Goldi Halili: Pas 6 vitesh humbjesh në derbi, tani themi…”manita”

4 Mars 2020, 15:17Sport TEMA

Vajza e presidentit të Tiranës, Goldi Halili, ka folur në lidhje me klubin dhe organizimin e tij, pasi ka këtë detyrë tek kryeqytetasit.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Goldi ka folur edhe në lidhje me piroteknikën, duke u shprehur se duhet të lejohet në stadiumet shqiptare pasi është art. Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe një thumbim në lidhje me Partizanin.

“Tirana është pjesë e ADN-së sime, por njëkohësisht edhe tifoze e Juventusit. Nuk është se kam parë ndonjë tjetër që mbështet Tiranën dhe nuk është me Juventusin (qesh).

Në stadium duhet të shkosh vetvetja, nuk kemi pse ta objektivizojmë figurën tonë. Disa të lyera, disa të palyera, disa me taka dhe disa pa taka. Duhej të shkojmë ashtu ndihemi, pa korniza.

Kështu më ka thënë edhe gjyshja ime më ka thënë që në vitet 65-70 ne shkonim në stadium dhe ndiqnim ndeshje.

Do të ishte mirë që të kishte edhe një stadium të dytë kryeqyteti, të zhvillohej edhe Selman Stërmasi. Kështu do të afronim edhe tifozë të tjerë, jo vetëm ultrasit. Pavarësisht se “Tirona Fanatics” është grupimi më i mirë i tifozëve dhe sollën Tiranën në jetë. Piroteknika nuk është vandalitet, por mënyra e të bërit art.

Hajde që të krijojmë një mënyrë që ta legalizojmë këtë gjë. Në ndeshjen ndaj Partizanit ishim lodhur që të bënim diçka ndryshe. Unë qaj, ka momente që bërtas dhe ka momente të tjera që hidhem që të përjetoj emocionet. Pas 6 vitesh humbje në derbi mund të themi manita”, ka thënë Goldi.

3 komente në “Goldi Halili: Pas 6 vitesh humbjesh në derbi, tani themi…”manita””

  1. vjeshta says:

    Cfarë kar emrit ke?
    A nuk të vjen turp kur të thërrasin????
    Është emër qenushi ????

  2. endi says:

    Normale qe tifozet e Tir()nes jane dhe me Juven
    2 skuadrat super hajdute dhe te perkedhelura ne te dy vendet.

  3. Qytetar says:

    Goldi,i bëni fajde Dukës që pranoi lekët e babit(shpresoj mos jeni harxhuar shumë) se prapë të tretët nga fundi do ishit. Apo i keni premtuar ndonjë nga terrenet e klubit për pallat? Se Partizanit dhe Dinamos ja u morën ku me dhunë e ku me tjetërsime pronash.
    Lërini përrallat me Egbon si të dërguarin e Perëndisë në tokë që të dilnit në dritë ju Tironcat. Edhe një këshillë tjetër, përveç tironçes mëso të flasësh Shqip. Si të thoshte babi kur ishe e vogël, ik se ta futa nji pesçe (ose lapër) apo, ik si ta futa nji manita?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje