Plas te Partizani: “Guerrils”-at shpërthejnë ndaj drejtorit Olsi Rama

29 Shkurt 2020, 12:48Sport TEMA

Të dalësh kampion pas 26 vitesh agjërim, si Partizani sezonin e kaluar, dhe të shkarkosh trajnerin e të largosh disa prej heronjve të këtij suksesi, që ngjasonte me shiun në pikën e vapës së gushtit, duket më tepër se vetëvrasje.

Diçka të tillë bënë drejtuesit e të kuqve në fillim të këtij edicioni, kur i dhanë duart Skënder Gegës në mënyrën më të habitshme, pa folur për emra të tjerë.

Dukej si një luftë e brendshme për të marrë meritat e suksesit, sidomos e drejtorit Olsi Rama, që prerferoi rotacionin e pakuptimtë në stolin teknik, duke sjellë Franco Lerda nga Italia.

Bashkë me të, si në “paketë-oferte”, erdhën edhe disa lojtarë të sugjeruar nga këshilltarët (menaxherë) shqiptarë, nga përtej Adriatikut.

Produkti dihet tashmë, sa presidenti Gaz Demi, më i pafajshmi në këtë histori, sepse nuk është kursyer financiarisht, çka është detyra e tij më kryesore, vendosi ta largojë italianin, pasi i kishte ardhur në majë të hundës me të. U rikthye Sormani, një njohje e vjetër, por edhe ai ka bërë një “vërrë në ujë” deri tani. Fundja, ai gjeti një grup lojtarësh të ndërtuar nga të tjerët, asgjë nuk solli me vete, madje as në janar.

Përkundrazi, iu largua edhe një pikë referimi si Jasir Asani. Atëherë, nëse i “shoshitim” të gjitha zhvillimet, të cekura më lart, përgjegjësi kryesor evidentohet qartë. Këtë gjë nuk e kanë pasur të vështirë ta pikasin edhe “Ultras Guerrils”, që përmes rrjeteve sociale kanë shpërthyer ndaj “drejtorit të VAR-it”, siç e quajnë ata vëllain e kryeministrit: “Në vitin e titullit kampion doje çdo meritë për vete, duke ia hequr ato profesor Gegës, që na nxori kampion.

Nuk lë studio, gazetë, televizor pa dalë, të gjithë donin të flisnin për ty. Sepse, sa vlen ti realisht si drejtor e pamë këtë sezon, me skadencat që solle në ekip dhe me ata që more rrotull. Vetëm një amator si ti mund të shkatërronte ekipin kampion për qokën e ditëlindjes… Dil në televizor dhe merr përgjegjësitë, o drejtor i VAR-it”.

1 komente në “Plas te Partizani: “Guerrils”-at shpërthejnë ndaj drejtorit Olsi Rama”

  1. Edi Kari says:

    Ky eshte nje injorant qe hane ne saje te vellait i cili fati e ka ulur te vjedhin Shqiperine. Keto jane aty për te pastruar parat por jo se kane lidhje me futbollin. Osli Rama eshte nje matuf dhe nje drogaxhi qe shkon e shet droge ne lokalet e nates ne Tirane ( kuptohet cerrat e tije)

    Kto jane e keqa e partizanit dhe e partise edhe e gjithe shqiperise. Jane si rrace e ndryre qe qijn cti dali perpara edhe aneten e qijn po ti ikin dritat naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje