Pas frikës së madhe, e ëma e Ronaldos qetëson të gjithë

5 Mars 2020, 18:12Sport TEMA

Dolore Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka kaluar tronditjen e madhe të pësuar përpara dy ditësh, kur edhe u shtrua me urgjencë në spitalin e Madeirës për shkak të një ishemie, trompoze dhe mpiksje gjaku, që mund t’i merrte jetën.

“Jam shumë mirë tani dhe po e kaloj! Shumë shpejt do t’i kthehem rutinës ditore, dashtë Zoti! Kalova një moment jo të lehtë, por isha me fat.

Ndjej të falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar dhe mbështetjen që kanë shfaqur”, ishte thelbi i mesazhit të gjatë që Dolores kishte publikuar në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje