Artan Fuga mallkon tifozët e Partizanit dhe Tiranës: Vafshi në esfel që nuk doni të dëgjoni, gabim i madh që ndeshja u bë. Do pendoheni por do jetë vonë

29 Shkurt 2020, 13:07Sport TEMA

Artan Fuga ka shpërthyer ndaj tifozëfe të Tiranës dhe Partizanit.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1!

Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati.

Disa u kapën me arbitrat duke i sharë me libër shtëpie!

Disa fajin e gjetën te industria e futbollit që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin.

Disa u kënaqën me spektaklin!

Unë për veten time uluras: Eshtë gabim i madh që ndeshja u bë!

Ata që u mundën në të vërtetë ishin tifozat, por ata nuk e kuptojnë, dhe ne që e pamë ndeshjen në televizion!

Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj!

Por do të jetë shumë vonë, shumë! Shuuuuuumë!

Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm?

Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”, tha Fuga.

3 komente në “Artan Fuga mallkon tifozët e Partizanit dhe Tiranës: Vafshi në esfel që nuk doni të dëgjoni, gabim i madh që ndeshja u bë. Do pendoheni por do jetë vonë”

  1. Likja says:

    Gabim i madh qe ke ardhur ne kete jete.

  2. rem says:

    sipas fuges sporti arti kultura jan mekat, te meresh me Like floririn eshte qef, ik o Fuga ne italisht fuga do te thote futja vrapit. :)))

  3. NË RREZIK DHE NË NEVOJËË...... says:

    Do shkosh në miting mo ?
    Miqtë , në halle duhen .✊?✊?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje