Ulet TVSH për sportin: Investimet e klubeve do tatohen 6%

3 Mars 2020, 15:47Sport TEMA

TVSH për investimet në Infrastrukturën sportive do të tatohen me 6 përqind.

Kjo përfshin si punimet për ndërtimin e investimeve shtetërore në sektorin e sportit ashtu dhe ato që bëhen nga klubet dhe federatave sportive.

Qeveria ka dërguar në parlament një projekligjt ku parashikohet reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar pikërisht për investimet në infrastrukturën sportive. Kjo bëhet me qëllim mbështetjen, nxitjen dhe zhvillimin e sportit.

Aplikimi i shkallës së reduktuar të Tatimit mbi vlerën e e shtuar lejon, zbritjen e shumës së TVSH-së, së cilës i njihet e drejta e zbritjes.

Pra, furnizuesit e punimeve të ndërtimit, ndonëse do të llogarisin TVSH–në në shitje prej 6 për qind për punimet e ndërtimit për infrastrukturën sportive, do të zbresin të plotë TVSH-në e paguar prej 20% për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në funksion të këtyre punimeve.

Nuk ka një llogaritje se sa është efekti negativ në buxhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje