Skënder Gega ka dhënë një prononcim të gjatë për “Supersport”, ku ka folur për emocionet e titullit kampion te Partizani dhe jo vetëm.
“I kam riparë shumë herë sepse janë kujtime pasi për mua kanë qenë të veçanta pas një viti të lodhshëm dhe me presione të sezonit.
Kanë qenë lot gëzimi dhe nuk i kontrolloja dot dhe e kam përjetuar në mënyrë më të mirë.
Vazhdoj akoma ta kujtoj dhe në momentin që ra bilbili doja t’i përqafoja të gjithë me radhë tifozët që erdhën drejt meje. Gjithmonë jam munduar të jap respekt për të gjithë te Partizani dhe ai qe viti i këtij grupi që edhe unë kam qenë pjesë.
Gjithë vitin u mundova të isha i përmbajtur pasi duhet të reflektohej edhe te ekipi. Nuk shfaqja asnjëherë momente negative te skuadra gjithë sezonit, tregoja vetëm gjëra pozitive. Familja është frymëzim për të gjithë dhe janë ata që gëzohen të parët për suksesin tënd”.
Marrja e drejtimit të Partizanit?
“Shqipëria është vendi i parë që vij për pushime dhe jam kontaktuar nga Eduart Prodani dhe kemi folur gjatë dhe ideja ishte përse të mos kontribuoja. Unë kam qenë ai që kam kontaktuar presidentin dhe kemi folur shumë pak. Pas 3-4 ditësh kemi shtrënguar dorën dhe nuk më vunë asnjë lloj objektivi si presidenti Demi, por edhe drejtori Rama. Unë pashë te ambienti që kishte humbur besimi. Gjeta një grup që për mua bënin shumë punë. Problemet e Skënderbeut na futën në kupat europiane.”
Presidenti?
“Me Demin shtrënguam dorën dhe ia lamë gjithçka kohës. Me Demin shtrënguam dorën dhe ia lamë gjithçka kohës. Kur kam ardhur trajner kam biseduar diccka dhe më ka thënë do ta kesh mbështetjen time dhe nuk ka ndërhyrë kurrë. Më ka thënë se ana financiare nuk do të mungojë.
Arsyeja që nuk kam drejtuar në Shqipëri ka qenë familja ime që ndodhet larg. Kisha një ëndërr të afrohesha dhe ishte një ambient i mirë dhe pa presion.
Gjeta një grup që per mua donin shumë punë, pa ofenduar askënd. Problemi ishte t’i jepej besim që edhe pse u eliminuan nga kupat e Europës t’i tregonin që po fillonte diçka e re edhe pse ne si shqiptar jemi pak të padurueshëm.”
Marrëdhënia me Olsi Ramën?
“Nuk kam krijuar probleme dhe jam munduar të vë arsyen dhe jam bashkëpunues kudo ku kam punuar. Kam ca rregulla dhe kam ca parametra dhe për asnjë lloj arsye nuk do t’i shkelja.
Me drejtorin Rama njihemi kohë më parë sepse kemi qenë sportistë. Kam pasur mbështetjen e tij për të ardhur te Partizani dhe kemi pasur një bashkëpunim të mirë sezonin e kaluar.
Në mënyrën se si ai e shikon futbollin, Rama është drejtor i klubit ku ka një kontribut të madh.
Unë jam munduar gjithmonë të mbaj pozicionin e vetë dhe nuk kemi pasur konflikte, por mendime të ndryshme. Kjo nuk ka penguar për të bashkëpunuar dhe secili të jap kontributin e tij në punën e vetë.
Kam dëgjuar dhe lexuar shumë fjalë, por nuk kemi patur konflikte, ndoshta mendime të ndryshme për disa gjëra, por kjo nuk na ka penguar që të arrijmë qëllimin, që unë të shkoj në punë e të bëj atë që dua.
Nuk mund të them më tepër, sepse kam dalë kampion, nuk kam bërë asnjë dëm. S’kam pse e gjykoj veten.“
Ndërprerja e bashkëpunimit:
“Kam zgjedhur një mënyrë që të punoj e të mos flas shumë. Gjërat e mia mendoj se më përkasin vetëm mua. Doja të vazhdoja, kisha besim, kisha projekte. U krijuan disa gjëra që për arsyet e mia personale nuk mund ta vazhdoja bashkëpunimin.”
Arsyet e divorcit: “Njeriu kur punon ka edhe diskutime, edhe mosrënie dakord. Për aq kohë sa kam qenë, isha i drejtpërdrejtë, qoftë me drejtorin Rama apo me çdo person që ka punuar aty dhe ka qenë pjesë e këtij projekti.
Gjatë gjithë vitit jam munduar që edhe ato gjëra që nuk më kanë pëlqyer, t’i mbaj për vete, të mos i shpërndaj. Kurrë nuk kam shkuar te presidenti Demi për t’u ankuar për ndonjë lojtar apo pjesëtar të stafit.
Çdo gjë kam dashur ta mbaj për vete dhe ta kaloj, sepse kisha besim se do t’ia dilja. Unë ju them të vërtetën, ajo që ka thënë presidenti Demi është e vërtetë. Duhet të jemi të ndershëm.
Unë i kam kërkuar presidentit Demi pas një bisede me drejtorin Rama që të largohem. I kam dhënë një arsye personale presidentit, nuk ka këmbëngulur sepse më ka besuar.
Ka zgjatur shumë pak biseda mes nesh, jemi ndarë si miq. I kam dhënë dorën dhe në asnjë moment nuk kam hapur biseda për të shfaqur pakënaqësinë apo se çfarë ka ndodhur. Në atë kohë ashtu e kam menduar, që të largohesha, kështu që duhet të ngelet tillë.
Nuk dua të akuzoj njeri, jam në atë moshë madhore që t’i bëj zgjedhjet në mënyrën time dhe për të mirën time. Dua të lë kujtime të mira, rëndësi ka që ne ia dolëm. Në moment që largohem nuk dëshiroj që gjërat të shkojnë keq. Në Shqipëri jam kthyer para disa ditësh, por nuk ka patur asnjë qëllim për të sfiduar apo për të pritur dështimin e dikujt.”
Ky s’është Partizani im
“Ky ekip nuk është imi, nuk është imi për dy arsye të rëndësishme dhe thelbësore. Unë nuk jam trajner e përderisa nuk jam trajner, nuk kam asnjë lloj përgjegjësie dhe asnjë lloj merite. Jo për ta anashkaluar dhe për të dalë i larë, por me dëshirën e mirë për të parë që Partizani të shkojë më mirë.
Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që u gabua që u prekën themelet e asaj që ishte ndërtuar. Në konceptin tim, e shoh një ekip futbolli si një shtëpi që ndërtohet pa hile, ndërtohen me themele të forta ose me kolona të forta.
Është e vërtetë dhe statistikat flasin: u prish ai ekuilibër, ajo mënyrë loje. U prish sepse është e drejta e trajnerëve që kur vijnë kanë filozofinë e tyre, shprehin garanci për ata që sjellin. Se sa në gjendje kanë qenë për t’i njohur me shpejt lojtarët nuk e di, por statistikat flasin. Nuk kali dhje ekipi që kishim me performancën që ne kishim me atë ekip.”
Vec Respect per tropojanin Gega, Tamam Fisnik.
Rrofsh Vella!!