Kukësi ndalet në Durrës, shkon 4 pikë larg Tiranës

29 Shkurt 2020, 19:07Sport TEMA

Një gol në minutat shtesë nga Sherif Kallaku ndali Kukësin në Durrës në një barazim 2-2 që nuk e lejon të mbajë hapin e Tiranës në luftën për titull.

Kallaku ishte edhe autor i golit të parë për Teutën, në të 22’, pasi mori një penallti për një ndërhyrje të gabuar të Krasniqit.

Po me 11-metërsh erdhi edhe barazimi i Kukësit në shtesën e pjesës së parë, të realizuar nga Vasil Shkurtaj.

Ky i fundit kaloi në epërsi Kukësin në të 64’, pas një aksioni të bukur të Abazajt, por në fund ishte përsëri Kallaku që ndëshkoi skuadrën e drejtuar nga Klodian Duro.

Barazimi e çon Kukësin 4 pikë pas Tiranës në renditjen e Superiores, duke e vështirësuar edhe më tepër objektivin titull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje