Rrethi i Frikës

6 Mars 2020, 19:28Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Tani janë pushtuar nga frika; deri dje ishin në delirin e madhështisë dhe të dominimit. Ça ishin të tjerët, ti e unë e ai tjetri që ecim me dy këmbë përtokë?!… Ata na gjetën në rrugë dhe në rrugë na lanë, duke vështruar veten me tmerr se ‘mos vallë ngjanin si ne.

Frika se mos ishin si të tjerët… Kjo ishte frika e parë që ndjenë këta që tani duhet të paraqiten para ligjit, para policit, para prokurorit dhe para qelisë për krimet që kanë kryer.

As tani nuk ndjehen si ‘të tjerët’, dmth., si humanët, sepse ‘të tjerët’ prapë i shikojnë si armiq e hakmarrës. Një klasë e tërë politike ngërtheu në vetvete grupimet e krimit dhe të vjedhjes dhe e quajti veten të aftë për t’u marrë jetën dhe pasurinë ‘të tjerëve’ që ecin me dy këmbë përtokë. Tani po thuhet se ka ardhur koha kur Drejtësia e Re, e iniciuar nga Shtetet e Bashkuara, do t’ia këpusë oktapodit të gjashtë këmbët e tjera dhe do t’i lërë me vetëm dy këmbë, si ‘të tjerët’.

Por nuk do të bazohej vetëm këtu gjithë shpresa se populli me nofkën ‘të tjerët’ do të çlirohej nga ‘oktapodi’ i tyre. Shpresa bazohet në ligjësitë humane ku nuk ‘humb gjaku dhe pasuria’. Në njërin nga paragrafët e Kanunit të shqiptarëve në periudhën para- politike të kombit, thuhet se ‘gjaku nuk bëhet gjobë’.

Jo pse thjesht ‘na u dashka’ një Drejtësi e re për të vënë Drejtësinë mes kombit, por sepse speciet dhunuese e kanë mbyllur ciklin. Këta që vranë njerëz me qindra (në vitin 1997, psh., u numëruan tre mijë dhe shifra nuk u kundërshtua kurrë), që groposën të gjitha fitimet e shqiptarëve deri në vitin 1997, që grabitën floririn nga depot e shtetit, që bënë ligjin 7501, që ndërtuan gjykatën speciale të plepave për t’u mbrojtur nga frika, këta që ndërtuan gjënë më të vogël- vilat milionëshe, që i kanë rrëmbyer financat kombëtare dhe i kanë futur në dhè ‘për një ditë’ për vete.., këta edhe sikur t’i falë gjykata, nuk i fal cikli…

A nuk i patë ‘katalanët’ e bllokut komunist se si një ditë u vunë në radhë e dorëzuan vilat e marra peng, dorëzuan burgjet, hekurat, ngrefosjen? Ja në këtë pikë kanë ardhur këta: Të dorëzojnë floririn, vilat, pasurinë e nëndheshme, kapitalet e fshehura, pushtetin…. Veçse ‘blloku’ i këtyre është disa herë më i pasur se blloku i atyre të parëve; asnjë nga këta nuk arnon më çorapet.

Bashkë me ciklin e dorëzimit, ka mbërritur edhe cikli i frikës.

Në analogji me sjelljen sociale të miut dhe bletës- kanë zbuluar studiues të frikës- edhe te qeniet humane është zbuluar induskioni i ndjeshmërisë përmes ‘nuhatjes së ankthit’ nga personi tjetër…

Frika, e cila shfaqet hapur te udhëheqësit e tre dekadave, kalon nëpër disa rrahë, si të Dantes.

Është rrethi i parë i frikës së ‘mbinjerëzve’ ndaj Drejtësisë.

Drejtësia që Perëndimi po instalon këtu, sipas modelit të post- James Bond në Amerikë ose sipas gjyqeve anti- naziste të Nurembergut, ka në fokus gjykimin e pamëshirshëm pa pyetur se ‘cili është mbinjeriu’ e cili njeriu. Janë përqendruar mijëra dosje në procedurat e Posaçme, janë përzgjedhur gjykatës të kontrollueshëm, janë hapur gardhet me të cilat këta ruanin veten. Disa prej tyre po thërrasin se ‘kjo nuk është reformë në Drejtësi’, ndërsa të tjerë po ulen në gjunjë duke lutur zotin… Frika para Drejtësisë i bën të gjitha.

Është rrethi i dytë i frikës ndaj rajasë.

Raja e këtyre ishte gjithë populli i varfër, por në plan të parë janë kategoria e vrasësit dhe e hajdutit. Hajdutët që grabitën për shefin, u shpërblyen me punë në zyrat e larta të shtetit. Ministra që vodhën ‘për partinë’ janë lënë me ca miliona, por larg. Vrasësit që garantonin pasurinë e shefave- këta janë më të frikshmit tani.

Është rrethi i njerëzve të afërt në duar të të cilëve është vënë pasuria.

Këta kanë pasuri të pafund, po jo me burim nga vetja. Një pjesë të madhe e kanë bërë vila ose makina e apartamente luksoze për fëmijët. Rrethi të afërmve po lutet në Zot që shefat të shkojnë në ferr; dhe pastaj pasuria u mbetet shegertëve. Frika është e dyanshme: Sa kanë frikë shegertët se mos nuk po këpusin qafën ‘pronarët’, më shumë kanë frikë zyrtarët e lartë se mos vallë shegertët do tua hanë fjalën për pasurinë. Përveç këtyre janë rojet e vilave që paguhen me një kothere, por janë gati të vrasin nga frika para pasurisë së ‘mbinjeriut’.

Por është edhe rrethi i frikës mes qeverisë plus Drejtësi e re dhe ‘mbinjerëzve’ të frikësuar.

Qeveria nuk po arrin të çlirojë nga frika qytetarët e vet, duke manifestuar votë maxhoritare, forcë kundër krimit dhe shpagim. As edhe një zyrtar të prishur nga mendtë nuk po e largon nga zyra. Shteti nuk po mposht dot individin që na rrezikon lirinë… Të gjitha i bën frika.

Tmerr është, më shumë se në analogjinë me miun.

27 komente në “Rrethi i Frikës”

  1. Pyka says:

    O Frrok,të lexova me vëmëndje,të lumtë!!Shkërdheu robtë këtyre,se kanë 30 vjet,që e kanë shaluar këtë popull!Te kenë turp mercenarët…Je i Madh Frrok!!!!

    1. Kosta says:

      Frrok Cupi me te vertete nje intelektual ne lartesine e duhur.Njerez me mendje inteligjente dhe urtesi te tille ka nevoje shoqeria jone.

      1. Sot says:

        Frrok çupi nje spurdhjak pa din e imam. Pa bythe e pa nder. U eshte lepire te gjitheve.
        E ka denigruar veten deri sa te katandiset t’i sjelle shkrimet per botim ke Tema edhe pasi kjo redaksi e ka shpallur publikisht qe ka qene spiun i sigurimit. Dhe frroku ne vend t i hidhte ne gjyq apo t i mohonte publikisht akuzat vjen e i lepihet edhe Meros.
        Tane pse po thote dy llafe si jua do m8deja juve po e levdoni. Por dhe sahati i prishur e tregon kohen e sakte 2 here ne dite. Dhe truri i frrokut eshte krejt i prishur. Nuk e marr vesh si lejohet nje personazh i tille ti jape mend publikut

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Te lumte pena!!!!

  3. lesh e li says:

    S’mund te ndodhte ndryshe. Permbysja e sistemit e fali bllokun. Caktuan dhe pasardhesit, privatizuan pushtet e treg, vejusha mbijetoi e tregonte histori, shtypi vazhdon e shkruan perrallat e tyre. Kur s’u hyri gjemb ne kembe atyre, perse keta te tremben? Po te ndodhte psh, si ne Rumani, dhe mund te frikeshin. Tani qe kane pushtetin, ligjin, gjykatat dhe parane, nga do tremben. Reforma? IF, thone anglezet.

    1. Atdhetar says:

      korrupsioni ka lindur me njeriun o lesh e li. nuk ja paske haberin se cfar ka ndodhur ne rumani. edhe pse i varen caushesket, korrupsioni lulezoi deri sa Laura Codruta Kovesi mori ne dore drejtesine. Dhe me ne fund e hoqen qafe dhe ate. keshtu qe nuk friken makutet se ua erreson shqisat makuteria. e keqja eshte ne cdo qelize te shoqerise ne shqiperi dhe peshku qe ka qene gjithmone i qelbur nga koka zorr se mund te rigjenerohet. Por nese do mundemi te perfundojme reformen te pakten do vihet nje fare kontrolli e free per babezine.

  4. Nikolin says:

    Deliron i ndjeri duke bere kesi hartimesh pa koke e kembe.

  5. Arben says:

    Oponion shume i sakte Z.Çupi. Amnistia e sulmit me arme ndaj institucioneve me 14 shtator 1998,prodhoi kete elite politike dhe gjyqesore qe u bene njesh me korrupsionin,istalimin ne pozicione kyqe, ne politike e drejtesi njerez te shantazhuar per ti perdorur ne rast nevoje, vjedhjet,grabitjet,zhvatjet,nepotizmi e korrupsioni, promovimi ne poste ne administrate e kuvend i njerezve me te kaluar problematike (nuk po them kriminale), prodhoi kete situate qe per hir te se vertetes (jo per perkrahje politike) por K/Ministri ka 6 vjet qe se bashku me vendet me te zhvilluara e demokratike ne bote (SHBA+Gjermani) po jep nje kontribut te jashtezakonshem ne vendosjen e bazave te drejtesise se ketij vendi. Normalisht nuk eshte e lehte pasi zullumi i atyre qe kane patur ndikim ne keto 25 vjet eshte aq i madh sa duhen dekada per tu riparuar. Po te ishte per interes personal K/Ministri e kishte shume me te lehte te bente siç mendon meta e berisha, “klane per pushtet,etj,etj,,,”por po perpiqet te beje nje gje te mire,e standart per te ardhmen. A ka gabime?Ne kete situate jane te pranueshme.

  6. Love Albania says:

    Flm or brilant i gazetarise! Edhe Mero kur i do prapanica behet si ty! Behuni bashke! Per Shqiperine, te miren dhe bukuroshen e Planetit!

  7. ENVER says:

    Fantastik. U befte sa me par kjo qe thoni.

  8. KOHA POPULLIT says:

    Perpelitjet e metes, na çojne tek çaushesku, ky nuk do, per arsye se nuk ka kthim prapa, sepse eshte mes dy zjarresh, njera drejtesia ku pret te jape llogari penaleeeee, tjetra eshte se nuk e mer dot asnje shtet per strehim politik, i mbetet vetem koreja. Budallalleku e ben te humbase llogjiken se, vetem pasuria e tij e penalizon aq,sa duhet ti dorzoje se jane pasuri kombetare e vjedhur ne bashkepunim dhe per ironi te popullit, gjyton me njeriun ku bashke mbremjeve benin plane dhe shantazhe, berishen. Njeriu ku vrau ne bulevard, dhe mbetej debulese per moniken dhe meten si njeriu me i dashur se familjes. Populli po pret me padurim,ate qe prej vitesh e vitesh meta e berisha, ja vrane shpresen.

  9. Edi says:

    Ajo qe me neverit te ky palaco gazetar, eshte se ky nxjerr jashte rrethit te hajduteve Ramen.
    Ky e di qe asnje qindarke nuk ndryshon duar pa dijenine e Rames ne kete qeverri. Ky e di qe rasti i unazes eshte nje flagrance.
    Ky e di qe ata qe projektuan korrupsionin te unaza jane ne tavoline cdo nate me Ramen dhe ne krah te Rames e Lindes ne shfaqjet publike…
    Ky, e di qe teatri fsheh nje pisllek milionash..
    Por ky qelbanik , nuk del dot jashte lekures qe e pozicionon gjithnje ne ane te fituesit(pushtetit).
    Jam i neveritur qe te njejtet individe qe dikur shkruanin per lavdine e Enver Hoxhes ne Zerin e popullit(Frroku) , sot shkruajne per lavdine e demokracise.

    1. Amsterdam says:

      I hanksh b”””et frrokut

    2. BUJARI JU DEGJON says:

      Ke dale jashte teme zoteri!… Dhe mos ma shaj Frrokun se po te jete per sharje ,Frroku dhe gjithe ne te tjeret te bejme mut!…

  10. Pd rrumpalla says:

    Edi…I rruafsh topet Cupit, se ti je, jo vetem kryeqelbanik, po je dhe koke rr..ke o tu mbyllte e mendjes

  11. Shqiptar says:

    Shkruaj Frrok Çupi, shkruaj edhe mè shpesh. Na duhet edhe zèri shqip i moskompromisit me hajdutèrinè, i mosqènit nè llogoret e tradhtisè kombètare. Nè kohè jargaxhinjsh dhe halabakèsh, servilèsh dhe puthadorèsh, njè zè i tillè bèn ndryshimin.

  12. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Mire e thote frroku,keshtu duhet te ndodhe,por asgje nuk ka per te ndodhe sepse keta jane te gjithe te dhjere,dhe ne qe jemi te paster nuk kemi fuqi…
    Dhe harron nje gje froku,se ata ish bllokmenet qe ne gjasme i hoqem,por ne fakt i hengrem mutin se i mori ne mbrojtje saliu..
    Dhe ata nuk kishin asnje vile te tyren,kurse keta te sotmit i kane me tapi ne emer te vete te femijve te te afermeve,neper banka e vila neper bote.
    Pra edhe ketyre ne do jua ham,dhe do bejme ham ham si saliu

  13. meri says:

    Si gjithmone realist me ralitetin ne shkrimet e tua Frrok.

  14. RROFTÉ HASHIM THAÇI ?????????? says:

    SUPER FRROK ÇUPI si përherë ! ANALIZË e SHKËLQYER nga i MADHI dhe BRILANTI FRROK ÇUPI ! RESPEKTE RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE për FRROKUN ??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️

  15. Falco says:

    Njerez si Froku ka nevoj politica

  16. Aqif Qafpata says:

    Mos shpresoni kot ke e drejta.
    se,S ka drejtsi kurr.!
    Ka llafe..terrci e verrci..
    Po t kishte drejtsi mbi dhe,do kishte me shum n burgje sesa t lir.
    Prandaj mos i merrni fjalet serjozisht ,sepse kjo bot e lir esht me t qir.
    Me te qir e me t shkerdhyr..
    Njeriu esht krimineli me i ndyr nga gjith gjallesat.

  17. MESI says:

    Frroku ka mend sa nje pule
    llogarit pula ku han

  18. Shpresa ne ? says:

    Mos e fyeni Frrokun!
    Ne thellesi mbetet i ndershem! I ka provuar shkopinjte qe nga koha e Enverit! Edhe enverianet te njejtat akuza i benin sic bene or … “Edi”, “Mesi”, qe keni mbet te dokutrinuar!
    Pse paske te drejte te kritikosh Frrokun pas ferres me pseudonim dhe Frroku me Emer e mbiemer, pavaresisht opinionit i formuar ne kushte anonime, nuk paska te drejte te kritikoj “keta hipokrit e barkderra” qe te demtuan ty dhe mua! S’kam ca te te uroj! Por me duket e gjeta! Nese ke mendjen dhe mbron te korruptuarit une te uroj qe ne vijim te keshe jeten e dhjere dhe mekatare te I. Metes, te Sal Berishes, dhe te dhjetra qelbesirave politikane qe te kane percudnuar kaq keq! Mendo qe ato kane disa vite qe jetojne me friken ne zemer te ndeshkimit ligjor! Ndeshkimin dhe mallkimin popullor tashme e kane marre! Popullin nuk e genjen dot!
    Ne kete rast kam nje pyetje: Lidhur me viodion e fameshme 7% beson ti or skllav se Meta eshte i pafajshem?
    Nuk ju detyroj te pergjigjesh me tru! Po munde pergjigju vehtes tende me zemer! Se zemra eshte e verber, e ndershme dhe nuk manipulohet! Dhe pastaj nese genjen vehten dhe perpiqu te jetosh si Uliri Sala , etj. Eshte e sigurte se mund tja arrish pavaresisht se mund te jeshe pa miliona dhe vjedhje! Sepse ti je i pandershem! Une dua te jetoj si Frroku!

  19. Burri i Munikes me bllok ne dore says:

    Te lumte pena zoti Frrok! Bjeru ne koke qafirave te tipit like 7%-shi e te tjere kerma si ai.Banda leshelishte por dhe ajo PD-iste duhet te shkaterrohen nese shpresojme qe nje dite shqiiperia te kete nje opozite te re e te pakorruptuar.Ne kete lufte jemi te gjithe shqiptaret e ndershem ne te njejten ane.Likja,Munika,Berisha i 1997-tes,i 1998-tes,i Gerdecit,i 21 janarit etj etj,Lyli,Mehdi Gerdeci e te tjere batakcinj politikane ,nese do te besojme se SPAK=u do funksionoje dhe nuk do te kete frike nga Like-Berisha e kane vendin ne burg per te gjitha zullumet e tyre.Me e pakta eshte shkarkimi i Likes se floririt te Krrabes.Nuk ka integrim te shqiperise ne Europe me liken akoma te gozhduar ne presidence!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje