VIDEO/ Doka thumbon drejtorin e Partizanit: “Omëlsina për n’fun, prandaj i futëm 5 Partizanit”

2 Mars 2020, 14:12Sport TEMA

Futbollisti i Tiranës, Albi Doka ishte i ftuar në emisionin Rubrika Sportive në RTSH, teksa foli për ecurinë e bardhebluve si dhe derbin e fituar me shifrat e thella 5-1, ndaj Partizanit.

Mbrojtësi e pranoi se në disa prej takimeve skuadrën e ka ndihmuar edhe Zoti, pasi ndeshjet të caktuara janë vendosur në minutat finale.

Në këtë çast, në studio ishte i ftuar edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili i ndërhyri Dokës duke i theksuar se në ndeshjet që Tirana i ka fituar në fund, kundërshtari ka qenë me 10 vetë.

Por, 22-vjeçari nuk e la me aq, por iu kundërpërgjigj me një thumbim drejtorit.

“Janë 4-5 ndeshje që kemi fituar në minutat e fundit. Ne kemi bërë punën në fushë, por edhe ka qenë edhe Zoti me ne. 5 ndeshje i kemi fituar në minutat e fundit”, tha Doka.

“Po keni fituar 5 herë në fund duke i gjetur rivalët me 10 lojtarë, duket Zoti”, ndërhyri Rama. “Edhe omëlsina për n’fun, i futëm Partizanit 5”, u shpreh Doka.

Ndërkohë, këtë pjesë të emisionit, Doka nuk ka nguruar ta ndajë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

8 komente në “VIDEO/ Doka thumbon drejtorin e Partizanit: “Omëlsina për n’fun, prandaj i futëm 5 Partizanit””

  1. Troja says:

    Po si jo mer miu Tir(0)nes. Ju erdhi goja? Kishit 14 here rresht pa fituar dhe po boni si klusha bushtre tani? Barazoni perpara dhe pastaj hapni gojen si buce. Jeni 12 ndeshje mbrapa me Partizanin o plehra miusher. Ju rrofshin arbitrat.

  2. loni says:

    MOS U MBURRNI ME ATO TE DAJKOS , KETE VIT PRESIDENTI JUAJ E KE LESHUAR DOREN , MENDON SERIOZISHT PER ARBITRAT…

    1. loni says:

      KAMPIONATI ZHVILLOHET MES GJICIT, HALILIT DHE HYSENBELLIUT….

  3. i relaksuar says:

    Rrofte federata …

    1. Lilo says:

      Rregullorja e Futbollit eshte shkruar nga FIFA as nga Duka apo ndonje tjeter. Gjynaf qe nuk e ka shkruar rregulloren Olsi Rama, atehere Partizani nuk do te ankohej fare.

  4. Sportdashës says:

    Këta e dinë shumë mirë se si e ka gatuar këtë kampionat Duka me Halilin. Ishin po ky ekip që deri para 11 ndeshjesh ishin të tretët nga fundi. Të gjithë e kemi parë çorbën që po gatuhet. Se si Partizani, Kukësi,Durrësi, Laçi dhe Ballshi u kërdisën nga arbitrat që të ecnin këta të Tiranës. Siç duket ja ka ngrohur mirë xhepin Halili Dukës. I kemi parë mirë se çdarë soji janë edhe presidentin edhe tifozët edhe një pjesë të futbollistave dhe drejtuesve.

  5. miu bashkise says:

    kampionat i shitur ne cdo ndeshje i shtrohet rruka miut bashkise ndeshje e fundit skandaloze ju rrofte federat a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje