Pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e Komitetit Olimpik Italian, kanë nisur të qarkullojnë zërat e para në lidhje me faktin se e gjithë Serie A, nga këtu deri në fund të sezonit, të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Këtë do ta vendosin krerët e Ligës Italiane, teksa gazetari i “Sky Sport” foli edhe për ndeshjen mes Milanit dhe Genoas, që duhet të ishte luajtur fundjavën që kaloi.
“Vendimi që për momentin është marrë në konsideratë është që të luhet java e fundit që nuk u zhvillua për 10 skuadra, mes të shtunës dhe të dielës së kësaj fundjave, në mënyrë që të vendoset në një linjë kampionati! Me shumë mundësi, sfidat do të luhen me dyer të mbyllura të gjitha”.