Kukësi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro

29 Shkurt 2020, 20:07Sport TEMA

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Kukësit.

Pas barazimit në ndeshjen e sotme klubi verilindor ka vendosur të shkarkojë trajnerin kryeqytetas.

Njoftim i klubit!

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit.

Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!

Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje