U hodh ditën e sotme shorti i Ligës së Europës me kompeticionin që do startojë fazën e 1/8-tave. Në këtë raund mësuan kundërshtarët Inter, Mançester Junajtid apo Sevilja.
Kështu, italianët do përballen me Getafen. Një kundërshtar i sikletshëm teksa këta të fundit eliminuan Ajaksin, megjithatë zikaltërit mbeten favoritë absolut.
Me fat ishte Mançester Junajtid që “peshkoi” austriakët LASK Linz. Një sfidë e vështirë për Romën të cilëve iu duhet të përballen me ekspertë të këtij kompeticioni, siç është skuadra e Seviljes.
Sakaq, pjesë e shortit ishin edhe skuadrat e legjionarëve shqiptarë. Rejnxhërs i sulmuesit Florian Kamberi do përballet me Bajern Leverkusen, ndërkohë që Bazeli i Taulant Xhakës e Zhegrovës pret njërin mes Eintraht Frankfurt dhe Baze.
Në fund, Olimpiakos që ka në përbërje të riun e talentuar, Emiliano Bullari shorti i rezervoi anglezët e Uolverhempton.
Ndeshjet e fazës së 1/8-tave:
Bashaksehir-Kopenhagen
Olimpiakos-Uolverhempton
Rejnxhërs-Bajer Leverkusen
Volfsburg-Shaktar Donjesk
Inter-Getafe
Sevilja-Roma
LASK-Mançester Junajtid
Eintraht Frankfurt/ Salzburg- Bazel