Presidenti i Interit sulmon ashpër Ligën: Dal Pino, një palaço, për turp!

3 Mars 2020, 09:24Sport TEMA

Marrëveshja e parë, e arritur midis “Lega Calcio” dhe FIGC për menaxhimin e ndeshjeve të shtyra për shkak të “Coronavirus”, nuk e kënaq Interin.

Presidenti zikaltër, Steven Zhang, shprehu gjithë pakënaqësinë e tij, duke goditur Paolo Dal Pino. Numri një i Interit përdori profilin e tij në Instagram për të shfryrë gjithë zemërimin e tij kundër presidentit të Ligës: 

“Të luash me kalendarin dhe ta vendosësh gjithmonë shëndetin publik si një çështje dytësore. Ju jeni ndoshta kllouni (palaço) më i madh dhe më i zi, që kam parë. 24 orë, 48 orë, 7 ditë?

Dhe çfarë tjetër? Cili do të jetë hapi juaj tjetër? A po flisni për lojë të ndershme dhe sportivitet? Nëse nuk mbrojmë sportistët dhe trajnerët tanë, por kërkojmë prej tyre të luajnë 24/7, pa pushim…? 

Po, po ju flas. Presidenti i Ligës sonë, Paolo dal Pino! #shameonyou. Eshtë koha që të zgjoheni dhe të merrni përgjegjësitë tuaja.

Kjo është ajo që bëjmë të gjithë në vitin 2020. Kushdo në botë.

Nuk ka rëndësi nëse je një tifoz i Interit, Juventusit apo nuk je fare tifoz. Ju lutemi kini kujdes!

Gjëja më e rëndësishme për ju, familjen tuaj dhe shoqërinë tonë”.

Një sulm shumë i ashpër nga presidenti Zhang, i cili me sa duket nuk aprovon vendimet e marra nga asambleja e Ligës, që u mblodh për situatën emergjente.

Edhe Beppe Marotta theksoi pozicionin e klubit, pasi dëgjoi hipotezën që Juventus-Inter të luhet të hënën, më 9 mars:

“Ne jemi kundër këtij vendimi. Është e njëjta gjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje