Lefter Maliqi leksione ndërkombëtarëve: Distancohuni nga Edi Rama se atë do ta shporrim, Meta dhe Kryemadhi janë partnerët ku duhet të besoni

6 Mars 2020, 13:30Politika TEMA

Deputeti Lefter Maliqi doli në një deklaratë publike nga Kuvendi ku i bën thirrje ndërkombëtarëve të distancohen  nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij partnerët më të besueshëm në vend janë presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Ndërkombëtarët duhet të distancohen.  Po merr në qafë fatet e vendit.  Ka mashtruar, kriminalizuar vendin dhe po e shpopullon vendin. Të nderuar ndërkombëtarë dhe seli diplomatike. Shikoni realitetin si është. Mos i besoni Edi Ramës.

Maliqi tha se Rama duhet “shporrur” dhe bëri thirrje për vijimin e protestave.

Lefter Maliqi: “Ky kryeministër duhet shporrur një herë e mirë. Ka dëme e mëkate të mëdha ndaj miqve dhe SHBA. Ne duhet të shporrim këtë të keqe të madhe dhe të çlirojmë elektoratin e PS. Ka shkatërruar reformën elektorale.”

“Në manifestimin e 2 marsit pamë edhe flamurin amerikan. Në Protestë pamë edhe flamurin amerikan, sepse Amerika mbetet djepi i demokracisë, kulturës etj. Shqiptarët e kanë treguar se duan Amerikën, sepse mbajnë në zemër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj dhe shpresoj që ambasada amerikane dhe të tjerë ndërkombëtarë të njohin realitetin dhe mos besojnë ca ministra kukulla që kanë marrë peng këtë vend. Ky njeri që sot drejton vendin ka mashtruar shqiptarët ka 7 vjet. E dimë se ka vjedhur votat me dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. Ndërkombëtarët të distancohen nga Rama, sepse ai vetëm mashtron. Ai do vendos rendin në 100 ditë, por kemi vetëm gjoba, vrasje me spajper etj duke njollosur Shqipërinë. Gënjeu për reformën në arsim, gënjeu për vendosje të rendit. Ka kapur cdo institucion. Rama është mosmirënjohës. Zaptoi të gjitha me zgjedhje lokale. Ky njeri nuk donte prindërit e vet, arrestoi shokët e vet, futi kriminelët në politikë, futi deputet me pranga në duar, për vrasje në Europë, trafiqe etj. Ky njeri vetëm aktron, ka kanabizuar vendin. Të nderuar ndërkombëtarë, ky është realiteti dhe shihni realitetin në sy”, tha Maliqi.

Lefter Maliqi nënvizoi se Rama sot nuk ka mbështetje dhe se nëse thërret njerëzit të dalin në shesh, nuk grumbullon dot më shumë se 2000 vetë, ata që janë të komanduar nga ai.

Për herë të parë, mijëra shqiptarë dolën në shesh në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes së vendit. Kjo ishte besëlidhja e shqiptarëve e datës 2, ku uragani popullor u pa dhe u bashkua. Kemi edhe një besëlidhje tjetër të bandave, krimit, e me radhë. Nëse ky mashtruesi i shqiptarëve do të bënte tubim, pa marrë pjesë administrata, do të vijnë vetëm ata që ka komanduar vetë. Rama pas vetes vetëm banditë, oligarkë dhe maksimumi 200 veta mund të mbledhë. Kjo është një bandë që po drejton vendin”, deklaroi Maliqi.

Më tej, Maliqi ka renditur edhe disa nga mëkatet e kreut të qeverisë.

“Kush është ky, që thotë se Vangjush Dako edhe nëse futet në burg, do të shkojë ta takojë. C’është ky njeri që ka shkatërruar edhe reformën elektorale. Rama po poshtëron PS, jam zhgënjyer edhe unë si socialist. PPP janë skandale dhe vjedhje. Janë vjedhje dhe prandaj ikin 400 mijë vetë nga Shqipëria. Ky njeri i papërgjegjshëm që nuk njeh as familje, asgjë. E bëri Kongresin e PS në kongres fasadë të bashkëshortes, kjo është Rilindje e fëlliqur, nga e cila duhet të distancohemi. Socialistët e zhgënjyer duhet që të ngrihen dhe të ketë protestë. Kruhet nga balli i skuqur, mbase nga fakti që nuk pranon shumë gjëra. Edi Rama ka oligarkë rreth vetes. Ky me vetting bën shantazh ndaj policëve. Janë mbushur burgjet me njerëz, ndodhin vrasje me snajper në qytetin e Mirditës, trafiqe kudo. Duhet t’i bashkohemi manifestimeve të presidentit sepse i shërben vendit. Në vend ka krizë në vend e duhet të vazhdohet me protesta. Ta largojmë këtë njeri”, u shpreh Maliqi.

31 komente në “Lefter Maliqi leksione ndërkombëtarëve: Distancohuni nga Edi Rama se atë do ta shporrim, Meta dhe Kryemadhi janë partnerët ku duhet të besoni”

  1. NOC RROKU says:

    Doli dhe ky numrori i topit,po kur i duket vetja dhe i mencem dhe trim.Ne kohen tone,kete se mernin as per roje stallash

  2. Toni says:

    Lefter tu befsha fere pij ilacet ketë here

  3. Mefter Lafiqi says:

    O kokcepsh po nuk rrin dot pa folur. Kur te mbarosh pun si deputet , roje shkolle ne Otllak do besh.

  4. h says:

    Perse janë përqëndruar kaq shumë injorantë në shqipëri ???

    1. Aspirantja says:

      se gjithe te zgjuarit moren rruget e botes dhe bene prokopi fale zgjuaresise se tyre. aty ka te zgjuar plote po ste lene budallenje si ky te beshe para, se u blete the b…a dhe goja. mjere.

  5. shoku says:

    Vetem duke lexuar titullin dhe keto dy pak rreshta e kupton se Ky eshte Lefter Maliqi Koketuli.

  6. Latif Qyramidhja says:

    Edhe ky budallaj na duhet, sa shume na jan shtuar budallenjet dhe te ter paguhen nga taksat tona. O Lefter tu befshim ferr ktheje mendjen nje her se te ka mare ere mender, m.ut.

  7. Gjenerata 1964 says:

    Presim ne te behet ky vend me debila.

  8. zana says:

    Lefter Maloqen eshte humbje kohe njkosisht dhe inteligjence
    imagjinoni cfare harbut ligjevensi eshte
    thote qe Ilir Meta dhe Monika
    te udheheqin shqiperin o zot
    ku ska femije ne ate vend qe nuk
    mallkon kete familje kriminelesh

  9. Shqiptari Ilirise says:

    Sigurisht,për deri sa organin më të lartë të një shteti,ne shqiptarët e kemi katandisur gjatë 30 vjetëve që të futen e të ligjërojnë,injorantë,birbo,mashtrues,karagjozë,analfabetë funksionalë të tipit,Paloka,Strazimiri,Saliani,Noka,Ndoka ….e tj,e tj,normal që do ketë vend edhe për këtë katundar sharlatan,injorant xhahil e të pa besë i quajtur mender jush, Lefter Maliqi.

  10. Pyka says:

    Kapppppterrrr Mallitqi….hahaha

  11. Hessen says:

    Hahahahahahahaaaaaa Hahahahahahahaaaaaa Hahahahahahahaaaaaa…!

  12. ..... says:

    O Lefter Lefteri meder me then na henksh mutin ti monika dhe koke lopa e cepanit.

  13. gess says:

    ore ju nuk e kuptoni Lefterin, Lefteri nuk do ti leje vetem Liken dhe Monen ne Reç te Shkodres, do edhe ai te jete prezent atje.

  14. Arben says:

    Lere politiken e vazhdo zanatin e policit zoti z.Lefter.Jep kotributin per vendin tend aty ku je shkolluar e trajnuar. Fjalet e medha lerja zyres se presidentit. Deri tani vetem boksiere e gallatgji ka nxjerre ne foltore.

  15. SHQIPE-ETNIKE says:

    @@Lefter Lefteri NE EMER TE POLULLIT JE I DENUAR ME VDEKJE..te Qifsha Motren..SHQIPERIA NUK ESHTE E LIKE FLORIRIT, as edhe e nje Buce Monika Karakurves…SHQIPERIA ESHTE E SHQIPETAREVE…..
    Lefter Lefteri..JE NE LISTEN PER TU VARUR Se Bashku me Ilir Meta…lol

  16. Tiranasi2020 says:

    Pupu ca turpi del dhe ky trangull ne konference shtypi dhe transmetohet ne te gjitha tv.

  17. Andej nga fshati im i thone nje fjale “ PLaç moj vër ça ke bër”

  18. Likja says:

    Lefter Lefteri , je i denuar te mbetesh bisht i te tjereve, tani edhe po e dredh mbasi lepive kembet e Berishajve, je hedhur ne preherin e “aristokracise” Meta. Se keni problem ju nga fshatrat e Beratit ta tundni dybekun .

  19. Atdheu says:

    Ja edhe nje budalla me shume….. asnje koment me teper.

  20. zoga e vodices says:

    O Sali tu befsha fere merr pushtetin dhre nje here kendonte dikur ky koqja i lapardhasedhe tani i ka hyre vetja ne qejf dhe mendon se tani eshte bere qytetar dhe eshte me i mencmi i fshatit dhe jep mend por vetem per fshataret dhe i duket se fshatari i cepanit jakalon pak fare nga mencuria prandaj mendon se ai i cepanit sebashku me kete te laradhase do te jen dy shtyllat ku mund te mbeshteten nderkombetaret si zgjidhje e vetme per shqiperine prandaj theras rofsh o maliq dhe na lenc prapa.

  21. ?????? says:

    Ik ore byht lepires i qelbur

  22. Deputeti says:

    Ska faj Leftria, kur u be deputet lloj lloj bole.

  23. faro says:

    Mjer Shqipëria, kur ka mbetur të pres të ardhmen edhe nga mendimet e këtij, madje, si parlamentar!

  24. Ali Pazari says:

    Edhe Lefter edhe Maliqi……pra edhe Kar edhe Hajdar…Allah..Allah..

  25. Shefiko seksi says:

    Une mendoj te shpallet emergjenca kombetare deri sa te pastrohet shteti injoranca nga lefter maliqat.
    Urgjent nje provim ne shtet per te zbuluar sa e larte eshte perqindja

  26. Ar2r says:

    po kthehet ne gallate gjithe kjo histori fatkeqe per shqiptaret diskuton dhe Lefretia

  27. Raul says:

    O Lefter Lefteri o pleher e leshelise se Nafije Dybekut, do fillosh pune si badidard pas zgjedhjeve te 2021 ne haremin fashist te Jales.

  28. Arifi says:

    O lefi! Qe je bythlepires e di ter qarku Beratit. . O shoku (polic &fshatar bashk) nuk ha me buk me asnje parti . Flije mendjen .nuk ti hedh me njeri quret me 1 llaf.

  29. Koba says:

    Je kthyer me Hajdutet ,po kur tu veje Prangat SPAK çfare do te thuash ???Loqe I ures Vajgurore

  30. Klodi says:

    Njeriu me top, Lefteris Maliqisi. Ka filluar te behet majaselli sa meta ne kembe, s’ke faj, kjo OFL, thone se ka zbritur ne Berat. Paç fatin e metes, o polici devodshem i rrefhimit te presidences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje