Derbi, Sormani: Ndesha u manipulua; Egbo: Gara për titull ende e hapur

28 Shkurt 2020, 21:44Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, deklaroi se kjo ndeshje ishte falsuar që pas 18 minutash me vendimet e gjyqtarit. Në “SuperSport” ai tregoi episodet të cilat sipas tij kishin qenë problematike për këtë sfidë.

“Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes.

Si gjithmonë i bëj komplemente kundërshtarëve, ajo që më bën përshtypje është administrimi i ndeshjes.

Pas 57 sekondash gjuajmë në portë, mendoj se e keni parë të gjithë një goditje këndi që nuk jepet penallti me një dorë të hapur. Jepet goditje këndi që ne shënojmë gol. Nuk është se goli kompenson atë që ndodhi më parë, se ajo është penallti. Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorja këtu unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja është e falsuar. Nuk është penallti e Vangjelit? Më vjen keq për ata në studio, sipas meje ndeshja, për të cilën përsëri i bëj komplimente Tiranës, për 18 minuta ishte ndeshje, pastaj u bë që të mos kishte më ndeshje.

Shkarkimi? Nuk kam frikë nga asgjë se punoj nga mëngjesi në darkë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e tij. Unë ec me kokën lart se punoj nga mëngjesi në darkë dhe dua t’i shkoj deri në fund kësaj pune.

Në ndeshje u gabua pasi ndeshja u kompromentua. Mendoj se për 60 minuta krijuam raste dhe në inferioritet numerik, sigurisht kur je edhe me një lojtar më pak në fushë, e vuan se rrezikon më shumë.

Nuk është se ekipi u zgjerua, u desh të rrezikonim të shkonim më lart. Me Malën u mundova të hedh një lojtar në fushë që kishte eksperiencë në këtë lloj ndeshje, edhe duke e ditur që nuk është i përgatitur fizikisht si të tjerët apo se nuk është stërvitur me ne ndonjëherë”, tha Sormani.

11 ndeshje me Tiranën, ende asnjë humbje, Emanuel Egbo duket se është trajneri i momentit dhe personazhi kryesor në familjen e madhe bardheblu. Pas derbit të fituar 5-1, Egbo ka pohuar: “Sot jam kënaqur më shumë me 3 pikët që morëm se me lojën. Pjesa e parë nuk ka qenë mirë, e kemi filluar ndeshjen shumë keq. Barazojmë ndeshjen shpejt me penallti dhe shënojmë golin e dytë me penallti. Unë gjithmonë me besimin që ka,m në zot, nuk jam unë ai që u bëj këto gjëra, sepse e kam thënë është zoti që na komandon. Jam i qetë se kam besimin te Zoti lartë,  – tha Egbo fillimisht.

“Edhe kur Partizani ishte me një lojtar mangët, ne kemi luajtur si të barabartë dhe nuk e kthyem në favorin tonë. Edhe me Teutën ndodhi kur luajtëm në “Air Albania”. Pavarësisht se ne fituam 5-1, për mua ka qenë një nga lojërat më të dobëta që kemi zhvilluar sa jam unë trajner në këtë kampionat”.

Titulli

“Nuk mendoj se e kemi nxjerrë jashtë garës Partizanin, janë edhe 12 ndeshje është një rrugë e gjatë përpara. Gjithmonë duhet që të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të them që Tirana është kampionat. Kampionati ka edhe shumë ndeshje të tjera. Sot mundëm Partizanin, ka ndeshje në mesjavë dhe duhet që të mendojmë për takimin e radhës me Flamurtarin. Vetëm në fund, pas 12 ndeshjeve bëjmë llogaritë tona”, – tha mes të tjerave Egbo.

Kukësi

I pytur nëse tashmë është vetëm Kukësi rival për titull, Egbo tha: “Partizani ka cilësi pavarësisht se është mundur. Lojtarët e Partizanit treguan shpirt gare, ata kanë qenë shumë të karikuar në ndeshjen e sotme. Madje, brenda fushës, lojtarët e Partizanit realisht na kanë hapur shumë punë. Edhe Kukësi ka shumë lojtarë të mirë. Partizani, Teuta, Kukësi, Laçi apo Bylisi po e bëjnë kampionatin e bukur. Janë shumë afër dhe nuk mund të thuash dhe të bësh diferenca. Edhe Flamurtari e Luftëatri të hapin probleme nëse i nënvlerëson”,-tha ndër të tjera trajneri i Tiranës, Egbo.

Gjykimi

I pyetur se nga pala kundërshtare ka pasur akuza dhe derbin e vendosën gjyqtarët, Egbo tha: “bëjeni ju analistët dhe flisni për gjykimin. Nuk e di se si na kanë ndihmuar gjyqtarët në këtë ndeshje. Golat kanë qenë të saktë. Vetëm zoti nuk bën gabime,e dhe gjyqtarët janë njerëz. Nuk jemi nga ata që ankohemi. Ne shohim punën tonë”, – tha Emanuel Egbo në fund të derbit me Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje