Ish- gjyqtari i FIFA-s: Arbitrat e filluan kthesën, e rëndësishme të mos thyhen nga presionet

5 Mars 2020, 14:17Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha, ish arbitër i FIFA-s

 Me ne fund arbitrat triumfuan mbi vetveten.  U bene te guximshem dhe u ndergjegjesuan se futbolli i kohes kerkon arbitra cilesor.

Historiku i tyre sidomos  ne kete kampionat, ka qene teper negativ dhe me influenca direkte ne rezultatin e ndeshjeve.

Ne pamje te pare te gjithe e deshironin kete ndryshim, por kur ai dha shenjat e para, jo te gjithe e mbeshteten!

Me e keqja eshte se ky ndryshim nuk u mireprit nga nje pjese e mire e drejtuesve te ekipeve, nje pjese e specialisteve ne studio si dhe nga disa futbolliste.

Por  pse ndodhi kjo?

Me sa duket  mesazhi se arbitrat ne javet e ardheshme do te tregoheshin me kurajoz ne ndeshkimin e te gjitha shkeljeve brenda 16 metershit,  nuk u mor si serioz nga traineret dhe futbollistet e tyre.  Ishte ky shkaku qe ata vazhduan me standartin e vjeter e per pasoj ne kete jave u akorduan gjashte penallti.

Edhe pse shkeljet e bera nga mbrojtesit ishin te denueshme, drejtuesit nuk e mirpriten kete qendrim te ri te arbitrave.

Gabimi i tyre ishte se nuk terhoqen vemendjen e lojtareve mbrojtes, per te hequr dore nga steriotipi i vjeter, te cilin ne fakt e kishin kultivuar vete arbitrat me mos veprimin e tyre, sidomos ne rastet e shkeljeve te denushme me penallti dhe aktet e disiplines.

Te dy rastet e penalltive ndaj Partizanit, jane gabim direkt i mbrojtesave te saj.   Lojtari i Tiranes doli balleperballe me portjerin e Partizanit.  Propabiliteti per te shenuar ne ate pozicion ishte vetem 50%.

Ne rregullore eshte e percaktuar qarte se mbajtja ose shtytja e paster e nje sulmuesi , per te evituar nje gol te mundshem, veç penalltise ndeshkohet edhe me karton te kuq.

Pra nje mbrojtes pa kulturen e duhur sportive, nga 50% mundesi qe kishte sulmuesi per te shenuar gol i jep ekipit kundershtar  150% avantazh. I jep nje gol nga penalltia dhe detyron ekipin e tij te luaj me nje lojtar me pak.

Pra realisht ai qe e demtoje ekipin e Partizanit, nuk ishte arbitri Xhaja, por mbrojtesi i saj Bitri.

Po keshtu i pajustifikuar ishte edhe nderhyrja e mbrojtesit ne penalltine tjeter, sepse shansi per te shenuar nje gol nga sulmuesi Tiranes ishte jo i madh.

Te dy penalltite e shkaktuara nga mbrojtesit respektiv ne ndeshjen Teuta – Kukesi ishin femijnore dhe krejtesisht te pa nevojshme.  E tille ishte edhe nderhyrja e mbrojtesit gjirokastrit.

Rastet e mesiperme dhe shume te tjera si keto qe kemi pare ne vazhdimesi, jo vetem nga ekipet e ndryshme, por edhe te lojtaret e ekipit kombetar, tregojne hapur se shume prej futbollisteve tane ju mungon kultura e nevojshme sportive.

Eshte detyre e stafeve drejtuese t’i qartesojne futbollistet per te kuptuar mire efektet negative te te gjitha shkeljeve, veçanerisht te atyre qe arbitrat jane te detyruar t’i ndeshkojune me karton te kuq.

Shume prej miqeve te mij, ne studiot parkatese jane shprehur se arbitri Xhaja nuk duhet t’a ndeshkonte me karton te kuq mbrojtesin e Partizanit, duk e justifikuar kete me rendesine e veçante te ksaj ndeshje.  Kjo kerkese nuk perputhet as me frymen e rregullores dhe as me parimin e drejtesise ne sport.

Imagjinoni per nje moment sikur fitues te kishte dal Partizani, a do t’a konsideronin te drejte tifozet e Tiranes vendimin e arbitrit Xhaja, kur Partizani padrejtesisht do te luante me nje lojtar me shume?                                                                                                                                                                                            Natyrisht qe Jo, prandaj edhe arbitri Xhaja zgjodhi rrugen me te drejte si profesionalisht ashtu edhe moralisht.

Nese arbitri Xhaja veproi drejte ne vleresimin e momenteve me te rendesishme te ndeshjes, ai gaboi ne nje prej komponenteve te tjere dhe pikerisht ne kontrollin jo te mire te akteve disiplinore te lojtareve te veçante.

Nuk eshte detyre e arbitrit qe te beje politike ne vendimarrjet e tij, veçanerisht ne aktet disiplinore dhe as te shqetesohet sesa kartona jep ne nje ndeshje.  Kete duhet t’a bejne drejtuesit e ekipeve.

Arbitri duhet te japi vendimin e drejte per ate qe shikon.

Arbitrat Xhaja, Zyri dhe Meta, por edhe te gjithe arbitrat e tjere, qe pa drejtesisht u vune nen kritika per vendimet e tyre te drejta dhe te guximshme, duhet te vazhdojne kthesen e nisur dhe te mos thyhen nga kritikat jo profesionale.

Nderkohe Sektori i Arbitrimit duhet te jape mesazhe publikisht shume te qarta  te gjithe drejtuesve sportiv, futbollisteve dhe atyre qe i kushtojne kohe futbollit, se koha e tolerimeve ka mare fund.  Asnje akte disiplinor apo shkelje brenda zones se penalltise, nuk do te ngele pa u ndeshkuar.

Nje filozof francez thote:

‘’Ndajme kufijt pastaj bejme bashkimin,, , qe do te thote se veçanerisht futbollistet duhet t’a kuptojne mire, se ku eshte kufiri  i ndeshkushmerise se tyre nga arbitrat.

1.Jareci duhet te dale ne balle te ketij qendrimi te ri.                                       

Perrallat me Var-in qe tha ne studion televizive, nuk sherbejne per te mare ne mbrojtje vendimet e drejta dhe te guximshme  te arbitrave  qe gjykuan ne kete jave.

Jo vetem per z. Jareci por edhe per ç’do te interesuar duhet te jete e qarte se teknologjia dhe rregullat e funksionimit  te sistemit VAR, veçse u krijojne mundesi arbitrave qe te shikojne disa here rastin ne fjale, por nuk e thone ato fjalen e fundit.  Kete e thone arbitrat e caktuar per kete pune, qe do te thote se kujtedo qe do t’i besohet kjo detyre, duhet te jete nje njohes dhe interpretues shume i mire i rregullave te lojes.

Per fat te keq niveli sotem nuk eshte i mjaftushem.

Koha eshte qe asnje person qe pretendon per t’u futur ne rradhen e arbitrave nuk duhet te pranohet me,  pa i’u nenshtruar nje testi te plote kulture, inteligjence dhe pergatitje fizike.

Ky test seleksionues duhet te behet edhe tek arbitrat egzistues.

2 komente në “Ish- gjyqtari i FIFA-s: Arbitrat e filluan kthesën, e rëndësishme të mos thyhen nga presionet”

  1. ARDI says:

    O ARSEN , PO FAULLAT E TIRANES I SHOHIN ARBITRAT APO JO, MEQE KE QENE PROFESIONIST NE CILIN KAMPIONAT TE BOTES LEJOHET QE NJE MESFUSHOR KAP NGA FYTI LOJTARIN EDHE E BESHTYN NE FYTYRE DHE NUK NDESHKOHET. UNE JETOJ NE ANGLI DHE JU E DINI SHUME MIRE SE NQS NJE LOJTAR BEN ATE KETU TI THOTE LAMTUMIRE FUTBOLLIT.
    RASTI RAJKARD VOLLER NE BOTEROR NJE BESHTYME TEK FLOKET NGA MBRAPA E RAJKARD KARTON I KUQ MENJEHERE.
    ZOTI ARSEN FEDERATA E MAFIOZIT DUKA E KA BERE NE PLAN QE KET VIT TA MARRI TIRANA, KAM DYSHIME QE EDHE PARTIZANI EDHE KUKSI JANE BASHKEPUNTORE. E KAN PRANUAR NE HESHTJE( KUKSIT I ESHTE PREMTUAR KUPA PARTIZANIT I KA DHENE URDHER VLLAI I OLSIT PER POLITIK) PRANDAJ SKENDER GEGA NUK PRANOI TE MARRE KUKSIN E MORI USHTARI I DUKES ORGESI. GJYQTARET TAN PO U VAREN NGA FEDERATA ASNJEHERE SKAN PER TE GJYKUAR DREJT.

  2. Sd says:

    It Arsenik Hoxhisti eshte fytyra me e ndyre e korrupsionit te futbollit shqiptar.Ne se do të kishte drejtesi ky mi pallatesh duhet te ishte në burg bashkë me drejtuesit e FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje