E bujshme: Liverpool mund të humbasë titullin prej koronavirusit

29 Shkurt 2020, 10:57Sport TEMA

Shtypi anglez informon se qeveria po mendon të ndërpresë të gjitha eventet sportive për dy muaj, për shkak të alarmit nga koronavirusi.

Virusi i ri ka bërë që në Itali shumë ndeshje të luhen pa tifozë, por duket se në Mbretërinë e Bashkuar janë gati që të marrin një masë edhe më drastike.

Sipas “The Telegraph” dhe “Times”, qeveria britanike po monitoron shtimin e rasteve me koronavirus dhe nëse ky shtim do të vijojë me ritme të larta, javët e ardhshme do të merret vendimi për ndërprerjen e eventeve sportive.

Mediat angleze thonë se në rast ndërprerjeje, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për fatin e kampionatit, pasi vetë Premier League nuk ka asnjë nen në rregullore për rastin e ndërprerjes së kompeticionit.

Gjithmonë sipas shtypit britanik, mund të ndodhë edhe që Liverpool, që e ka në xhep titullin tashmë, të mbesë pa kampionatin aq shumë të dëshiruar dhe gjithçka që është bërë deri në këtë pikë, të mos ketë asnjë vlerë.

2 komente në “E bujshme: Liverpool mund të humbasë titullin prej koronavirusit”

  1. Elton says:

    Ketu, ja keni futur kot pa asnje lloje pergjegjshmerie!
    Edhe tre fitore akoma, Liverpuli del kampion!!!

  2. Illi says:

    Nese nderpritet kampionati, kampion shpallet automatikisht mbajtesi i vendit te pare ne momentin e nderprejes. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje