etj. A i hyri kujt gjemb në këmbë? Askujt! Edi Rama, i rrahu shpatullat Saliut, duke i thënë: “Mos u mërzit, se kështu e kanë këto punët kur je në pushtet”!

Mirë e kishte Edi Rama, sepse dhimbjen e vuajtën dhe po e vuajnë nënat e baballarët, motrat e vëllezërit e atyre që humbën jetën, por jo Edi Rama dhe jo atij, por askujt të mos i ndodhin gjëra të tilla, por kur ndodhin, secili të përgjigjet sipas ligjeve.

Në vitin 2008, ishte Rama dhe Saliu që ndryshuan Kushtetutën, por Iliri që duhet të pranojmë që nuk ishte dakord, ama në gjunjë nuk ra e të imitonte shqiponjën në fluturim. Çfarë solli ky atentat që i u bë Kushtetutës? Solli deputetë që gogësijnë në Parlament e flasin broçkulla e jo vetëm kaq, por na dalin në Facebook disa herë në ditë me filxhanin e kafesë përpara si për të treguar: “Shikomëni mua, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, sa më është bërë koka”.

Nuk foli Iliri as kur Saliu e quajti Kushtetutën “Letër higjienike” dhe sot, del Saliu në mbrojtje të kësaj Kushtetute. Po sindikatat, ku janë? Ku janë? Ja, prisni dhe shihni më 1 maj kur të parët ish-krerët e sindikatave, të mbushin torbat me mish e birra e të shkojnë nga liqeni duke ngritur dolli për qeverinë.

Sindikatat, në tërë botën janë në opozitë me qeverinë për të drejtat dhe liritë e tyre, kurse në këtë vend të veçantë, sindikatat, e kanë “kryer” detyrën e tyre, jo për qytetarët, por duke u pajisur me vila e troje ish-drejtuesit e sindikatave nga qeveria e Saliut sikur ai t’i kishte nga xhepi i babait dhe këta, në shenjë nderimi për këtë i japin kryeministrit “flamurin e sindikalistit”. Hapu o dhe!

Është rast unikal në botë ky! Erdhën ngjarjet e Janarit 2011. U vranë në mes të bulevardit katër vetë, me duar në xhepa. Po e lëmë mënjanë Saliun, i cili vetëm i ka shkaktuar trauma këtij vendi e këtyre qytetarëve dhe akuzonte qytetarët e “pajisur me çadra pistoletë e thika me helm”.

Edi Rama u zotua se do të vërë në vend drejtësinë, por kjo drejtësi do të vijë atëherë kur paratë e vezëve të shkojnë tek pulat që i pjellin. Erdhi viti 2013 dhe Ilir Meta shkoi me Edi Ramën, duke i shkelur syrin Saliut: “Mos u mërzit, sepse unë, formalisht do të shkoj me Ramën sepse me të gjatët, edhe nuk më hahet muhabeti, por edhe jemi me “ngarkesa” të njëjta dhe shtyhemi, por ti Sali, mos u mërzit, dhe sa herë të më kërkoni, këtu më keni”!

E akuzuan Metën për një skenar komploti ndaj dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mëhill Fufit dhe menjëherë Saliu me Lulin, nuk i lanë gjë ta thënë, por edhe këto ishin “show” dhe jo prej vërteti! Saliu bërtiste me të madhe: “Të largohet Ilir “floriri””.

Kurse Meta i përgjigjej me “qetësi e dashuri”: “Shpejt ja jepni ilaçet doktorit”! “Njëra dorë ka larë tjetrën, të dyja kanë larë fytyrën”, por “fytyra” e popullit që këta krerë e ftojnë në protesta, asnjëherë nuk është “larë”dhe Iliri kishte të drejtë t’i quante “kokëpalarë”.

Askush prej këtyre krerëve nuk e ka dashur dhe nuk e do Shqipërinë. Nuk është dashuri për Shqipërinë kur formon shqiponjën me pëllëmbë dhe jo në gjunjë t’i biesh, por edhe me “zvarritje” të ecësh përsëri nuk të beson kush e aq më tepër kur bie në gjunjë përpara militantëve të partisë. Ja, me gojën e tyre e kanë thënë krerët kryeministra të të dy krahëve, njëri “Ç’ja q…. tëmën Shqipërisë sepse unë hallin e kam mos më ikën pelikani”, kurse tjetri: “Pas meje, kiameti të bëhet”. J

a tek dolëm në “qafën e Pazarit” ku bëhen pazaret këtu e tridhjetë vite të shkuara. A nuk është pazari i Ramës me Berishën që Iliri të zgjidhej president? Po pse e zgjodhi? “Që të mos na mërzisë si shumë, por të mbyllet atje në kotec dhe të rijë rehat, që ne të bëjmë ç’të duam”!

Mirë e kishin këtë, por nuk morën parasysh që Ilirin, po ta shkelësh në “kallo” ai e shpërthen “kotecin” dhe hakërrohet: “Unë, nuk jam gur varri, kam edhe unë dinjitet si juve”.

Problemi është që këtu, nuk ka shtet, këtë e di edhe Iliri prandaj bërtet për “grusht shteti”! Më mirë se kushdo “grushtin e shtetit” e ka shpjeguar Basha. “Ai nuk bëhet me tanke e topa, por me shërbëtorë të qeverisë”. I madh je o Basha, do të hyni në librin “Ginnes”.

Tha edhe një gjë tjetër Basha: “Kushtetutës, i ka mbetur vetëm kapaku”! A e dëgjoi këtë ai që thotë jam “gardiani” i Kushtetutës dhe i Gjykatës Kushtetuese, kur nuk ka as Kushtetutë dhe as Gjykatë Kushtetuese? Kjo logjikë të çon në atë që Iliri është roje i “kapakëve” të Kushtetutës dhe “tund derën” e Gjykatës Kushtetuese inekzistente.

Shqipëria, ndodhet përpara ngjarjeve të mëdha. Ndodhet përpara marrjes së statusit kandidat për në BE dhe po realizon një reformë të madhe siç është ajo në drejtësi, me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Për të dalë në fillimin e shkrimit, duam të themi që prapa Presidentit qëndron Saliu dhe një grup i strukturuar edhe me ndihmën e disa ndërkombëtarëve, për të sabotuar të ardhmen e Shqipërisë. Për këtë, o është momenti sot o kurrë! Vetëm politikanët tanë nuk janë të interesuar as për integrimin në Europë, as për reformën në drejtësi.

26 komente në “Kush fshihet prapa Ilir Metës?”

  1. Deti says:

    Bjeri fyellit, bjeri!

    1. Lul Berisha says:

      Edi Rama

      1. Theatre and Drama says:

        prapa Metes fshihen interesa te medha politike dhe ekonomike te Saliut,Bashes,Rames etj
        fshihet lufta e eger PD-Ps-lsi,per pushtet dhe kontroll,per biznese e pasuri multi milioneshe …fshihet ajo qe ka te beje me gjithecka por vetem me mireqenien e popullit nuk ka te beje
        populli vazhdon te mbeshtese akoma o njeren pale o palen tjeter..madje jane gati te marin armet te vrasin njeri tjetrin

      2. tini says:

        Thuaje troç qe mbrapa Likes qendron Sala me serbet,ruset dhe greket.

  2. Kozmos says:

    KUR MBIN FARA E KORRUPSIONIT ,ESHTE VESHTIRE QE TE DALI , PASI ATE E KULTIVOJNE ME SHUME , POLITIKANET ,TE CILET PERFITOJNE 100 HERE ME SHUME . KY VEND NUK RRDGULLOHET AS MBAS 50 VITEVE . MOS HARRONI QE 30 VJET KALUAN PA U NDUER DHE JA KU JEMI RRUMPALLA VAZHDON ,PO TE NJEJTET BASTARDE JANE NE FUQI , TE CILET MBROHEN NGA EUROPA DHE AMERIKA , NDRYSHE NUK DO TE KISHIN KAQ JETE TE GJATE . DIKUSH MUND TE THORE QE PERSE I MBROJNE KETA HIRRHANE , SEPSE DHE ATA FITOJNE ASETET E KETIJ VENDI ME ANE TE KETYRE .

  3. Albani says:

    Eshte ky dhe vetem ky shkaterritari i shqiperise qe e ka emrin Sali Berisha.
    Sipas meje pak si te veçante mendimin FAJIN e ka populli sepse nuk njeh akoma fuqine e tije dhe forcan e temerrshme qe ka ne dispozicion.Kete jo se nuk e ka pare por nuk po del ai person qe ta udheheq ne kete pike qe te çon ne shqiperine e veretete.
    As ligji as drejtesia as partia njerzelleku jo se jo shoqeria jo organet e zgjedhura jo more nuk kane se çfar ti bejne konkluzioni eshte vetem URUGANI me emrin popull.
    Te gjitha te tjerat jane kote,fukarallek,dinakri,spekullim,prapaskena,pislleqe,dreka dhe darka dhe te gjitha te zezat qe ky populli degjon çdo dite dhe me shumice. Fjalet e politikaneve por çfar politikane por keta qe thone jemi politikane se asnjeri dhe kjo eshte shume e vertet se asnjeri nuk ka studiuare shume pak per politike veç shkolles Saliane dhe Palokiane.E tmerrshme e padurushme keq i ardhe Zotit per ne qe shpresojme dhe duame vertete vendin tone.

  4. Eri says:

    Keshtu eshte e verteta.

  5. Ziguri i qorrit says:

    Pandi i ziut futja kot.Ne Shqiperi jane ba te gjithe anal si puna e yte dhe mendon se udheqesi i rradhes nuk i fute ne burg se per ndryshe jane te gjithe bashke,ndoshta ti e ke ne gjak ate prrallen e te kalures tyng

  6. rroku says:

    Shkrim i shkelqyer brravo, e keqia e keti vendi eshte se ka shum SHPELLARE,…..
    Te hysh ne politike direkt nga bankat e shkolles me kepuce te girsura dhe me rrogen e shyetit sot te jesh ” MILJONER ” eshte tmerr….
    Te vjedhesh te vrasesh si Sali krimineli eshte tmerr

  7. kjo eshte nji rrace paPrincipe e paMoral ,

    nji rrace qe nuk njeh Vlera ,
    nuk njeh Ligje ,
    dhe e etur me bo pare ne rruge joLigjore ,
    paraja per kta eshte vet Zoti eshte gjithcka ,
    per te cilen kta shkelin edhe mbi jeten e familjareve te tyre
    qe tradhetine e pafytyresine e Tinzarine kan si Vleren e tyre dhe arme kryesore ,
    pa te cilen s’e konceptojne dot Jeten ne shoqeri ,

    qe do te thote ,
    jane nji Kemikace e gateshme e cila nuk kerkon asnji lloj Financimi e manipulimi trushplarje ,
    te cilet , mjafton ti premtoshe poste e para ,
    ti bejne gjemen Atdheut te tyre ,
    atij ku kan lidur ,then me qarte ,
    sepse gjenetikishte s’bejn pjes ne kte Komb

    kjo rrace muzllumash ,
    ka qenn dhe eshte -arma me e forte ne duart e gjithe Armoqebve te Shqiperise .

    1. Asd says:

      Dakort me artikullin, por asgje e re. Mosbduhet drejtuar gishti tek Spak qe po vonohet dhe nuk duket se i ka ne objektiv politikanet.

  8. Pacienti says:

    Me se fundemi ky analist e ka kapur thelbin e muhabetit!Nje gje nuk kuptojne ose s’duan ta kuptojne fshataresia qe ka zene postet e kapur shtetin per fyti, qe perzuren qytataret duke i paisur me grin karte dhe menduan se u bene kryetare kooperativash ku gjithçka ishte nen hyqmin dhe doren e tyre!Edhe ti si analist me siguri qe duhet te jesh nga ndonje fshat i ardhur pas 90 e qe mendon si i gjithe kazani se Shqiperia nuk ka zot!Por ne fakt ju kooperativistet qe sot mundoheni te ngisni zatore te mbushur plot me podhe te Ilir Metes,te kryekrimit Berishe nuk e keni marre mesazhin e duhur qe ky vend ka zot e burra qe duan me ç’do kusht ta ribejne ate qe ju e dogjet pas 90!Edi Rama eshte nje i tille doni apo s’doni ju idiotet e ketij vendi ku jeni pjestare te ç’vatjes se te gjithe pasurise se ketij vendi duke vrare,duke vjedhur,duke djegur e duke ç’pronesuar per tu bere zot te ketij vendi por ju dekonspiron e shkuara sepse sado para te keni vene s’keni tru akoma dhe per fat te keq deri me sot edhe pse kane kaluar 30 vite akoma su ka ikur rrethi i çizmeve te llastikut nen gjunje!I tere emigracioni i pas 90 eshte me Edi Ramen sepse kudo qe kane vajtur kane marre leksione qyteterimi krahas emancipimit e zhvillimit mendor duke qene rigoroz me ligjet e vendeve perkatese!Ju qe sot beni leksione mbi zhvillimin e vendit e politiken qe duhet te ndiqet jeni me mendesi kulakesh e paraziti socializmi !Betejen qe po bene sot Edi Rama duke shkermoqur te gjithe ngrehinen me frengji ku kojshiu duket si armik dhe vizioni i qarte i tij kane bere te mundur qe ai mos te tundet nga zhapinj te tejngopur qe barku i tyre nuk i le te shikojne pertej hundes se tyre!Mos harro z.analist se gjithçka qe nga futja ne politike e deri ne ditet e sotme Edi Rama po e bene fale nje plani afatgjate per te nxjerre kete vend nga llumi ku e futen keta vrastare e hajdute te paskurpullt qe sot po u digjet toka nen kembe!Te kuptosh misionin e Edi Rames ose duhet te jeshe rritur e edukuar jashte shtetit ose duhet te jeshe me vizion e i lexuar!Ndaj dhe ju me te drejte se kuptoni e jeni bere bashke me nivelin tuaj e nxini kur Edin e kini perpara sepse do t’ju peshoje me sy e gajaseni kur jini perpara Saliut e Likes sepse i kini nen nivelin tuaj e me siguri qe do dilni ne pah!Shqiperia ka kaluar shume tranzicione duke provuar pordhet e pianecit Nano ku pasi e shkerdheu keqazi kete vend ia la stafeten Saliut per te minimizuar bemat e tij ku ne çdo perfaqesi diplomatike ne bote emigranteve u vidheshin parate me rrobdishanet e grave te tyre per nje vule a pulle,ne kohen e Saliut bemat ishin edhe me te medha por qe fatkeqesisht populli kishte marre nje imunitet nga mikrobi i Nanos sepse nese ne kohen e Nanos vidhte nje pjese e caktuar e qeveritareve,ne te dytin u versulen te gjithe nga malet,bjeshket duke u bere drejtora drejtorie pa patur arresimin fillor e jo me te pretendosh per ate te larte e qe me pas per te mos rene ne sy ai u krijoi universitetet private nga ku rridhnin si lume diplomat e fakulteteve sikur te ishin patenta makine!Ju sot nuk doni te kuptoni qe sot Shqiperia edhe pse pengohet çdo dite nga jenat qe çdo dite po u mungoje kermat e s’kane me çfare te ushqehen,ka reputacionin me te larte ne gjithe arenen nderkombetare e kjo nuk eshte merite e shoqerise shqipetare por e nje personi qe quhet Edi Rama,sot Shqiperia po vendos shtetin ligjor e per kete nuk eshte as klasa politike e as shoqeria e ketij vendi por nje person qe quhet Edi Rama,sot Shqiperise i jane hapur te gjitha dyert e kancelarive ne te gjithe boten e zeri i saj ndigjohet me respekt e kjo nuk eshte merite e Juaja e as e klases politike por vetem e nje personi qe quhet Edi Rama!Ndaj qe te kuptosh me shume se ç’fare po ndodh duhet te dalesh nga kafazi ku Ju jeni inkastruar e cicerini qe te gjithe qenkerkan njelloj e te kuptoni se ku po shkon Shqiperia fale mendjes te ndritur te ketij qytetari qe sot i ka vene gjoksin te gjitha puneve te ketij vendi qe ishte katandisur si vendi me i varfer i botes se trete!
    Ndaj kush e ndjen vehten intelektual e jo zhurmues ,kush e kupton e ndjen qe Shqiperia duhet te behet bashkojuni ketij qytetari qe jo vetem nuk e la te binte ne gremine por po e rimekeb duke i dhene vendin qe i takon popullit te saj te lashte e te vuajtur nga hordhite e brendeshme qe e kane drejtuar per vite me radhe!Lum kush i bashkohet ketij vizioni e lum kush ndjen ndryshimin e perditeshem fale kesaj kembengulje per balle atyre qe sot u ka hequr nga duart levat qe godisnin ç’dokend qe u dilte kundra duke i çarmatosur perpara popullit e demaskuar si e keqja me e madhe e e parikthyeshme e ketij vendi!Pra qe te krahasosh e te besh paralelizem midis asaj qe trasheguam nga Berisha e Meta me çka po bene qytetari Rama qe s’lane balte e menxyre pa i vene eshte njesoj sikur te jetoshe nen hene e ne stuhi pa dashur kurr te shohesh driten e diellit me plote kuptimin e fjales!jetojme ne kohet moderne e per tju pershtatur kesaj kohe nuk mund ta rikthejme kohen prapa tek menxyrat e ketij vendi , me ne krye kryekriminelin Sali Ram Berishen dhe hajdutin Ilir Rexhep Meten!

    1. petriti says:

      E nisa te lexoja carcafin tend,por u ndalova ne rreshtin e 3-te,kur fole si “Qytetar i vjeter”qe ke bezdi “Qytetaret e rinj”.Nuk ja vlen me gjate leximi,sepse e tregove intelektin Tend.

    2. Vertino says:

      Bravo “pacienti”nje koment pa ekuivoke i sakte ne arguments.ju pershendes nga US.

  9. xhemal says:

    ne keto momente duhet te flitej per 3gjera mendoj une.rindertimi,shendeti,dhe integrimi ne europe.merremi me ilirin nje politikan idiot ngaterrestar,zhvates,inatci nje pis i vertete .kur vendi ka te tjera nevoja ne shqipetaret duhet te merremi me nje njeri qe ska punuar kurre e tani ne duhet ti zgjidhum hallet e tij per pushtet e para.po ka te drejte te tallet kur e kane vene ne nje detyre te l’arte ata qe jane.votuar per te tjera probleme te rendesishme.me e keqja eshte se merren me llafe

  10. Amerika eshte mbrojtesja e Ilir Metes.Amerikanet e bene president.Ta kene per kete dite qe te pengoje Evropen per te marre Shqiperine.Mbas protestave jane amerikanet,per ata qe nuk e dine.

  11. tomsojeri says:

    Po “Deti” ke te drejt ,shprehje me vend se kto qe shkruan i di edhe macja komshiut ,se nuk ka koment e nuk ka boj e leter pa fund qe shkruhet ,e nuk ka vesh qe nuk e ndigjon prej gojes se tyre kur ju prishen pazaret ! Sa pare ben !!! Asgje nuk ka levizur vec “zogjve”ne folen e madhe te korupsionit qe ndertoi Sali Berisha Thon se spyt kucedra po i preve pak bisht ,e keshtu po shkon gjat kjo pun e ky popull gjithmon pret nga Zoti !Ska si spjegohet te ndjekesh Ilir Meten qe u be shembull historik i papar te dal hapur ne mbrojtjtje te hajnis sebashku me klanin sivetja qe ka mbushur poitiken shqiptare !A ka me te shemtuar per nje komb????A ka me turp per nje popull qe vazhdon te mbetet i percar me 20 flamure ,kur shef femijt e tij te hikin naten, se aty mbreterojn kriminelet e hajdutet qe drejtojn Kombin Nuk dua te gjykoj, por reagimi i ktij megahajduti ne majen e .lart te udheheqjes , tregon qe esht car “mirkuptimi antishqiptar” i klases ne fuqi dhe tregon qe Edi Rama (per te cilin nuk jam tifoz ) po ju shkel ne kallo ,sa nga “dhimbja” nuk po mbahen e po dalin hapur ne mbrojtje te Ferrit, qe ju shkaktuan shqiptareve ! E shqiptaret presin te pa zot e te pa aft te reagojn per te shpetuar perfundimisht nga ky PUSHTIM !

  12. Veshi says:

    Populli i shpronsuar dhe cliruar nga prangat gati gjysem shekullotre prej shtetit te ngordhur, eshte refugjate, pa dallim, brenda apo jashte vendit, nen udheheqjen e elementeve prej mbeturinash te shtetit te delompozuar.

  13. FATMIRI says:

    KY ESHTE NJE MASKARA NJE FUNDURINE QE MERET ME GRAT SHIKO KURVEN QE KE NE SHTEPI MOR HAKE QE SHKERDHEHESH NEPER MAKINAT E FRESHIT O PIS NJERI PA PIKE INTELEKTI NJE COP HAJDUTI PTU TE QIFSHA RROBTE RRAC E POSHTER HAJDUTESH

  14. Edi NYC/USA says:

    K.O.S.S. (Krimi Organizuar Shtetërore Shqiptar)

  15. TIRONA says:

    Fati i keq i nenes Shqiperi,gje qe s’e ka merrituar kurre.
    500 vjet turqi, me industri nallone dhe bujqesi parmende druri.
    50 vjet u shkaterrua prona private.
    Erdhi demokracia e papjekur e demokratit ramiz alia qe la litarin jashte varrit.
    Lobi serbo-amerikan vuri salikaraxhicin.
    Prona e shenjte,rregullatore e jetes te nje vendi,nuk vajti tek zoterit ,por te partiaket bythegrisur.
    Sikur nuk ishte mjaft kjo,sali karaxhici dergoi thaset me parate e popullit te mbledhurane firmat piramidale ne mal te zi dhe serbi.
    Partiaket u mbeshteten te rrugaceria.
    U shkaterrua vendi se do te vinte ceku i bardhe,i propaganduar nga politikanet e bythes.
    Politikanet e partive te ndryshme u ciftezuan per te mbrojur njeri-tjetrin ne kohe te veshtira.
    POPULL VOTO PER SHPELLARE KUSARE GENJESHTARE!

  16. Ar2r says:

    Shqiperise i duhet nje Putin qe ti vere te gjitha ne vend

  17. Nik says:

    Po Luli s’ka nevoje te mesoje “si lidhet gomari”, ai ka mesuar si te lidhe mire interesat e tij, te baba vjerrit, si te lidhe “opoziten” pas Berishes dhe vetes, si te lidhe Hollanden, Rrugen e Kombit, 21 Janarin, Like Floririn etj etj.

  18. Norwood says:

    Po miro o Pando e morrem vesh qe mbrapa Likes qendron Sali haleja….po mbrapa hale se (Saliut) kush qendron ???

  19. ben says:

    Shume qenka lodhur edhe ky Pandushka per te “zbuluar” se kush fshihet pas Ilir Metes.
    E verteta eshte fare e thjeshte: askush nuk fshihet pas Like floririt. E gjithe kjo maskarade qe kemi pare keto kohet e fundit eshte rezultat i frikes qe e ka zene Meten per fatin e vet. Dihet qe nje nga kerkesat e BE-se per te bindur disa anetare skeptike per te hapur negociatat me Shqiperine eshte qe te filloje arrestimi peshqve te medhenj. E kush mund te jete ky peshku i madh qe nuk ka asnje mburoje politike po qe se iken nga karrikja; Meta.
    A ka prove me te madhe se sa arrestimi i ish kryeministrit dhe ish presidentit qe te detyroje anetaret kryenece te BE-se me ne krye Francen per ti treguar atyre se qeveria shqiptare e ka me gjithe mend pastrimin e gjygjesorit dhe politikes?
    Kete e ka kuptuar fare mire Likja dhe po ben potere qe te krijoje kushtet per nje marreveshje per te mos shkuar ne birruce.
    Kot e ka, fati i tij eshte tashme vendosur. Mbase vetem Berisha do shpetoje, pasi ndryshe nuk ka se si spjegohet qe po rri kaq urte keto kohet e fundit.

  20. Pellazgos says:

    Prapa Novruzit qe u quajt Ilir fshihet Tur-qia,patjeter.
    Kur ishte minister i jashtem i Albanistanit Novruzi shkoi per visite tek Baba dhe i deklaroi vellait dhe ministrit turk ne prani te ambasadorit Dervishi qe gjyshi dhe babai im na fliste me Dashuri te Madhe per Turqine.
    Klikoni Ilir Meta visite ne Ankara dhe do bindeni.
    Mirepo kjo nuk ndodh me Greqine dhe Arvanitasit Epirote,kjo eshte diferenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje