Të premten në stadiumin ‘Air Albania’ u luajt derbi i kryeqytetit mes bardhebluve dhe Partizanit, që ka vendosur një rekord tifozësh për një ndeshje të kategorisë superiore.
Në stadiumin e ri kombëtar më 28 shkurt kanë qenë të pranishëm 19.625 tifoz, duke kaluar shifrat e derbit të 13 dhjetorit ku pritëse ishte skuadra e Partizanit.
Në këtë derbi në stadium ishin 19.031 tifoz.
Numri rekord i tifozëve ka sjellë edhe fitime marramendëse për ekipin e Tiranës.
Llogaritet që afërsisht klubi bardheblu të ketë arkëtuar mbi 200 mln lekë të vjetër, një shifër e padëgjuar më parë në kampionatin shqiptar.
Po pse 200 mln leke te vjeter ? Ca ka po te thuash 20 milion leke dhe kaq. Na cmendet me kete sistem vjeter/ri se disa pleq ne 1960at u erdhi keq qe moren leke te reja. Mjaft, lexoni dhe raportoni numrin mbi kartemonedha.
Ju lutem hiqeni termin leke te vjeter…leke te rinj…flisni me standarde..sa leke ka arketuar…
Disa pseudoanaliste te futbollit kane thene se Partizoni ka me shume tifoze se Tirona. Historikisht Tirona ka pas shume me teper tifoze se Partizoni, kjo u pa dhe ne ndeshjen e radhes ku Tirona kishte me teper se 17,000 tifoze ndersa Partizoni i kishte a nuk i kishte 2,000.