Memorie.al publikon historinë e panjohur të ish-majorit të Sigurimit të Shtetit, Koçi Lubonja, i cili pasi kishte dalë partizan që në moshën 17 vjeçare me gjithë vëllezërit e motrat, duke luftuar si komandant kompanie në Brigadën e IV-të Sulmuese për çlirimin e Tiranës, pas vitit 1944 shërbeu si Komandant i Burgut të Tiranës dhe më pas si Shef i Sigurimit të Aviacionit Luftarak, e pedagog në Shkollën e Lartë të Sigurimit të Shtetit në Sauk të Tiranës.
Si e çmobilizuan Koçin nga rradhët e Sigurimit të Shtetit pas qëndrimit që ai mbajti në Konferencën e Partisë së Tiranës në vitin 1956, ku ai bëri pyetjen se: në ç’farë ligjesh ishte mbështetur arrestimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, gjë e cila u bë shkak që ndaj tij të përgatiteshin prangat, por mundi që të shpëtonte vetëm pse ishte i vëllai i Xhaferr Cenko Lubonjës, “Dëshmor i Atdheut” dhe themeluesi i Armës së Sigurimit të Shtetit.
Si mundi që të punonte Koçi si Jurist në Ndërrmarjen e ALB-IMPORTIT deri në vitin 1975 që e dërguan në Librazhd, ku e përjashtuan nga partia dhe po përgatitej arrestimi i tij, si “agjent dhe armik i popullit”, pasi për nevoja pune kishte shoqëruar në disa qytete një bullgar me bashkëshorten e tij hollandeze.
Si iu akumuluan Lubonjës pakënaqësitë ndaj regjimit komunist dhe figurës së Enver Hoxhës deri sa në vitin 1986, ai i shkroi një letër të gjatë anonime prej 56 faqesh Ramiz Alisë, duke i kërkuar që të dënonte figurën e Enver Hoxhës, gjë e cila solli dhe arrestimin e e dënimin e tij, duke e mbyllur si “të papërgjegjshëm mëndërisht” në Spitalin Psiqiatrik të Elbasanit, (pas një “pakti” mes Hetuesësë dhe mjekëve që u kundërshtua nga Zylyftar Ramizi), nga ku u lirua vetëm në nëntorine vitit 1989.
Nga Dashnor Kaloçi
“Nga analiza e veprimtarisë së Enver Hoxhës dhe nga verifikimi i së kaluarës së tij, kam arritur të nxjerr përfundimin e pakonteksueshëm, që: ai ka qenë një agjent i spiunazhit francez (“Deuxieme Bureau”). E vërteta është se Enveri u aktivizua në Francë, por jo në favor të komunizmit, por në shërbim të zbulimit francez, sipas udhëzimeve dhe detyrave të ngarkuara prej tij. Gjithë jeta e Enverit është e dyshimtë dhe me një mori pikëpyetjesh të pashpjegueshme. Të gjithë e kanë ditue se vëndi i Sekretarit në Konsullatën e Brukselit, ishte post i organeve të spiunazhit dhe detyrë e tij funksionale për të cilën për të cilën paguhej, për të shkatërruar lëvizjen e majtë. Ai nuk ka marrë pjesë asnjëherë në grupet e majta komuniste të Francës dhe as ka shkruar kurrë në gazetat ”Sazani” dhe “Ymanite”. Këtë e ka pohuar edhe komunisti dhe militant Qamil Çela, i cili nuk pranoi të shkruante ato gënjeshtra në “Zëri i Popullit”, kur ja kërkuan. Pikërisht se nuk pranoi të lëshonte ato deklarata të pathemelta për Enver Hoxhën, ai u internua dhe vazhdon të persekutohet mizorisht“.
Këto pohime dhe të tjera për figurën e Enver Hoxhës, ju bënë Ramiz Alisë më 11 tetor të vitit 1986, me anë të një letre të gjatë prej 56 faqesh, nga Koçi Lubonja, ish partizan me funksione drejtuese dhe pas Luftës, komandant i Burgut të Tiranës, Shef i Sigurimit të Aviacionit Shqiptar me gradën e majorit dhe pedagog në Shkollën e Sigurimit të Shtetit e jurist në ALB-IMPORT.
Po përse Lubonja e mori këtë aventurë të rrezikshme që do t’i kushtonte shtrenjtë, çfar thuhej më tej në atë letër dhe cilat ishin motivet që e shtynë atë t’i kërkonte Ramiz Alisë dënimin e Enver Hoxhës?
Lidhur me këto e peripecitë që i erdhën prej saj, si dhe ngjarje të tjera nga jeta e tij që nga koha kur komandonte një kompani partizanësh në çlirimin e Tiranës, e deri në fundin e viteve 80-të, kur përfundoi qelive të Sigurimit të Shtetit i akuzuar si “armik i popullit”, na njeh një intervistë që i’a kemi marrë Koci Lubonjës, vite më pare, të cilën po publikojmë ekskluzivisht për Memorie.al.
Zoti Lubonja, fillimisht diçka për origjinën e familjes suaj?
Unë kam lindur në prill të vitit 1925 në fshatin Lubonjë të Korçës, prej nga është dhe origjina e familjes sime. Babai im Avdurraman Lubonja, ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Petro Nini Luarasit dhe së bashku me të në vitin 1905, kanë ngritur në Ohio të SHBA-së, të parën shoqëri patriotike shqiptare të quajtur “Malli i Mëmëdheut”. Më vonë, si shok dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, babai im ka marrë pjesë në formimin e shoqërisë “Vatra” në Boston të SHBA-së, duke qenë në kryesinë e kësaj shoqate deri në vitin 1920-të kur u kthye në atdhe. Ai u vra nga trimat e Maliq bej Frashërit, në vitin 1930-të, duke na lënë jetim ne pesë fëmijët të vegjël.
Kur jeni angazhuar si familje në Luftën Nacionalçlirimtare?
Familja ime ka qenë një nga bazat e para të Luftës dhe aty është formuar çeta e parë partizane e zonës, ku vëllai im, Xhafer Cenko Lubonja, u caktua komisar i kësaj çete, pasi më parë ishte dhe komunist i Grupit të Korçës. Pas vëllait Xhaferrit, në Luftë kemi marrë pjesë si partizan dhe unë (në moshën 17 vjeçare), së bashku me dy motrat, Bajamen e Resmijen. Unë kam qenë komandant kompanie në Brigadën e katërt dhe kam marrë pjesë në të gjitha luftimet e kësaj Brigade, deri në çlirimin e Tiranës, ku kam komanduar dy toga partizanësh, në sheshin “Skënderbej”. Duke qenë bazë kryesore e Luftës, shtëpia jonë u dogj dy herë nga italianët, dhe pas kësaj ne u vendosëm në Korçë. Edhe aty shtëpia jonë ishte bazë lufte dhe ime motër, Bajamja, pasi u plagos në një demonstratë, u burgos nga fashistët bashkë me nënën. Po kështu vëllai, Xhaferi, u vra në luftë kur ishte me detyrën e Shefit Informativ të Divizionit të Parë në Veri të Shqipërisë dhe është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Pas Luftës, ku keni shërbyer ju?
Mbarimi i Luftës mua më gjeti me gradën e togerit dhe në ditët e fundit të çlirimit të Tiranës, nga ana e qeverisë, mu caktua detyra e komandantit të një grupi partizanësh, që do të merrja në dorëzim Bankën Kombëtare. Atë detyrë unë e bëra me përpikmëri të lartë, deri sa erdhi dhe e mori në dorëzim një komision qeveritar me në krye Sejfulla Malëshovën.
Është e vërtetë rrëmbimi i arit nga gjermanët dhe cila ishte sasia?
Nga inventari i bërë në atë kohë nga specialistët e Bankës që ishin të gjithë italianë dhe banonin po aty, doli se gjermanët kishin marrë gjithsej 14 kv. ar dhe kishin lënë aty një sasi diçka më të vogël se ajo që morën. Për të gjitha tërheqjet e arit nga thesari i Bankës, gjermanët kishin lënë dokumenta të rregullta.
Pas kësaj detyre, ku vazhduat?
Duke qenë se nga kjo detyrë mbetën të gjithë të kënaqur, më caktuan Komandant të Burgut të Tiranës, (sot Reparti 313) detyrë të cilën e mbajta deri në qershorin të po atij viti. Më pas, m’u ngarkua një detyrë e rëndësishme nën varësinë operative nga Sigurimi i Shtetit dhe pikërisht nga Vaskë Koleci, Nesti Kerenxhi, Teme Sejko e Nesti Zoto. Nga ana ushtarake, do të varesha nga Brigada e Parë e Mbrojtjes, që komandohej nga Zija Kambo e Mihallaq Ziçisht.
Përse ju larguan nga komandanti i Burgut?
Pasi mbaroi Gjyqi Special në vitin 1945, lejova të behej një takim në zyrën time dhe në prezencën time të ish-kryeministrit, Koço Kotes, me të shoqen, por kjo u morr vesh dhe që atë ditë u informua Ministria e Brendëshme dhe Brigada e Mbrojtjes. Për këtë më zëvëndësuan me Janaq Karapataqin dhe më lanë në dispozicion.
Gjatë periudhës që ishit drejtor i Burgut 313, ka pasur raste të eleminimit pa gjyq të kundërshtarëve të regjimit, ose reaksionarëve siç i quanit ju?
E them me përgjegjësi, se: gjatë asaj kohe, unë nuk di të ketë pasur vrasje pa gjyqe, kjo ka ndodhur në ditët e çlirimit të Tiranës kur ka pasur raste të tilla. Në atë kohë Sigurimi i Shtetit kur donte të vriste njeri, nuk e kishte të vështirë për t’i bërë ndonjë gjyq, sa për të thënë. Ka pasur plot rase të vrasjeve pa gjyqe, por ato bëheshin në hetuesi dhe jo në burgje.
Ku punuat më pas?
Në vitin 1949 kur Enver Hoxha dënoi Koçi Xoxen, mua më çuan të vazhdoja shkollën e Sigurimit të Shtetit në Sauk dhe pas mbarimit të saj në vitin 1950, më emëruan si Shef të Sigurimit në Aviacion. Më pas ndoqa Juridikun natën, dhe fillova punë si pedagog në Shkollën e Sigurimit, ku në vitin 1959, më çmobilizuan si person të padëshirueshëm, pas nuk ma kishin harruar atë që unë kisha bërë kur isha delegate në Konferencën e Tiranës në vitin 1956..
Ç’farë kishit bërë në Konferencën e Tiranës?
Unë kam qenë delegate i Shkollës së Sigurimit në atë Konferencë. E kujtoj mirë kur erdhi Enveri në sallë i xhindosur, duke ju drejtuar delegatëve dhe në veçanti kolonel Iljaz Ahmetit duke i thënë: “Unë do t’ju tret plumb ne gojë të gjithëve… Të gjithëve atyre që do të guxojnë të ngrihen kundra meje”. Dhe ato fjalë që Enveri i tha në sallë, i bëri realitet, sepse ishte atakuar lavdija e tij.
Konkretisht në ç’mënyrë?
Pas Konferencës së Tiranës, shumë prej delegatëve pësuan goditje me arrestime dhe internime. Një nga këta isha edhe unë që gjatë Konferencës bëra një pyetje se në çfar ligji ishte mbështetur arrestimi i Bedri Spahiut dhe Tuk Jakovës. Në një mbledhje që u bë pas Konferencës, në Shkollën e Bashkuar, i deleguari Mehmet Shehu na tha: Tani po u them pikën e fundit nga rradha, por e para nga rëndësia. Ju jeni në dijeni se çfar ndodhi në Konferencën e Tiranës. Si rrjedhim i veprimtarisë së elementit antiparti në shkallë vendi, një numër i madh komunistësh janë përjashtuar nga partia dhe të tjerë do të përjashtohen akoma. Pas kësaj më thirrën në organizatën e partisë dhe munda të shpëtoj nga përjashtimi dhe nga burgu vetëm pse isha vëllai i Xhafer Cenko Lubonjës (Dëshmor i Luftës), por kjo nuk zgjati shumë në 1959 më çmobilizuan.
Ç’farë bëtë më pas?
Me anë të disa miqëve munda të rregullohem me punë si jurist në ndërrmarjen e Albimportit, deri në vitin 1975, kur më qarkulluan nga kjo punë dhe më dërguan në Librazhd. Aty më filluan peripecitë, më përjashtuan nga partia si borgjez e revisionist dhe i dyshuar si agjent.
Përse ajo akuzë ndaj jush?!
Akuza si agjent më bëhej sepse nga fundi i viteve ‘70-të, kur punoja në Tregtinë e Jashtme, solla dhe shëtita nëpër Shqipëri për nevoja pune, një hollandez të quajtur, Van Lar dhe të shoqen e tij bullgare Stafanka. Ata që më sulmonin dhe sekretari i parë i rrethit, (M.X.), thanë se hollandezi kishte qenë kolonel i NATO-s, kurse e shoqja, kapiten e Traktatit të Varshavës.
Si shpëtuat nga këto akuza kaq të rënda?
Shpëtova se ato ishin vetëm shpifje dhe intriga, të cilat Sigurimi i Shtetit nuk mund t’i provonte dot kurrë, pasi ishin absurditete.
Po letrën drejtuar Ramiz Alisë kur e shkruat dhe nga se u nisët?
Letrën që i dërgova Ramiz Alisë fillova ta shkruaja në korrik të vitit 1986. Unë prej vitesh kisha akumuluar pakënaqësi të cilat u bënë shkak për ta shkruar atë letër të gjatë prej 56 faqesh, duke u nisur nga situata katastrofike në të cilën ndodhej vendi dhe për këtë bëja fajtor vijën e gabuar të Partisë dhe personalisht Enver Hoxhën, aventurierin politik.
Si e argumentonit atë që shkruanit, pra që Enveri ishte aventurier politik?
Sepse ai ishte përgjegjësi për gjithçka, që nga prishje me Bashkimin Sovjetike, me Kinën, politikën e tufëzimit, marrja e tokës, lufta kundër fesë, bunkerizimi i vendit, pleniumet e 4,5,6,7, për çështjet ideologjike, ushtarake dhe ekonomike, aprovimin e kushtetutës që ishte një litar i lidhur rreth fytit të popullit shqiptar. Për të gjitha këto, i kërkoja Ramiz Alisë dënimin e figurës së Enver Hoxhës, si një nga shkaktarët kryesor të të gjitha fatkeqësive që kishin ndodhur në Shqipëri, që nga koha e Luftës e më pas.
Konkretisht, për çfar e akuzuat ju Enverin në atë letër?
Akuzat e mija ndaj Enverit e kanë zanafillën që nga periudha e para Luftës, kur ai kishte shkuar për studime në Francë, e deri në vitin e fundit kur vdiq. Në këtë letër drejtuar Ramiz Alisë, midis të tjerash i shkruaja se: nga analiza e tërë veprimtarisë së Enverit dhe verifikimi së kaluarës, arrij në konkluzione të pa kontestueshme, se Enveri ka qenë agjent i spiunazhit francez,”Deuxieme Bureau”. Gjithë jeta e tij është e dyshimtë dhe me një mori pikëpyetjesh të pa shpjegueshme. Konkretisht në historinë e Partisë së Punës, është thënë se Enveri aktivitetin e tij komunist, e kishte nisur në Francë, ku ishte lidhur me grupet e majta komuniste dhe shkruante në gazetën “Sazani” dhe “Ymanite”.
Pse mendonit se nuk janë të vërteta këto?
Kjo është një gënjeshtër e madhe, këtë e konfirmonte komunisti Qamil Çela. Kur e pyetën Qamilin për këtë dhe i thanë të shkruante në “Zërri i Popullit”, ai e hodhi poshtë si të pathemeltë dhe në mënyrë kategorike rrefuzoi të bënte atë. Për këtë Qamili u përjashtua nga partia, u internua për më shumë se 30 vite nën një persekutim mizor. Të gjithë e dinin që posti që mbante Enveri si Sekretar në Konsullatën e Brukselit, ishte post i organeve të spiunazhit dhe detyrë e tij funksionale për të cilën paguhej. E vërteta është që në Francë, Enveri u aktivizua, por jo në favor të komunizmit, por në shërbim të Zbulimit francez.
Si u morr vesh se ju ishit autori i asaj letre dhe pas sa kohësh?
Letrën unë e postova më 11 tetor të vitit 1986 dhe në fund të saj unë nuk e vura emrin tim, jo se kisha frikë, por nuk doja që atë letër ata të ma merrnin për karrierizëm dhe motive personale. Pas gjashtë muajsh nga postimi i letrës, Sigurimi i Shtetit, pas dyshimeve dhe survejimeve të shumta, futi një njeri për të verifikuar nëse kisha makinë shkrimi në shtëpi. Ky person ishte një mësuese fqinja jonë, e cila një ditë erdhi dhe i tha time shoqe që t’ja jepte pak makinën, se do të bënte disa teza provimesh. Gruaja ime, duke mos pasur fare dijeni për letrën që kisha bërë unë, ia dha makinën e shkrimit asaj dhe nisur nga ky fakt, pas disa ditësh ndaj meje filloi një survejim i rreptë nga ana e organeve të Sigurimit.
Konkretisht si?
Ata më ndiqnin në çdo hap që bëja nga afër dhe në distanëcë dhe bënin shërbim me rradhë poshtë shtëpisë sime. Ata kishin rënë në gjurmët e mija dhe prisnin që të gjenin se me kë kisha lidhje. Ata si duket, kishin krijuar bindje të plotë se kishin të bënin me një organizatë kundër-revolucionare dhe donin të gjenin se kush ishte “koka drejtuese” e saj. Nga disa burime tepër të besueshme që më kanë konfirmua pas viteve ’90-të, unë mësova se Ramiz alia kishte dhënë urdhër të prerë që të gjendej me çdo mënyrë dhe me çdo kush autori i letrës dhe nisur nga ky fakt, Sigurimi i Shtetit vazhdonte punën e tij duke më gjurmuar e survejuar kudo.
Sa zgjati kjo gjë, pra survejimi juaj?
Kjo gjë zgjati plot dy vjet, deri kur më arrestuan më 19 tetor të vitit 1988.
Si e kujton, në ç’rrethana ndodhi arrestimi juaj?
Atë ditë, pra më 19 tetor 1988, teksa isha duke ecur në rrugë, afër monumentit të Qemal Stafës, pas meje ndali një “Gaz” i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, dhe nga aty doli Zylyftar Ramizi, që mbante postin e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministrit të Punëve të Brendëshme. Ai menjëherë më kapi nga krahu duke më futur me shpejtësi në makinë dhe më çuan në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme të Tiranës, ku më futën direkt në qeli. Nga mënyra dhe procedura se si u krye arrestimi im, ai ishte një arrestim tepër sekret.
Përse ishte sekret dhe ku ndryshonte nga arrestimet e tjera?
Ky lloj arrestimi njihej në metodat e punës së Sigurimit të Shtetit dhe aplikohej për disa arsye. Kështu ndodhi dhe me mua dhe kur më çuan në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme të Tiranës, që tek dera e jashtëme dhe deri në qeli, nuk pashë asnjë njeri, pasi i kishin larguar të gjithë rojet e shërbimit deri sat ë më fusnin mua aty brenda. Pas kësaj menjëherë filloi hetimi ku para meje u paraqit letra e shkruar nga unë, duke më pyetur nësë isha unë autori.
E pranuat se ishit autor i letrës?
Në fillim deri kur po plotësohej 72 orëshi, unë nuk e pranoja se isha autor i letrës dhe në fund të atij afati, duke mos pasur rrugë-dalje tjetër, e pranova
Pasi e pranuat se ishit ju autori i letrës, ç’farë ju thanë?
Ata më pyetën se që kur unë kisha rënë në ato pozita dhe unë ju përgjigja duke u thënë se nuk më kujtohej saktësisht, pasi ajo gjë nuk kishte ndodhur as për një ditë dhe as për një shkak. Pas kësaj përgjigjie që ju dhashë, ata më kërkuan që të bëja autokritikë me shkrim duke e hedhur poshtë të gjithë atë letër armiqësore që kisha shkruar dhe t’i kërkoja falje Partisë.
Si iu përgjigjët ju asaj “oferte”?
Unë u thashë: asaj letre unë nuk i lëviz asnjë gërmë dhe koha do ta tregoj nëse kam, apo jo të drejtë. Duke mos pranuar asnjë gabim dhe as një pendesë, nuk u dhashë mundësi që të siguronin së paku prova materiale për arrestimin e menjëhershëm, nxjerrjen në gjyq dhe dënimin sipas nenit 55/1 të Kodit Penal.
Ç’farë ju thanë pas kësaj?
Ndërsa po vazhdonin senacat e pyetjeve ndaj meje, kur po mbushej 72 orshi i arrestimit, për çudi mua më liruan duke më porositur se për çka kishte ndodhur me mua, as varrit nuk duhej t’ja tregoja, se ndryshe, do shkoja përsëri aty dhe nuk dihej nëse dilja më i gjallë që andej. Këtë të dytën nuk ma thanë hapur, por e lanë më nënkuptim siç e kishin zakon ata.
Në shtëpinë tuaj me familjarët, ç’kishte ndodhur ndërkohë që ju u arrestuan dhe ju futën në qeli?
Mbas arrestimit tim, Sigurimi i Shtetit kishte bërë kontroll në banesën time, duke më sekuestruar disa libra dhe dorëshkrime, ku më kryesorja për të cilën u krye dhe kontrolli, ata instaluan disa përgjues, apo Teknikë Operative siç quhej në terminiologjinë e atyre organeve.
Pse ju liruan?
Sigurimi i Shtetit më liroi për të vazhduar survejimin ndaj meje dhe për të parë se me kë do takohesha, me kë kisha lidhje, nga kush isha nxitur, etj., etj., duke shpresuar se do të kapnin dhe arrestonin “kokën” e organizatës kundër-revolucionare që mendonin se ekzistonte, bindje e cila u ishte krijuar nga letra e gjatë dhe përmbajtja e saj gjithashtu.
Si vazhdoi survejimi ndaj jush?
Pas lirimit ata më vunë agjentë dhe provokatorë që më ndiqnin kudo dhe inskenonin gjëra nga më të ndryshmet që unë të bija në gracakt e tyre. Ata më ndaluan që të largohesha nga Tirana, pa lejën e tyre dhe më kërkonin në takime të ndryshme te Hotel “Tirana” dhe aty vazhdonin presionet që unë të “laja gabimet”. Pra që të vihesha në shëbim të tyre.
Si reagonit ju ndaj këtyre veprimeve dhe presioneve që iu bëheshin?
Aty unë nuk durova më dot dhe iu drejtova njërit prej tyre duke i thënë: “Më vjen keq që nuk më paskeni njohur deri tani, sidomos ti që të kam pasur dhe student. Mua, siç më njeh, më thonë Koçi Lubonja dhe kam hedhur pushkën në krah që 17 vjeç duke dalë partizan, ku kam komanduar burra dy herë mosha ime dhe kam luftuar rrugëve të Tiranës kundra gjermanëve pa më dridhur qerpiku. Që tani unë i futem varrit përsëgjalli, se përsëvdekuri i futen të gjithë, prandaj lërini këto metoda me mua se nuk ju shkojnë dhe bëni çfarë keni për të bërë, se ato poshtërsira që kërkoni prej meje, nuk kam për t’i bërë kurrë.
Ç’farë bënë ata pas kësaj?
Që të nesërmen më arrestuan dhe më dërguan në qelitë e Burgut 313, që ndodhet edhe sot afër Arkivit Qëndror të Shtetit dhe për gjashtë muaj që më mbajtën aty në qeli, nuk më ka takuar asnjeri përveç hetuesit.
Ç’farë ju pyesnin gjatë atyre muajve, ç’kërkonin të dinin nga ju?
Në hetuesi më pyetën se mos kisha lidhje me ndonje organizatë kundër-revolucionare. Ata u sollën në mënyrë korrekte me mua, nuk më prekën me dorë. Unë u thashë hetuesve se: atë letër, e kisha shkruar vetë, pa dijeninë e nxitjen e asnjë njeriu dhe nuk lëvizja asnjë presje prej saj. Po kështu u thashë se: “Nëse Enver Hoxha nuk kishte pasur turp t’i bënte të gjitha ato poshtërsi, përse duhet të kisha unë turp që t’i shkruaja ato. Po të duash unë kam dhe shumë gjëra të tjera për Enver Hoxhën dhe po t’i them tani të gjitha”.
Si iu përgjigj hetuesi?
Ai u tremb dhe i zverdhur në fytyrë, pa mbaruar unë mirë fjalën, më tha: Jo, jo, mos më thuaj asgjë’. Pas kësaj hetuesia kishte rënë në hall dhe ajo bëri një pakt me doktorët e Psiqiatrisë, që të më nxirrnin të sëmurë mendor, dhe ashtu u bë. Doktorët firmosën që unë isha i papërgjegjshëm. Mirpo këtë pakt që bënë hetuesit me mjekët, nuk e pranuan ata të Sigurimit, të cilët insistonin në dënimin tim. Kështu, Zylyftar Ramizi u telefonoi hetuesëve duke u thënë: “Nuk ka asnjë mundësi që Koçi Lubonja të jetë i çmëndur. Ai është shumë në rregull, vetëm nëse është çmëndur tani aty në Hetuesi”?!
Ç’farë u bë me ju pas kësaj?
Pas shumë peripecive më nxorrën në gjyq duke bërë disa seancave gjyqësore. Duke më ndihmuar disa mjekë psiqiatër (kolegë të gruas sime), mua më nxorrën të papërgjegjshëm dhe gjyqi vendosi që mua të më mbyllnin në spitalin Psiqiatrik të Elbasanit. Por përpara se të më dërgonin në Spitalin e Elbasanit, mua më mbajtën 21 ditë në qeli, ku unë mendova se do të më zhduknin përfundimisht. Mbas 23 ditëve mua më dërguan në Psiqiatrinë e Elbasanit, ku nuk më ngacmuan më dhe ilaçet që më jepnin, unë nuk i pija fare. Gjë e cila më tolerohej siduket edhe nga kujdesi i mjekëve, kolegë dhe të njohur të gruas sime. Por unë isha i detyruar që ta luaja deri në fund lojën, duke u bërë si i sëmurë i vërtetë.
Dhe sa vazhdoi ajo gjë, pra sa ju mbajtën në Psiqiatri dhe kur u liruat?
Ajo gjë vazhdoi deri në nëntorin e vitit 1989, kur mua më nxorrën nga ai spital, pasi situata politike kishte filluar të ndryshonte dhe kishin filluar plasaritjet e para të atij regjimi që kishte mbajtur një popull të tërë në skllavëri. Ku me, apo pa dashje, në ingranazhet e dhunës së tij, siç ishte Sigurimi i Shtetit isha përfshirë dhe kisha shërbyer edhe unë, por pa dëmtuar njeri.
O Mero
Ky gazetari yt ka marre persiper te germoje gjithe halete e vjetra qe asnje smund ti konfirmoje sepse fizikisht nje pjese e madhe e deshmimtareve nuk jane me.Le te themi qe te intervistuarit tregojne plotesisht te “verteten”por gjithsesi jane personale dhe subjektive.Parimi baze i gazetarise eshte saktesia dhe e verteta e thjeshte,jo hiperbola.Para disa kohesh botoi nje interviste me dike qe ka sherbyer heret ne aviacion gje qe ngjalli reagim tek ish pilotet dhe deshmimtaret e kohes per pasaktesi te theksuar teknike ngs pikpamja e fluturimit.Ndaj do ishte e vlefshme nje keshille per Kalocin verifikoji dy here gjerat para se t,ja serviresh publikut ndryshe cvleftesohesh….
Qe Enveri ka qene nje sociopat i pa meshirshem dhe nje pehlivan politik, qe shiti dhe baben e tij, dhe ekzekutoi kunatin qe e kishte mbajtur me buke dhe e kishte bere njeri duke e cuar me studime jashte, kjo nuk do shume mend per tu kuptuar.
Por qe te thuash qe ka qene agjent i Deuxième Bureau duhet te jesh vertete i rrjedhur. Deuxième bureau ishte nje zyre spiunazhi i ushtrise franceze qe merrej me mbledhjen e informacionit mbi planet e sulmit apo mbrojtjes se ushtrive armike. Ky sherbim pushoi se funksionuari ne 1940. Se pse i duhej Enveri nje provincial nga Shqiperia Deuxième Bureau-se kete vetem ky plak matuf e di.
Ore ky kokra e spiunit paska qene
Po ky gazetaruci do të bëjë lajm, por se si nuk ka rëndësi. Këtyre që ju merr dëshminë duhet parë nëse i kanë rrjedhur trutë, pastaj duhen verifikuar thëniet e tyre me dokumentat, pastaj duhen pyetur dëshmitarët e kohës, nëse janë gjallë. Duhet të krijojë një bindje vetë gazetari e pastaj të na i serviri ne lexuesve si të vërteta apo të pavërteta. O Kaloç mos ja fut kot o burrë, jo për Enverin, se sma ndjen fare, por për ne lexuesit e tu, ki pak më shumë respekt.
Per para kush nuk deshmon edhe per rrena?Vaxhdojne te hedhin balte Kinder Enverit pasi nuk mund te fshehin veprat per ndertimin e Shqiperise nga vend feudal pas lufte,ne nje shtet modernan nen udheheqjen e tij .Mbasi shkaterruan e vodhen cdo prone popullore,tani tregojne perralla dhe genjeshtra shpifje.
Nuk e di pse mu bënë lëmsh mendimet ! Ky paska qenë vërtetë i rrjedhur. Po ta fillojmë nga emri . Ky na qenkësh Koçua , “kauri derrit” ! Ndërsa babai e vëllezërit qenkeshin muhamedane . Nejse kjo pak rëndësi ka. Kushedi si e ka patur punën ky komandanti 17 vjeç, që paskerkish komanduar burra me dy pëllëmbë mustaqe . Nga tregimi duket pak si ai personazhi që u thoshte italianëve :” jam Aleks Xinxa, kryetar i PKSH”. Ore Kaloq, tani ke filluar te shkruash për budallenjtë. Ky Koçua, pasi e ka vrarë mendjen për shumë kohë, paska dale ne përfundimin që, Enveri qenkësh agjent francez. Dhe vazhdojnë qyfyret me tej. Nuk më dënuan thotë Koqja, sepse kisha vëllanë dëshmor. Ore po idioter jeni, apo çfarë !? Në përshkrimet qe Kaloçet bëjnë për Enverin, e çfaqin atë si sadist. Që jo për Koqet nuk pyeste, por vrau edhe figura të rëndësishme, përfshi kunatin e tij. Po turp mo Kaloç, turp nuk paskeni fare ju ? Apo ec të bëjmë lekë, pa varja çfarë shkruajmë? O rrace perversesh. Po si ka mundësi që ky Enveri na vrau Xoxen, Ballukun, e të tjerë, kurse ky budalla thotë që i bënte oponencë “sadistit”. Sikur të mos mjaftojnë përrallat e 1001 netëve, me tortura e me hedhje nga dritarja e hetuesisë, çuditërisht për këtë tipin, ata, sigurimi , i kishin duart e lidhura. Jetojmë në epokë të maskarenjve. Dikur tipa të tillë perhapnin thashetheme sikur kishin vrarë kaq e aq gjermane. Pastaj sikur kishin ndjekur diversante. Me kaskete e me gazete, shumë nga këta ishin vërtetë llumi I atij sistemi. Po ja që erdhi dhjerokracia. Dhe po këta u afruan të marrin atë dëshminë e të persekutuarit. Dhe mos mendoni se nuk ja kane dale . Shumë matrapazë e spiune i morën këto dëshmi, e si rrjedhojë edhe paratë e shqiptarëve. I morën se këta i afroji Sali shkembori. Se këto shoqata i drejtonin njerëz ordinere e spiune. Ec e merre vesh ku shkon imagjinata e tyre. Sipas tij një letër mund të behej vetëm po të kishe makinë shkrimi në shtëpi ? Po pse, nuk mund ta shtypje tek një mik që të do të mirën ? Dhe ata, pra sigurimi, pasi e vranë mendjen, u doli që letrën e ka shkruar Koqja. Po mire, kaq trashe, nuk ka asnjë mundësi ta besh pak më të besueshëm për gjindjen ? E bukura është kur përmend pjesën e spitalit. Në fillim mendon se do ta hiqnin qafe. Pastaj shton ;” unë luaja rolin dhe pastaj me nxorën”. Sa me fat mor Kaloç. Jo për gjë, po ato personazhet e tjera përfundonin, o me tortura e burgime të gjata, ose me dënim kapital. Ça të themi o Kaloç, s’është faji jonë që këta nuk kanë as minimumin e besueshmërisë në ato që thonë apo shkruajnë. Gjithë këtë kohë na e kishit ç’mbushur mendjen se Enveri ishte i UDB. Po të paktën mbani pak seriozitet mor burr. Tani na doli agjent francez. Ore ju e kuptoni paçvuren që botoni , apo gënje, gënje se diçka do mbetet. ?
Histori shume interesante. Autori letres nuk thote vetem se Enver Koqa ishte spiun. Ne Mos I francezve, Ka qene i italianve. Autori flet per gjithe zullumet e tij. Per prishjen me rusine, per marrjen e tokes, bunkerizimin etj. Koci Lubonja eshte ne rregull. Dhe ka shpetuar I gjalle se sistemi po shembej, kurse Enveri kishte marre dhe.
Ky shkrim eshte botuar dhe njehere tjeter dhe sa here qe botohet shtohet oreksi duke ja futur pordhes.
Ky Lubonja ka bere namin ne Tregtine e Jashteme dhe duhet te kishe derr miku qe te futeshe aty.Qejf qe ka bere ky Koci duke bredhur neper europe dhe sillte mall kontrabande.
Ky tip mqs u qarkullua i hajej bytha duke treguar si tjas desh qejfi histori me dedektive.
Ka patur shume miq qe e mbrojten dhe nuk hengri plumbin.Shoket e tij vdiqen neper burgje.
E pa diskutueshme, Enveri, i kthyer sich vate, pas 6 vjetesh, kur tere studentet e te njejtit kontigjente, ishin kethyer dinjitoz e te diplomuar, nenkuptohet, nuk mund te mos kete terhequr vemendjen, e sherbimeve te fshehta per ta rekrutar. Bemat demonstrative te Enverit e vertetojne kete. Nga hichi, u terhoq ne mbedhjen themeluese dhe e montuan ne nje pozicion kych per te trasmentuar tek antare e Partise udhezimet e antarit te Komiternit bolshevikut stalinist Tito dhe mandej poshtroi Kampin Socialist, Traktatin e Varshaves dhe tere Partite Komuniste te Botes ne pozicinin e Marksit dhe Leninit te epookes Alla-Enver.
Nuk eshte e vertete qe e paskam thene, ndaj botojeni. E pa diskutueshme, Koci Lubonja konkludon duke arsyetuar me logjike shkencore sec Enveri, i kthyer sich vate, pas 6 vjetesh, kur tere studentet e te njejtit kontigjente, ishin kethyer dinjitoz e te diplomuar, nenkuptohet, nuk mund te mos kete terhequr vemendjen, e sherbimeve te fshehta per ta rekrutar. Kete e deshmojne bemat demonstrative te Enverit. Nga hichi, u terhoq ne mbedhjen themeluese dhe e montuan ne nje pozicion kych per te trasmentuar tek antare e Partise udhezimet e antarit te Komiternit bolshevikut stalinist Tito dhe ne vijim te gjitha dihen nga seicili.
Nje kerkese per gazeten TemA: Po te kete mundesi na lejoni qe keto artikuj historike t’i bejme copy-paste per arsye studimi.
Nuk eshte e vertete qe e paskam thene, ndaj botojeni. E pa diskutueshme, Koci Lubonja konkludon duke arsyetuar me logjike shkencore sec Enveri, i kthyer sich vate, pas 6 vjetesh, kur tere studentet e te njejtit kontigjente, ishin kethyer dinjitoz e te diplomuar, nenkuptohet, nuk mund te mos kete terhequr vemendjen, e sherbimeve te fshehta per ta rekrutar. Kete e deshmojne bemat demonstrative te Enverit.
Ky Koco Lubonja paska qene vertet i cmendur: si mund t’i kerkohej kones se Enver Hoxhes te denonte babain dhe mesuesin e tij shpirteror?!
Per analogji, si do ta quanim ne tani , ne kete kohe, sikur nje njeri t’i kerkonte me shkrim Lulzim Bashes po te behet me i madhi i Shqiperise, qe te denoje Sali Berishen?!
Po jap disa te dhena per kete “disidentin” e oreve te fundit,atehere kur sistemit I kishin rene patkonjt:
Kociu ka bere kariere per tre arsye:
E para,jo se mori pjese ne lufte,se ajo iku,mbaroj,por ky hegri buke edhe dhjetra vite mbas lufte,si I perkedhelur i parties,vecanerisht edhe I Enver Hoxhes,sepse I Vellaj I tij,”Deshmor I atdheut” ishte I njohur I Enverit qe ne vitet e Liceut dhe kish kontribut te shquar ne Luften Antifashiste NaCl.
Eshte perjashtuar dy tre here nga PPSH-ja,por vinte Xameja e ema tek Enveri,i lutej dhe ai e rikthente ne parti…
E dyta,per merrita te te gjithe familjes per pjesemarrje ne Lufte perkrah frontit NaCl.edhe pse I gjithe rrethi familjar I Kociut ishte aktiv ne krahun e Ballit Kombetar,me shtepite ngjitur ne Lubonje.
E jema e tij Xameja eshte personi real I tregimit te Fatmir Gjates,”Zemer nene”Kjo grua trime,kur morri vesh vrasjen e Xhaferit,mbuloj koken dhe qante per te mos e degjuar njerzit e fisit,qe ishin me Ballin sepse thoshte se do ju behej qejfi,prandaj e donte dhe vete Enveri…
E treta,i vellaj I tij,Neki Cenko ishte njeri nder gazetaret me te mire te asaj kohe dhe eshte derguar dhe ne Kine me kete detyre,E motra e tij,Shpresa ishte nder kuadrot e Kom.Partise Tirane,pra te gjithe te lidhur shpirterisht me partine…
Ky vet,ja fut pordhes ne ato qe thote..
Flet sikur kudo ku ka punuar ekane hequr padrejtesisht,por ama nga partisan e bejne menjehere toger,pastaj major,por nuk thote se para se ta hiqnin nga sigurimi I shtetit ariti deri ne graden Kolonel.E hoqen nga drejtor te burgut se shkeli ligjen.Me cfare te drejte lejoj takimin e Koco Kottes me te shoqen dhe per me teper ne zyren e tij?Per arsyet qe them me lart,nuk u ndeshkua sepse duhej denuar me burg,sipas ligjeve te kohes,,,
Perdor per deshmitar nje Qamil Cela,i cili sipas tij paska vuajtur 30 vjet interim.Ne kohen e letres,Korrik 1986,i bije
qe Qmili te kete qene ne internim prej 1956-es,cfare e lidhte me kete ne kohen e internimitdhe ai te ksihte besim tek ky,punonjes I sigurimit te bente “rrefenja” per Enverin ne France?
Po,perse nuk tregon arsyen se edhe pse “ndeshkohej” bente perpjet dhe ne sektore ku duhet te iishe I besuar I parties dhe I sigurimit?
Pretendon se e hoqen dhe derguan ne Librazhd,sepse paska shoqeruar nje Hollandes dhe te shoqen e tij Bullgare.Po ata qe dine se ky nuk shoqeronte rastesisht keta te dy dhe jo vetem njehere,por me vite.Ishte ky qe vinte ne ndermarrjen e prodhimit te veshjeve me porosi te ketij hollandezi ne Korce.a mos beri dhe ndonje allioshverish me ta para ndeshkimit?
Po ndonje problem morali a I eshte ngarkuar dhe prandaj e derguan ne Librazhd?
Po kur e urrente partine dhe Enverin,perse e “ndihmonte” partine duke shkruar drama,kur duhej te bente te kunderten?
Po ne vitet e para te demokracise,perse nuk ka folur,per fallsifikimet qe bente me pasaportat dhe ju merrte njerezve nga dy tre mije dollare amerikane…
Nuk mbroj Enverin,mbroj te verteten…
Ky Kaloci sheh vetem me nje sy dhe degjon vetem me nje vesh,prandaj me shume me vjen inat me te se me Kociun…
undefined
Shko more pis se ju ishit të gatshem edhe të shisnit gjysmën e vetes per pak pushtet. Ja fusnit njëri-tjetrit dhe pastaj ju vinte rradha. Të vetmit kundërsharë të regjimit ishte grupi i deputetëve dhe kush u denua me vdekje. Ju ishit plehra dhe prandaj ju linte gjallë enveri. Kundërshtarët dhe kulturuarit i pushkatonte.
Moderator,bera nje koment,nuk e shoh te hedhur ne komentet…
K. Lubonja duhet te kete aritur ne kete perfundin pas nje bisede te gjate me Qamil Celen. Sidoqofte kjo akuze apo ajo qe Enveri ka qene homosksual mbeten vetem hipteza te mundeshme, sepse eshte shume e veshtire t’i provosh ato.
Sa te jete ne fiqi ligji i demshlerblimit me miliona te denuarve politike , te persekutuarve , te burgosurve , me te drejte ose jo nga sistemi i kaluar , te tilla histori do degjosh , ku cdo kush do tregoje perallen e tij , denimin e tij te pamerituar , kundershtarin e regjimit dhe te Enver Hoxhes , persekutimin dhe heqien e lirise dhe vuajtjet e tmershme , se ndoshta mund dhe ata te perfitojne financiarisht ndonje qindarke ne kuriz te taksapaguesve shqiptare , pse Kujtoni se mos jep gje kanceri digital ?? Ose Rama gje nga xhepi ??? Mos e fol mor burre .
Dhe keta po cu vjen nga bytha e tregojne neper portale , gazeta ,
O dhe ata , dmth portalet ,gazetat , marin perqindjen e tyre , dhe boto te botojme plera , histori te nje fantazie te cfrenuar , fajin e kane moderatoret qe i degjojne , dhe na detyrojne ne ti besojme . Hiqeni ligjin bythqira ,se na late fukarenj per shekuj , ngelem duke paguar miliona per mashtrusat , bythlepiresit , dhe perallaxhinjte , se politikanet tane sharlatane sjapin gje nga xhepi , por presin faturen dhe e dergojne ne Banken Boterore dhe FMN ,ata ustallaret po te pane qe ke devijuar nga sisfemi i tyre , fillon lufta ekonomike e vertete pastaj , prerje pensionesh , ulje pagash , heqje e cdo simboli kombetar , pa ushtri , finance te regullt , pa lavdi kombetare , pa pensione qe duhen te jene …….etj etj etj , keto jane perfundimet ……
Enveri agent Frances, nexhmija agjente amerikanit etj etj.
Ore Ata s ishin agent fare, po thuaj qe u mblodhen nje tufe me njerez gjakatar e te paskrupullt, qe hengren njeri tjetrin, dhe e masakruan ket populli per 50 vjet.
Vec asaj na caktuan dhe “demokracine” alla shqiptar e me Benjaminet e Tyre, berisha nano, meta e te vazhdojm me keta “talent” qe kemi sot si Rama, lyli Mona
Ky Kaloci qenka me muti i muterve pse ja botoni keto budallalliqe vetem helm e vrer ky njeri ne cdo gje nuk kemi nevoje per keto kemi halle me te medha ndryshe kete gazeten tuaj do ta bojkotojme te gjithe….
undefined
Eshte e vertete qe e sollen ne Librazhd ne ndermarrjen tregetare. Atje dhe u perjashtua nga partia pasi te huajit qe shoqeroi i kishte kerkuar ti sillte rroba per vajzen dhe ai pasi u kthye ne vendin e tij ja dergoi porosine. Per kohen keto gjera ishin te ndaluara dhe pa tjeter do te ndeshkoheshe. Nuk kam pasur afersi me te por ne Librazhd njihes si i rrjedhur. Ishte trajtura gjithnje mire per shkak te vellait dhe prejardhjes familjare. Per kete arsye dhe ne Librazhd nuk e ngacmuan dhe e terhoqen shpejt ne Tirane. Kaloci e ka mundesine ti tregoje te gjitha dokumentet.
Keta tregojne gjithmone gjysem te vertetash. Te kane mbajtur ne survejim sepse nje leter e tille mund të ishte provokim per Ramiz Aline. Donin te merrnin vesh se mos prapa saj ishin njerezit besnike te Enver Hoxhes dhe prove se si do sillej ai.
Nuk te eleminuan se do te fillonin dyshimet. U siguruan qe kishe vepruar vetem dhe nuk e kishe ndare me njeri letren. Hetuesi nuk te tha kot: “Jo, jo mos me thuaj asgje mua!” sepse edhe ai behej objekt hetimi dhe survejimi dhe s’dinte nga te ruhej, nga te Ramizit apo nga ata te Enverit.
Cmendina ishte zgjidhja optimale per te gjithe.
Ku jane 24 komentet,nuk po I shoh.Bera dhe une nje koment dja,por asgje nuk shoh…Ju lutem botoni komentet,sepse vete ju ne nen titullin e intervistes keni thene 24 komente…