Batutat e Ramës në shkollën profesionale: Goca s’ka këtu? Domethënë ju laj, thaj, njëri-tjetrin keni

6 Mars 2020, 11:59Politika TEMA
Batutat e Ramës në shkollën profesionale: Goca s’ka

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot ambientet e godinës së re të shkollës profesionale, Teknologji Informacioni, Elektro-Teknikë ‘Gjergj Canco’.

Gjatë vizitave në çdo klasë, Rama ka bërë batuta edhe me nxënësit e kësaj shkolle.

“Po goca s’ka këtu, pyeti Rama. Domethënë ju laj, thaj, njëri – tjetrin keni”, tha kryeministri, që shkaktoi të qeshura te të pranishmit.

Rama ka thënë se nxënësit e shkollave profesionale do të ftohen të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, duke u paguar plotësisht për punën e tyre.

“Na ndihmoni se s’kemi shumë punonjës të kualifikuar dhe e shënoni edhe në historinë  tuaj profesionale që keni ndihmuar”, tha Rama.

2 komente në “Batutat e Ramës në shkollën profesionale: Goca s’ka këtu? Domethënë ju laj, thaj, njëri-tjetrin keni”

  1. Sherbet says:

    Uaaa sa batute domethenese
    Bravo gazetarit qe e kapi si detaj!

    palla kari

  2. Al says:

    Ti cojme me zor dmth….ik o batutaxhi lagjeje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje