VIDEO: Pamjet e reja të episodit që u injorua nga Xhaja në derbi, u mohua penallti e dukshme që në minutën e parë

29 Shkurt 2020, 21:28Sport TEMA

Polemikat për derbin mes Tiranës dhe Partizanit do të vazhdojnë gjatë, edhe për faktin se të kuqtë kërkojnë drejtësi për një gjykim që ata e cilësojnë të njëanshëm në favor të skuadrës bardheblu.

Një episod të cilin të kuqtë e denoncojnë është ai i minutës së parë të ndeshjes, kur një goditje drejt portës u devijua me dorë nga Kristi Vangjeli në këndore.

Gjyqtari Xhaja, edhe pse me pamje të qartë të aksionit, vendosi ta anashkalojë atë moment, duke akorduar goditjen nga këndi që do të sillte edhe golin e Kordeiros.

Pamjet e transmetuara nga “SuperSport” nuk japin qartësisht ngjarjen, por pamjet e reja të publikuar në rrjetet sociale nga tifozët e Partizanit tregojnë me qartësi se si Vangjeli devijon topin me dorë dhe se si gjyqtari Xhaja nuk bën shenjë nga pika e bardhë edhe pse nuk ka dyshime që është penallti.

Normalisht, duhej të shoqërohej edhe me një karton të verdhë për mbrojtësin, ndëshkim që iu evitua bardhebluve në këtë sfidë e cila do të kujtohet gjatë dhe jo vetëm për rezultatin që prodhoi.

15 komente në “VIDEO: Pamjet e reja të episodit që u injorua nga Xhaja në derbi, u mohua penallti e dukshme që në minutën e parë”

  1. Shqip says:

    Shuuuume e qarte… Vetem mjergull. I ka rene me sup. 5 gola djegin shume.

    1. Shqup says:

      Duhet te jesh qorr te mos shohesh krahun e hapur,po hajd. 2penallti te dhena 1 e pa dhene dhe 1 i kuq eshte vertet shume ke te drejte.

  2. analisti says:

    Fation e kuptojmë që ti si tifoz i sëmurë i Partizanit dhe pervers e xhahil ndaj skuadrave të tjera,si Skënderbeut p.sh,e ke të pa mundur që ta pranosh këtë humbje turpëruese,si kapak që i vihet nivelit amator që ka Partizani.Nivel i demostruar që në paraqitjen skandaloze dhe ekstremist turpëruese për futbollin shqiptar që tregoi Partizani yt që në kupat e Evropës.

    1. tironsi i kuq says:

      Ca thua mor fshatar inferior…

  3. Leci says:

    E me gjithatë kjo nuk është penallti!
    Dora është në pozicion natyral dhe me tendencë për tu tërhequr akoma mbas trupit.
    Justifikime për ti hedhur hi syve tifozëve.
    Thoni hapur!E kujtuat të lehtë titullin sivjet dhe bëtë gjoja sikur investuat,me që Skënderbeu nuk pretendonte.
    I bëtë hesapet pa hanxhinë.

    1. i cudituri says:

      I ke pi ilacet o DEBIL!?

  4. bolll se na cat k.................................. says:

    mos harroni 7-3 per tironen sa mori dhe nofken atehere 7-3 orari i punes.

    1. Tanguli says:

      Mos harro 8 – 0 per Partizonin, qe mori nofken “erdhi urragani’

  5. Enian says:

    Ishte ne shpatull jo ne dore.. Gjithsesi arbitrat i komandon armando f$hf dhe cdo gje rreth futbollit ne shqiperi.. Topin e ka ai penaltin e gjuan ai dhe nese i duhet gol behet nese nuk i duhet humbitet penaltia.. As ne afganistan nuk do jen kaq shume te korruptuar.

  6. gess says:

    ne 1985 tirona paetizoni 7 me 3, ne 2020 tirona parizoni 5 me 1, ikni o plena, ikni o morra te kuq se iku koha e peteit dumes qe perdhunonte tironen nga zyra e ministrise se mbrojtjes, tironaaaaa tironaaa, posht morrat e kuq.

    1. u dhime duke qesh says:

      Aaaaa ju qekeni rob te perdhunum dmth!? Pranej jeni halabake dhe robqima juuu, se ja u kan shpu marmiten. Shyqyr qe e pranoni o TE PERDHUNUM ? ? ?

  7. Shqiptar says:

    Ky arbitri i hoqi dhe dy goditje këndi nga 2 gola per secilën barazimI do ishte I drejt ?

  8. arbitri says:

    Vangjeli ka qene duke u ngritur pas renies pertoke. Pozicioni i kraheve te tij ka qene teper natyral. Arbitri ka vepruar shume drejt per mos akordimin e penalltise. Pretendimi Partizant eshte teper amatoresk per ato qe e mbajne veten per profesionista futbolli.
    Nga ana tjeter, besoj se Partizani luajti shume me mire se sa Tirana, por ishte i pafat duke mos shfrytezuar rastet e krijuara. Ne te kunderten, Tirana ishte teper e sakte ne finalizimet e kundersulmeve. Per fat te keq, ne futboll fiton ai qe e fut topin ne rrjete dhe jo ai qe ben lojen.

    1. Realmadrid10 says:

      Mese I vertete komenti.Jam tifoz I Partizanint,pamvaresisht faktit qe luajti me mire,gabimet e Belices, Telushit(ne rastet e penalltive ) te pafalshme.Pa llogaritur autogolin (veprime cic mic) kot ne zona te rrezikshme.Amator lojatari qe ben ate lloj spastrimi te zones.Goli I katert komplet faj I Partizanit.
      Tirana u tregua me pragmatiste ,me e thjeshte dhe shume rezultative .Partizani nuk tregoi autoritet kampioni.Hoxha ishte meze fare.Ndoshta Batha mund te ishte ndeshkuar ndryshe.

    2. trajneri says:

      Pozicioni i kraheve “natyral”!? Kur ngrihesh nga toka i hap krahet apo i mbyll? Ja provoje njehere o torrollak “arbiter”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje