Derbi i kryeqytetit është mbyllur me festën e tifozëve të Tiranës në “Air Albania”, por jo për të gjithë. Një grup i vogël tifozësh kanë shpërthyer në grushte në tribunën qendrore të stadiumit, para syve të kureshtarëve që i shihnin.
Në fund të sfidës, ndërsa pjesa më e madh e tifozerisë por përshëndeste me kore ekipin në fushë, në tribunën qendrore të stadiumit disa persona janë përplasur mes tyre duke mos kursyer grushtet, ndërsa të tjerë i rrethonin.
Një ngjarje tejet e çuditshme, ndërsa nuk dihet ende shkaku se pse filloi një sherr i tillë banal në vend të festës që duhej të përfshinte tifozët e Tiranës në ato momente.