"Klub i vogël" Atalanta dhe Torino reagojnë ndaj deklaratës së kreut të Juventusit

6 Mars 2020, 15:46Sport TEMA

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli të enjten deklaroi se Atalanta si klub i vogël nuk ka çfarë kërkon në Ligën e Kampionëve, gjë e cila nxiti një numër reagimesh në Itali, raporton Anadolu Agency.

E menjëhershme ishte përgjigjja nga Bergamo, qyteti nga vjen Atalanta, e cila në vitet e fundit ka arritur rerzultate të shkëlqyeshme.

“E respektoj Andrea Agnellin, por me të vërtetë nuk mund të pajtohem me të. Në krahasimet me elitën, të pasurit dhe të famshmit, shumë më tepër dua rezultatet e arritura në fushë dhe meritat e atyre që përfaqësojnë qytetin provincial i cili fitoi vendin e tij në Evropë me djersë dhe me imagjinatë. Ky quhet sport”, ka thënë kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori.

Presidenti i klubit të Torinos, Urbano Cairo po ashtu deklaratën e Agnellit e quajti absurde dhe të dëmshme.

“Sporti është për të gjithë, jo vetëm për të mëdhenjtë dhe të pasurit. Edhe ashtu ndarja e parave shpeshherë është joproporcionale dhe poqese ata luajnë vet lojën e tyre, atëherë dallimi në mes të pasurve dhe të tjerëve do të ishte edhe më i madh. Kjo seriozisht do të dëmtonte konkurrencën dhe spektaklin e ligave vendore”, ka thënë Cairo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje