Një gol nga Alberto në minutën e 18 dhe 3 minuta më vonë një tjetër nga Correa mjaftuan që bardhekaltrit të dilnin me kokën lart nga stadiumi. Por për të mbërritur deri këtu i erdhi në ndihmë edhe VAR-i. Dy gola të anulluar për Bolonjën bën të mundur që Strakosha të mbante të paprekur portën e tij.
Fillimisht ishte Densëill që në mimutën e 53-të do të shtynte topin në rrjetë, por VAR-i do ia mohonte kënaqësinë e golit. Nuk do të kishte “dorë Zoti” me Strakoshën, teksa pamjet e para nga arbitri tregonin qartë se pas pritjes së parë të portierit shqiptar, topi prek dorën e lojtarit kundërshtar e më pas shkon në rrjetë.
Ndërkohë një tjetër gol do të anullohej për miqtë, por këtë herë për një pozicion jashtë loje, i futbollistit që jep asist me kokë për shokun e tij të skuadrës.
Kështu Lazio ecën e pashqetësuar në krye dhe tregon edhe një herë forcën e saj në këtë sezon. Një skuadër që di si të dalë triumfuese nga fusha e lojës dhe që shijen e humbjes e ka provuar për herë të fundit që nga shtatori i vitit të shkuar.