Van Basten: Kush thotë se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi, nuk merr vesh nga futbolli

29 Shkurt 2020, 20:33Sport TEMA

Marco van Basten, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka dhënë mendimin e tij mbi debatin e 10 viteve të fundit: Messi apo Cristiano?

Ish-legjenda e Holandës dhe Milanit i ka idetë shumë të qarta: “Cristiano është një futbollist i madh, por ata që thonë se është më i mirë se Messi, mendoj se nuk marrin vesh nga futbolli. Messi është unik, i papërsëritshëm. Si ai dalin një herë në 50 ose 100 vjet”.

I konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të historisë, Van Basten tregoi edhe se çfarë mund të arrinte nëse nuk do ta kishte lënë futbollin në moshën 31-vjeçare për shkak të dëmtimeve.

“Praktikisht, unë e lashë futbollin që në moshën 28-vjeçare. Kisha fituar 3 çmime Topi i Artë. Shikoni Messin dhe Cristianon që po fitojnë ende, edhe pas të tridhjetave.

Kavilja më jepte shumë dhembje, isha i dëshpëruar dhe qetësuesit po më shkatërronin. Ka qenë një periudhë shumë e keqe për mua dhe bashkëshorten time”, kujton Van Basten.

11 komente në “Van Basten: Kush thotë se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi, nuk merr vesh nga futbolli”

  1. pilafi says:

    Te gjithe ju hollandezet, pa perjashtuar edhe futbollistet e medhenje, jane pak te semure ne gjykimin e vlerave te vecanta. Gjithmone kane menduar dhe e kane publikuar se Krujfi ka qene dhe mbetet nje nga futbillistet me te medhjej te te gjitha koherave (gje qe nuk eshte e vertete, pasi Krujf mbetet nje futbollist i shkelqyer vetem i kohes se tij).
    Ndaj dhe ky mendon se Messi qendron mbi Ronaldon, gje qe nuk eshte fare e vertete). Shikoni Messin me kombetaren, le ta provoi te luaj ne nje kampionat tjeter dhe atehere do vlersohet oblektivisht.

    1. PilaPilafi says:

      Ha pilaf pilaf ! Ha !

    2. Adi says:

      E shikoj qe nuk merr vesh nga kjo Pune prandaj bej pushim dhe shiko Ronaldon we Ka 3 vjet qe nuk driblon me

    3. tifozi says:

      pilafi-Kristiano eshte nje punetor I palodhur qe Meriton Respekte per punen kolosale qe ka bere gjithe jeten per te qene Kristiano qe njeh e gjithe bota sot, por Mesi eshte nje talent i lindur. Nese Kristiano, per nje specialist i mbrojtjes eshte i parashikueshem ne te pakten 50% te rasteve, Mesi eshte 100% i paparashikueshem. Levizjet e tij me topin jane improvizime te pabesueshme. Persa i perket fitores se nje kampionati Boteror; sot nuk mjafton nje lojtar per te fituar ate trofe. Ka ikur koha e Peles, kur nje lojtar i vetem bente diferencen. Sot me shume se kurre, futbolli eshte nje loje qe kerkon disipline dhe bashkepunim te te gjithe skuadres. Argjentina, me 11 yje, ka probleme te bashkerendimit te skuadres, ku sejcili prej tyre kerkon te tregoje vlerat individuale dhe harron detyrimin ndaj skuadres. Harrove kampionatin boteror ne Brazil, Gjermania nuk ishte skuadra me e mire, por shkaterroi Brazilin 7-1.
      E fundit, nuk me rezulton qe Kristiano te kete fituar ndonje Kampionat Boteror me Portugaline, apo jo?

  2. Ben says:

    Une skam pike dyshimi qe Messi si ne futboll,si dhe personi vete,si karakter mbetet unik.tani qe edhe nje si Van Basten e thote..jam 100dakord..dhe po flasim per nje nga futbollistet me te talentuar ne bote.Messi per mua i ka kaluar te gjithe..kohezgjatja si nivel loje,produktiviteti..etj etj

  3. Tonny says:

    Van Basten tha ate qe te gjithe ne e dime.
    Vamos Messi, edhe nje champions para se te varesh kepucet ne gozhde..

  4. Adi says:

    Ronaldo qaramani nuk mund te krahasohet me magic Messi! Kush e krahason nuk merr vesh nga futbilli ose eshte qorr bibe. O pikaf -Shko futi nje pilaf me grosh!

  5. Pd rrumpalla says:

    Ha pilaf, ha pilaf dhe mos i merr me futbollin, o ti i pilafit.

  6. Adi says:

    E shikoj qe nuk merr vesh nga kjo Pune prandaj bej pushim dhe shiko Ronaldon we Ka 3 vjet qe nuk driblon me

  7. Arben says:

    Futbollistet e medhenj, te pakten nga viti 1970 kur dhe eshte pare ne vitet e fundit te karrieres Pele, pothuajse te gjithe jane me karakteristika te ndryshme. Ne vitet 70,80 futbollistet e medhenj,Pele,Krujf,Bekenbauer,Platini,Ziko,Maradona,Rumenige,Mateus,Gulit, drejtonin lojen e topit nga mbrojtja ne sulm, ishin pike referimi ku ndertohej loja e gjithe ekipit. Ne kohet e sotme nje gje te tille me duket se e ben vetem Mesi. Ndersa K.Ronaldo me duket futbollist me teper taktik,por me karakteristika te jashtzakonshme, i tille ishte edhe Marko Van Basten,por Marko pak me i madh se K.Ronaldo,sulmues klasik dhe deçiziv siç ishte europiani i vitit 88 dhe me Milanin e Madh,ekipin me te mire te shek XX. Me mbrojtes si Barezi,Maldini,Nesta apo Kanavaro, besoj se K.Ronaldo nuk do ishte ky qe eshte sot. Psh penalltia e marre nga Krujf e shenderruar ne gol nga Neskes ne finalen e vitit 1974 ne Mynih,eshte unike dhe surprizuese per Ne qe nuk e kemi jetuar live ate moment. Gjera te tilla ne ndeshje te tilla vetem nje gjeni futbolli i ben dhe Ai ishte Johan Krujf. Dhe ai aksion nuk ishte rastesi por çdo gje e planifikuar ne detaje. Gjera te medha kishte bere edhe me Ajaksin e madh. I tille ishte edhe Bekenbauer unik,ne mbrojtje,sulm dhe mesfushe,çdo aksion gjenial nisej nga kembet e tij, e Gjermania e Bekenbauerit ishte Kampione e N/kampione bote fale tij e Mylerit. PELE tashme e kishte fituar statusin e mbretit te futbollit, i pari dhe i vetmi deqiziv ne dy finale boterori perkatesisht ne moshen 17 dhe 30 vjeç.Ky me duket pakashum miks me karakteristikat e K.Ronaldo e Mesit bashke. D.Maradona,gjeni futbolli i lindur per te qene lider ne te gjithe aspektet e lojes se futbollit. Te njeten klas futbolli qe beri Krujf ne 74 e beri edhe Maradona me Anglezet ne 86,por ky e finalizoi vete, vetem me nje ndryshim mbrojtja gjermane ishte teresisht e fokusuar tek Krujf ndersa Diego nuk ishte i markuar ne çdo cep te fushes.Megjithate pavaresisht trofeve Diego Maradona dhe Johan Krujf individualisht dhe si lojtar ekipi mbeten (per mua) futbollistet me te medhenj te futbollit boteror. Ne tere lojtaret qe u permenden me siper nuk mund te lejme pa permendur edhe Ronaldo Fenomeni,Zidan dhe Ronaldinjo qe per nga talenti e klasi jane afersisht me nivelet e Pele,Krujf,Bekenbauer,Maradones,Platini,Ziko e Mateus. Bera nje pershkrim si tifoz futbolli,te me falin lexuesit per nje perkshkrim pak te gjate,por ka qene nje ndjesi dhe kenaqesi ti kujtoj e permend keto futbolliste qe nuk merzitesh kurre kur i shikon edhe tani qe pjesa me e madhe e tyre jane pensionuar.

  8. kosovari says:

    – Ok, pajtohem që Mesi është më shumë inteligjent në lojë se Ronaldo,
    – Por, ama, atë që e bënë Ronaldo, me kokë, 10 Mesi nuk e realizojnë dot, !
    Ne zakonisht i vlerësojmë lojtarët; në bazë të arritjeve të rezultateve të përgjithshme; me Ekipin, me Shtetin,
    Nëse e bëjmë këtë krahasim; del se Ronaldo, përveç inteligjencës që ka Mesi, është më i mirë; pse: Ronaldo ka luajtur me tri ekipe; të shteteve të ndryshme, ku futbolli ka karakteristikat e veçanta. Dhe vetë përshtatja dhe arritja e sukseseve me të tri ekipet: Mançesterin, Realin dhe Juventusin, tregon se është një lojtarë i madh.
    Psh. Nëse Mesi, të luante në klube të tjera, pos Barcelonës, (kur dihet se Barcelona është një ekip shumë më i madh se ekipet tjera në Botë, që mendoj edhe pa trajner do të fitonin, çdo ndeshje ), shtrohet pyetja cili do të ishte rezultati, besoj më i dobët do të dilte se i Ronaldos,
    Këtë, që po e them, po e bazoj lojën me klubet e shteteve të tyre; Argjentinën dhe Portugalinë, ku lojtarët zakonisht luajnë me më shpirt,.
    E para, një Mesi i këtij kalibri, sa herë që ka luajtur për shtetin e tij, Argjendtin, ka dështuar, (duke e marrë për bazë edhe këtë se Argjentina ka dhjetëra herë lojtarë më shumë dhe më të mirë se Portugalia).
    Ronaldo, pos tjerash ka arritur me Portugalinë që ta fitojë edhe titullin e më të mirit në Evropë, por edhe në botë qëndron më mirë se Argjentina, krahasuar kohën – prej kur luajnë Messi dhe Ronaldo.
    Nuk se simpatizoj Ronaldon, por atë që bënë me kokë, është një mrekulli, që vështirë është t’ia kalojë, Mesi, është më shumë se një art!.
    Edhe në Ligën evropiane, Ronaldo ka shënuar Gola më së shumti, dhe e mbanë deri më tani primatin, por edhe tituj me Realin, Mançesterin,
    -Kjo është një analizë e imja, duke u bazuar në rrethanë që i përshkrujta më lartë,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje