Tronditet Cristiano Ronaldo, merr lajmin e hidhur nga mamaja

3 Mars 2020, 12:04Sport TEMA

Pas luftës me kancerin e gjirit, nëna e Cristiano Ronaldos duhet të përballojë një tjetër sëmundje të rëndë.

Dolores Aveiro ka pësuar goditje në tru (iktus, hishemi) këtë mëngjes dhe është hospitalizuar në Funchal të Portugalisë.

65-vjeçarja Aveiro është një ndjekëse besnike e djalit të saj. Ajo është shtruar në spital dhe gjendet në njësinë e kujdesit intensiv.

Mediat portugeze, të cilave iu referohet edhe “Marca” sigurojnë se ajo është e qëndrueshme dhe e vetëdijshme, por, siç ndodh shpesh në këto raste, kalimi me sukses i hemoragjisë cerebrale varet në të paktën 12 orët e ardhshme. Thënë ndryshe, rreziku fatal ekziston në masë të madhe.

Çfarë është iktusi (hishemia) – Iktusi është një dëmtim i trurit, që ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru, papritur ndërpret pengimin e një arterie (goditje ishemike), ose rrallë për shkak të ndarjes së tij (goditje hemorragjike).

Pa një ndërhyrje të menjëhershme (në orët e para të sulmit), që sjell oksigjen në pjesën e prekur, neuronet fillojnë të vdesin. Kjo mund të çojë në paaftësi serioze dhe madje edhe vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje