Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e djeshme në Guinea. Klubi i futbollit Etoile de Guinee, ka pësuar një aksident tragjik, nga ku kanë mbetur të vdekur 8 futbollistë.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Mamou. Etoile de Guinee po udhëtonte drejt Kankanit, ku ekipi kishte ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Një ngjarje vërtet e rëndë, që në Guinea regjistrohet për herë të dytë brenda shumë pak muajsh.
Në fund të muajit janar, u regjistruan tre viktima në një tjetër aksident, ku u përfshi ekipi i Wakriya AC.
Mos more ç’na gjeti!!!