Reali triumfon në “El Clasico”, i merr vendin e parë Barçës

1 Mars 2020, 22:56Sport TEMA

Reali i Madridit ka triumfuar në “El Clasico”-n ndaj Barcelonës 2-0, me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga braziliani Junior Vinicius dhe në fundin e ndeshjes nga Mariano.

Skuadra e Zidane e ishte më kërkuese në ndeshjen e zhvilluar në “Bernabeu”, ndërsa në anën tjetër, Messi u ndje pa mbështetjen e duhur nga shokët e tij të skuadrës.

Vinicius realizoi golin e parë në minutën e 71, pas një asisti nga Kroos, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në “El Clasico” në shekullin XXI.

Braziliani është 19 vjeç e 233 ditë, ndërsa theu rekordin e Messit, i cili ka realizuar golin e parë ndaj Realit kur ka qenë 19 vjeç e 259 ditë.

Në fundit e ndeshjes, ishte Mariano që e vulosi rezultatin e ndeshjes në 2-0.

1 komente në “Reali triumfon në “El Clasico”, i merr vendin e parë Barçës”

  1. specialisti says:

    Barcelona ishte skandal. Reali me kerkues. I lumte. Messi nuk mund te luaje i vetem kunder nje mbrojtje te tere . Nuk ka shoke. Iken Inesta e Xavi. Vendi i pare eshte i vendosur. REALI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje