Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare gruaja që i mbijetoi kampit famëkeq të Tepelenës, Zoje Progni

6 Mars 2020, 21:37Sociale TEMA

Zoje Progni, një nga të mbijetuarat e fundit të kampit famëkeq të Tepelenës është ndarë sot nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Zoje Progni është nëna e gazetares Luljeta Progni, e cila ka bërë me dije lajmin e dhimbshëm përmes një postimi në ‘Facebook’.

Luljeta njofton se përcjellja e Zojes për në banesën e fundit, do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e Tufinës.

“Sot nana Zoja kaloi ne jetën e amshume…

Zoje Progni, nëna e gazetares Luljeta Progni, një nga të mbijetuarat e kampit të Tepelenës u nda nga jeta sot në moshën 90- vjeçare.

Zojën e fali Zoti grua, por fati e solli të bëhej edhe burrë i familjes për 16 vjet. Ishte një nënë e re 21 vjeçare bashkëshorte e një të burgosuri politik. 

Nuk kishte kohë për ëndrra. Duhej të mendonte natë e ditë se si t’u mbante shpirtin gjallë anëtarëve të familjes, Nikës së vogël, nënës dhe të shoqit syrgjynosur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e diktaturës komuniste.

Jeta e përballi me vuajtjet e mëdha; me arrestimin e bashkëshortit, me internimin komunist ne kampin e vdekjes në Tepelenë. Komunizmi i përcaktoi Zojës fatin e jetës, ku e vetmja zgjedhje e saj ishte forca. 

Nana Zoja ishte vajza e “armikut”, në moshën 15 vjeç pa babain t’ia pushkatonin komunistët, pa burrin e saj pas hekurave të burgut për 16 vite rrjesht, rriti fëmijët me peshën e rëndë të luftës së klasave. 

Nana Zoja ishte nana e fortë shqiptare që nuk u përkul asnjëherë”, shkruan kujto.al.

3 komente në “Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare gruaja që i mbijetoi kampit famëkeq të Tepelenës, Zoje Progni”

  1. Pyka says:

    U prehtë në paqe!!

  2. Virusi says:

    Ngushellime familjes!

  3. Lili says:

    I vorrosi bile bishat !
    Qofte exhenetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje