“Special One” show në konferencë: Mourinhon si lojtar do e dhuroja falas!

6 Mars 2020, 18:08Sport TEMA

Jose Mourinho nuk ndryshon kurrë dhe si gjithmonë dhuron show edhe kur është jashtë fushës. Në konferencën në kuadër të ndeshjes që Tottenham do të luajë kundër Burnleyt, “Special One” i është përgjigjur njërës pyetje me një koment epik.

Gazetari e ka pyetur portugezin se si do të sillej me Jose Mourinhon lojtar, pra nëse ai do të kishte qenë trajner i vetes së tij. Mourinho ka qeshur dhe është shprehur: “Unë si lojtar? Të kuptoj, të kuptoj shumë mirë”, ka thënë fillimisht portugezi.

Gazetari ka këmbëngulur dhe i është drejtuar përsëri trajnerit të Tottenham se çfarë do të bënte me një lojtar të tillë. “Do ta shisja? Jo, jo. Do ta largoja. Do t’i thoja ekipeve të tjera që merreni e keni falas, e ofrojmë falas”, ka thënë Mourinho me të qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje