Degradimi i Ronaldinhos: Nga bigamia e festat e shfrenuara me femra, te miliona euro borxhe, konfiskimi i shtëpive dhe pasaporta false…

7 Mars 2020, 18:33Sport TEMA
Degradimi i Ronaldinhos: Nga bigamia e festat e shfrenuara me femra, te miliona

Ronaldinho ishte një prej gjenive modernë të futbollit. Ish-sulmuesi brazilian, ende vetëm 39 vjeç, fitoi dy herë çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” nga FIFA, si dhe një “Top të Artë”, në kulmin e fuqive të tij. Teknika e përsosur, truket, driblimet, golat e bukur e shoqëruan eksperiencën e tij në “Camp Nou”, në ato pesë vitet që luajti me Barcelonën. Por, pasi u tërhoq zyrtarisht nga futbolli i luajtur në vitin 2018, jeta e ikonës braziliane ka dalë jashtë kontrollit.

Nga akuzat për “bigamy” (vepra penale e martesës me dikë, ndërsa është martuar tashmë me një person tjetër), miliona dollarë borxhe, pasuria e tij e konfiskuar…, Ronaldinho ka pësuar një shkatërrim trishtues jashtë fushave të blerta. Dhe tani, skandali i radhës. Ai po hetohet se ka hyrë në Paraguaji me një pasaportë të flasifikuar.

Bigamia

Me kalimin e viteve, Ronaldinho simpatik nuk ka pasur asnjë problem për të tërhequr femrat e bukura. Në vitin 2018, ai u detyrua të mohojë pretendimet se ishte martuar me dy gra në të njëjtën kohë (bigamy). Gazeta braziliane “O Dia” zbuloi në mënyrë sensacionale se Ronaldinho duhej të martohej me dy të dashurat e tij, Beatriz Souza dhe Priscilla Coelho.

Thuhej se ua kishte dhuruar unazat e fejesës dy bukurosheve dhe ceremonia e martesës do të zhvillohej në rezidencën e tij prej 5.5 milionë eurove në Rio de Janiero. “Bigamy” është e paligjshme në Brazil dhe mund të dënohet deri në gjashtë vite burg. Megjithatë, Ronaldinho tha se raporti mediatik thjesht nuk ishte i vërtetë. “E gjithë bota po më telefonon nga ky lajm, por unë nuk do të martohem, – u tha ai gazetarëve. – Kjo është gënjeshtra më e madhe”.

Divorcet 

Menjëherë pas ekspozimit ndaj problemeve jashtë fushës, Ronaldinho u nda me Priscilla, pas gjashtë viteve së bashku. Ajo filloi një proces gjyqësor për t’i marrë një pjesë të pasurisë prej 70 milionë euro. Nëna e saj, Maria Aldenice dos Santos, foli asokohe për marrëdhënien trepalëshe të së bijës: “Ronaldinho kishte dhomën e tij të gjumit për veten dhe Priscilla, ndërsa një dhomë tjetër gjumi funksiononte për të dhe Beatriz. Ato nuk do të ishin kurrë bashkë në të njëjtin shtrat. Një ditë do të ishte Priscilla dhe të nesërmen Beatriz. Ai iu jepte të dyjave të njëjtën sasi parash që shpenzonin çdo muaj po ashtu të njëjtat dhurata. Një here, Ronaldinho iu bleu të dyjave orë Rolex”. 

Maria shtoi se Priscilla kishte duruar shumë deri në fund të vitit 2018, kur u largua nga Ronaldinho: “Vajza më tha se Ronaldo kishte filluar të shkonte rregullisht në “party”, duke i kaluar netët atje, ndërsa ajo qëndronte vetëm në shtëpi. Pastaj gjeti mesazhe midis Ronaldos dhe femrave të tjera në celularin e tij. Beatriz nuk ishte në shtëpi në atë moment, kishte shkuar të kalonte Krishtlindjet në Londër. Bija ime u përball me të, por ai nuk donte të fliste. Ronaldinho hipi në makinën e tij dhe vajza e ndoqi, duke i thënë se nuk mund të largohej pa folur dhe sqaruar. Ajo kaloi tri ditë e mbyllur në dhomën e gjumit, pa ngrënë, duke u përpjekur të fliste me të, duke pritur që të kthehej. Pastaj, ajo vendosi që kjo nuk mund të vazhdonte më. Mori valixhet e saj dhe erdhi në shtëpi”.

Sekuestrimi i makinave dhe pikturës së shtrenjtë

Në vitin 2018, kur nisën problemet e tij financiare (gjobat nga gjykatat), prokurorët ia bastisën shtëpinë Ronaldinhos për të sekuestruar pasuri, përfshirë koleksionin e makinave dhe një pikturë të shtrenjtë. Një muaj para bastisjes, gjykata i konfiskoi pasaportën, që të mos largohej nga Brazili, por u zbulua se kishte vetëm 9 euro në llogarinë e tij. Pra, nuk ishte në gjendje të shlyente një borxh të grumbulluar në kurriz të tij. Oficerët e policisë i sekuestruan dy makina BMW dhe një Mercedes-Benz, në përpjekje që të rikuperonin fonde për të shlyer gjobën.

Po ashtu, iu mor një pikturë e shtrenjtë e Andre Berardo nga një shtëpi në pronësi të familjes së Ronaldinho, në Porto Alegre. Sipas Ministrisë Publike Braziliane, vëllai i ish-lojtarit, Assis Moreira, dhe Instituti “Ronaldinho Gaucho”, i cili ndihmon fëmijët dhe adoleshentët, u shpallën fajtorë për dëmtimin e mjedisit nga Gjykata e Drejtësisë e Rio Grande do Sul, më 2013. Ata kishin prerë pyllin vendas dhe kishin tjetërsuar një sipërfaqe toke pa licencë. Gjoba për këtë shkelje u raportua afro 2 milionë euro.

57 prona, që nuk mund të shiten

Verën e kaluar, Ronaldinhos u tha se iu bllokuan 57 prona. Po kështu, iu sekuestruan dy pasaportat, braziliane dhe spanjolle. Borxhi i tij i mëparshëm për dëmtimin e mjedisit mbeti i papaguar dhe ishte rritur në 2.3 milionë euro. Për më tepër, Ronaldinho thuhet se po ndiqej nga kreditorët, që kërkonin të rikuperonin 1.72 milionë euro borxhe të tjera, sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”. Avokati i Ronaldinho mohoi se pronat e ish-lojtarit ishin të sekuestruara, por i tha “Folha de S.Paulo” se nuk mund të komentojë detajet e çështjes për shkak të sekretit gjyqësor.

Turpi i ri

Ronaldinho aktualisht po mbahet nga policia në Paraguaji, me dyshimin se ka përdorur pasaportë false për të hyrë në këtë vend. Policia kontrolloi në hotelin ku po qëndronte me vëllain e tij, në Asuncion, dhe zbuloi dokumentet false të identitetit. Ministri i brendshëm i Paraguajit, Euclides Acevedo, i tha “ESPN Brazil” se dy vëllezërit nuk ishin arrestuar, por po hetosheshin. Ata thuhet se po bashkëpunojnë me autoritetet dhe mohojnë çdo keqbërje. Ronaldinho kishte udhëtuar në Paraguaji për të promovuar një libër dhe një fushatë për fëmijët pa prindër. Ky është turpi i fundit në kapitullin e jetës së Ronaldinho, që ka pasur më shumë kthesa të tilla skandalesh se në një nga driblimet e tij të famshme magjike.

5 komente në “Degradimi i Ronaldinhos: Nga bigamia e festat e shfrenuara me femra, te miliona euro borxhe, konfiskimi i shtëpive dhe pasaporta false…”

  1. loni says:

    Evgjiti gjeti kos dhe leu bythen.

    1. Tani says:

      Edhe i bardhi kur bie në kos, po njësoj e lyen B***. Rracizmi nuk ju bën më të mirë, përkundrazi tregon që truri juaj është tepër i vogël për të kuptuar jetesën në diversitet dhe mbi të gjitha që të gjithë individët janë njësoj qofshin të kuq, të verdhë të zinj, të bardhë apo bezhë.
      Këtu problemi shtrihet në sferën e edukimit financiar. Sportistët, po edhe si shumë kategori të tjera profesionesh milionaprurës (këngëtarë, aktorë,etj) nuk kanë edukimin e duhur financiar për të administruar siç duhet pasurinë e tyre. Kjo kategori, po edhe si ato të tjerat vijnë nga shtresa të varfëra dhe varfëria është e injektuar në tru, si rrjedhojë sjelljet përballë parasë janë sjelljet e një të varfëri: shpenzim pa hesap dhe të palogjikshëm, mos menaxhim i saj, mungesë kulture në investimin e tyre, etj. Pra, duke mos pasur edukim financiar, këto kategori që vijnë nga shtresa modeste të shoqërisë shkojnë prapë aty ky ishin në mënyrë ciklike. Vetëm të varfërit shpenzojnë pa kufi për t’u dukur, për veshje, për të ngrënë e për të pirë, për të bërë jetë luksi, etj. Të pasurit nuk vuajnë nga këto problematika se kanë edukimin e duhur financiar sesi të mbajnë dhe administrojnë paranë dhe si të krijojnë para nga paraja. Edhe aty ku duket sikur shpenzojnë, mos harroni se % e shpenzimit të tyre në raport me miliardat e vena është mëse normale. Shikoni multimilarderin amerikan, Warren Buffet që zotëron një pasuri prej 77 miliardë dollarë dhe që jeton në një shtëpi të thjeshtë që e ka blerë që në 1958 për afro 30 mijë euro, me një makinë të thjeshtë dhe bën jetë normale. Ai dhe fëmijët e tij. Dhe është një nga kokat e investimeve financiare në SHBA. Ndaj i varfri sado milarder të bëhet do të shkojë gjithnjë në pikën e nisjes për sa kohë s’do të ketë edukimin e duhur financiar. Fatkeqësisht, kjo i ka ndodhur edhe Ronaldinjos…

  2. Jo per gje... says:

    Ra evgjiti ne kos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje