Ish-këshilltari i Ilir Metës: Historia dy ish-shokëve Rama- Meta do përfundojë keq

6 Mars 2020, 18:41Politika TEMA

Deputeti Ralf Gjoni, si ish- krahu i djathtë i Ilir Metës, në kohën kur ai ishte kryetar Kuvendi, ka komentuar “luftën” e presidentit me kryeministrin Edi Rama.

Ai është i bindur se kjo çështje “do të përfundojë keq”.

“Rama batutat i qan, shtetin nuk di ta bëj. Historia 20- vjeçare e dy shokëve socialistë, që herë duhen, herë urrehen me njëri-tjetrin, shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Kam frikë se do përfundojë keq kjo historia e dy shokëvë që nuk i bën aspak mirë Shqipërisë”, tha ai në një intervistë për Report TV.

Duke e vënë veten në vendin e këshilltarit të presidentit Meta, ai tha se nuk do i kishte rekomanduar që t’i dërgonte letrën komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, lidhur me ngërçin në Kushtetuese.

Ai thotë se shteti flet me anë të institucioneve, jo me anë të letrave.

“Do i kisha rekomanduar, që nuk i takon KE të merret me çështje të brendshme. Çfarëdo letrash që mund të shkruaj presidenti, nuk pijnë shumë ujë. Shteti flet përmes Parlamentit”, tha Gjoni.

Gjoni, ka komentuar edhe popozimin e bërë ditën nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sa i përket Reformës Zgjedhore.

Sipas tij, këto propozime nuk japin një zgjidhje të dy problemeve me të cilat përballen shqiptarët, që janë shit-blerja e votës dhe mosbesimi tek institucionet, teksa ka komentuar me ironi edhe senatin që Basha kërkon.

“Nuk e shpjegoj dot punën e Bashës. Nuk është në detyre, por ka pushtet se i ka hallet e veta në rregull, ndërron edhe shtëpi private duke qenë në opozitë dhe merr vilë. Nuk synoj unë atë.

Nuk mendoj që një dhomë e dytë do të zgjidhte hallin e madh, që është mosbesimi te institucioni i votës.

Këto probleme janë kryesore. Kush do jetë senatori i parë? Sali Berisha?! Sa shpresë jep opsioni i rehabilitimi i disa pleqve të politikës shqiptarëve.

Nuk e kam te mosha biologjike, por politike, se po të jetë për ashtu, problemi i listave tona kanë qenë kalamajtë.

Kemi të bëjmë me emra që kanë që nga 1990 në politikë, nuk është kjo alternativa.

S’e s’kuptoj pse duhet të vinte sot në mënyrë të befasishme ky propozim.

Ne flasim për hapje listash, këta flasim hajde bëjmë senat”, tha Gjoni.

14 komente në “Ish-këshilltari i Ilir Metës: Historia dy ish-shokëve Rama- Meta do përfundojë keq”

  1. Like says:

    Edi ka qene shok me kryehajdutin Like floririn?! Nje shprehje popullore thote: me thuaj me ke rrin (ke shok) te them se kush je. Llumi bashkohet me llumin. Prandaj ka kaq vite, ne pushtetin e socialisteve te Edi Rames, kryehajduti Ilir Meta u zgjodh president e ben sipas qejfit duke bere shantazhe parlamentit e vepron kunder interesave kombetare.

    1. Kelmendi says:

      Aspak e vertete, nuk kane qene asnjehere shok. Rama eshte i rritur me pikpamje dhe edukate te nje borgjezije te mesme, prirur nga interesa te qarta klasore. Edukumi i tij artistik dhe kulturor me prirje perendimore eshte nje arme e zgjedhur me shume vemendje per te justifikuar egoizmin dhe arrogancen e karakterit te tij.
      Si rrjedhoje Rama nuk mund te kete veçse perçmim ndaj Metes i cili fatkeqsisht vjen nga nje e kaluar primitive me interesa modeste, ludhur ngushte me butkuptimin bujko-blektoral dhe civilizim te kufizuar. Edukimi i Metes, si produkt i perzjerjes se kultures osmane me ide “komunistet” te perkthyera keq eshte thelbesor ne mardhenjet e tyre.
      Pra shkurt, kemi perball dike qe ka mare veset me te hidhura te perendimit kundrejt nje Erdogani te vogel
      Arsyeja pse “ndonjerehe jane shoke” eshte thjesht, ajo qe tashme te gjithe e dine; per fat te keq nje pjese e madhe e popullsise se Shqiperise (pra zgjedhesve) sidomos klasa e me pak ose aspak arsim, afrohet shume me mendesine e Metes

      1. Floriri says:

        Aspak e vertet? Do ishte e besueshme nese do te ishe vet Edi ose nje i afert apo shok/ koleg i Edit, ashtu sic ka qene Ralfi me Liken. Ne kete rast, Ralfi eshte me i besueshem kur pohon miqesine Edi-Like se Klementi anonim.

      2. Floriri says:

        Aspak e vertet? Do ishte e besueshme nese do te ishe vet Edi ose nje i afert apo shok/ koleg i Edit, ashtu sic ka qene Ralfi me Liken. Ne kete rast, Ralfi eshte me i besueshem kur pohon miqesine Edi-Like se Klementi anonim..

  2. res says:

    keq do perfundoj, likja ne burg dhe rama kryeminister prape.

    1. Doni says:

      As nuk ka dyshim.

  3. shushunjat 30 vjecare komunist e ne pun says:

    Gjoni i paska ren pikes basha fle gjum dhe do dhe senat ka mundsi te ket qen pergjumesh ,kurse likja me meten nuk po bejn me shum vjedhje prandaj i ka hyr sherri rama i thot metes ti ke vjedhur me shum un me pak pun legenash e zhulaqt e ktij populli te vuajtur e do vuajm po nuk i nxorem kto nga parlamenti

  4. Martin says:

    Me Sali Berishen si senatori i Pare ne Shqiperi, Ralf Gjoni i ka rene pikes;
    propozimin e ka deklamuar Basha por frymezimin per mua e ka dhene Berisha.

  5. ppa says:

    Ti Gjoni, mos bej poliikanin kompetent; po te ishe afer kesaj, Meta do te kishte perfshire ne krye te listes se LSI; megjithate edhe tani qe tu dha rasti, ne parlament, nuk ke shfaqur asgje, bile pavaresisht emrit me nuance perendimore , ne shume raste je sjelle si alabak.

  6. PO . PO says:

    Sa i shemtuar me duket ky palo burre preident edhe kur ngerdheshet !

  7. Grand says:

    Njerzit duhet te dijne se: ” njerzit i bashkon virtuti ose vesi ” – thote e shkruan Shakespires.

  8. Shefqet Cela says:

    BASHA QAN HALLIN E BUXHETIT DHE TE BORXHIT PRANDAJ KERKON AKOMA SHUSHUNJA SE NUK MJAFTON GJITHE AI PARLAMENT ME GJITHATO FAVOFRE!
    tHENE ME QARTE KERKON EDHE s E N A T O R E A VITA ( qe ti kemi perjete ne qafe rroge shume e jashte çdo ndeshkimi persa kane bere)

  9. Moisi Golemi says:

    Si Enver Hoxha me Koçi Xoxen.

  10. Filo says:

    Sot po e degjoj kete punen e senatit! E di pse eshte kjo ? Qe te shpetoje saliu, iliri, fatmiri e kompani nga burgu dhe sekuestrimi parave dhe pasurise duke i bere antare te senatit. Kjo mendje eshte kriminale dhe e pa riparueshme po te ndodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje