Shpërndarja e parlamentit, Ruçi i përgjigjet Metës: E mirëpres në Kuvend sa herë që ai dëshiron

6 Mars 2020, 12:26Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, foli për herë të parë për përplasjen e ashpër mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Ruçi u pyet nëse kjo përplasje mund të rrezikojë negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas kreut të Kuvendit, si Presidenti, edhe kryeministri, kanë të drejtë në vendimet që marrin, duke thënë se edhe kthimi i dy dekreteve të fundit nga Meta do të shqyrtohet me kujdes nga Kuvendi.

Si kryetar i parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve.

Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen.

I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin.

Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, tha Ruçi.

 

3 komente në “Shpërndarja e parlamentit, Ruçi i përgjigjet Metës: E mirëpres në Kuvend sa herë që ai dëshiron”

  1. Juliano says:

    Presidenti nuk do vije se ka pune, do autorizoje akademikun polic Lefter Maliqin, ku do shpalose gjithe aksionet qe populli shqiptar, nen komanden e maliqit dhe ta taqiqit do pushtojne institucionet ashtu sikur tha maliqi ne zgjedhjet lokale, qe do ti mbronte populli, dhe maliqi do kerkonte te zbythej nga deputetlleku dhe do kalonte, pergjegjes nderrese ne oborrin e presidentit. Maliqqq, berati ka fiqqqq.

  2. Me RROTE K… se Lefter Maliqi nuk gjen kollaj ne Rrethin e Beratit, me Byth-lepires i kategorise byth-palare, nje fshatari i nivelit maksimal te injorantit qe e njeh mire peruljen deri ne nivelin e brimes se B…, ndaj Ilir Metes, sepse ka qindra skandale, vjedhje e dhunime, te perbashketa me Ilir Meten ne Berat e Skrapar- Disa nga shoket me te afert si dhe nje pjese e fisit te Lefter Maliqit jane te perlyer aq shume ne vjedhje e dhunim pronash, sa i di gjithe Berati, por nuk ka “Ze” te flas nga frika e Bandave te LSI se Ilir Metes e Monika Kryemadhit.

  3. Agim says:

    Ruci esht nga laberia dhe di ti pres e ti perciell miqet por kryeplaku nuk i nje traditat e mikpritjes te shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje