Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të kujtohet gjatë e do të debatohet gjatë, sidomos për një episod që ndikoi në fatin e takimit, penalltia e parë për bardheblutë.
Bitri bën faull ndaj Torasës dhe Xhaja nuk ka dyshime për goditjen nga pika e bardhë. Por ai heziton për pak çaste derisa i nxjerr kartonin e kuq lojtarit ët Partizanit, i sinjalizuar nga gjyqtari i linjës Olsid Ferataj.
Të kuqtë pas ndeshjes kanë reaguar ashpër për këtë moment, duke e cilësuar si absurd vendimin për të kuq ndaj futbollistit të tyre, pasi gjyqtari nuk kishte sigurinë absolute se ai ishtë një rast i pastër shënimi për gol duke parë rrethanat.
Rregullorja e FIFA-s për raste si ai i Bitrit për ndërhyrjen ndaj Torasës shkruan në Nenin 12 të saj si më poshtë:
Kur një lojtar kryen një shkelje ndaj një kundërshtari brenda zonës së rreptësisë që i mohon kundërshtarit një mundësi të qartë shënimi dhe gjyqtari akordon penallti, lojtari që bën shkeljen ndëshkohet me të verdhë nëse u përpoq të luante topin.
Në të gjithë rrethanat e tjera (për shembull mbajtje, tërheqje, shtyrje, pamundësi për të luajtur topin, etj.) lojtari që bën shkeljen duhet të ndëshkohet me karton të kuq.
Duhen marrë në konsideratë situatat në vijim:
-Distanca mes shkeljes dhe portës
-Drejtimi i lojës
-Mundësia e mbajtjes apo kontrollit të topit
-Pozicionimi dhe numri i mbrojtësve
Ajo që lë shumë vend për interpretim është nëse Xhaja, apo asistenti Olsid Ferataj që e sinjalizoi, duhej ta cilësonte momentin si rast të pastër për gol të Torasës apo jo që të nxirrej direkt kartoni i kuq dhe jo i verdhi.
Me Hoxhën që hidhej në këmbët e Torasës para gjuajtjes, e Hakajn që shoqëronte aksionin, vendimi për kartonin e kuq lë shumë vend për të diskutuar dhe ka sjellë reagimet e të kuqve për këtë episod i cili rezultoi vendimtar për fatet e sfidës.
Po cfare dyshim leshi o analista?! Ai nuk merret fare me topin por dora tek qafa e Torassa. Penallti dhe i kuq.
Jane te shkruara: terheqje, asnje shans per kontroll topi, 5 metra nga porta dhe i vetem perballe portierit.
Nuk bie lojtari si dong leshi se e prek kundershtari te supi o kaqol! Torrasa e ka vjedhur penalltine! Sapo e ka prek Bitri kercen si kec e hidhet ne toke, c’a ka ketu per te kuptuar?
Po keshtu eshte kur s’ke luajtur ndonjehere futboll, do me bo edhe specialistin.
Ke bo pyetjen gabim. A duhej te merte karton te verdhe i tiranes per simulim apo jo duhej?
Vk-duhet burreri per te pranuar humbjen dhe tifozet e semure vetem burreri nuk kane.
Nga do qe ta shohesh ate episod, do konkludosh qe ishte penallti, pasi sulmuesi Tiranes doli i vetem perballe portierit. Po keshtu, pengimi i kndershtarit brenda zones se rreptesise ne kushtet kur ai del vetem perballe portierit, ndeshkohet me karton te kuq. Te gjithe e mbajne mend humbjen tone kundrejt Izraelit, kur mbrojtesi jone doli me te kuqe per ndalimin e parregullt te kundershtarit ne zonen e portes. Ne ate rast, sulmuesi izraelit nuk dilte i vetem perballe portierit tone, por sidoqofte ne humbem nje mbrojtes dhe me vone portierin dhe ndeshjen kundrejt nje ekipi inferior.
KCK edhe ne futboll, cfare kujtoni ju. Ku ka gjyqtare ka kck.