Orges Shehi, trajner i Kukësit/ Gjici: Duro duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen

1 Mars 2020, 20:39Sport TEMA

As Gega e as Shkëmbi, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Orges Shehi.

E zbulon vetë presidenti i nderit në klubin e verilindorëve, Safet Gjici, i cili për Top Channel, veç emrit të trajnerit zbuloi dhe kriteret e kontratës që ende nuk është firmosur kjo për shkak se Shehi ndodhet jashtë Shqipërisë momentalisht. Numri një i klubit nuk fshehu ambiciet për titullin, pavarësisht diferencës prej 4 pikësh me Tiranën.

“Trajneri i ri do të jetë Orges Shehi. Ai është i ri dhe me përvojë sidomos si futbollist. Unë ja kam bërë të qartë objektivin titull dhe kam besim tek ai. Nëse nuk e fitojmë atëherë do e shkarkoj si të tjerët, kjo është puna e trajnerëve”, u shpreh Gjici.

Në vijim Gjici dha një koment për dy emrat e përfolur, Gega dhe Shkëmbi.

“Shkëmbi është një trajnër t zoti kam biseduar me të dhe Skënder Gegën, por nuk e ktheva unë Gegën nga Amerika’’.

Në fund një mesazh për Shpëtim Duron. Sipas Gjicit trajneri vet duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në sfidën kur u përmbys nga Tirana.

“Duro duhej të jepte vetë dorëheqjen e jo ta shkarkoja unë. Megjithatë i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij’’.

1 komente në “Orges Shehi, trajner i Kukësit/ Gjici: Duro duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjen”

  1. bolll se na cat k.................................. says:

    po pse mer qeneri kaq shpejt hiqet trajneri me tre neshje vetem ne shqipri bohen petllat me uj mos ki merak se dhe partizoni dhe teuta do te ngjiten siper jush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje