Nga Skënder Minxhozi
Ka filtruar këto orë një informacion deri diku sqarues, për opinionin e Komisionit të Venecias, i cili duket se i jep të drejtë Presidentit Meta, në sherrin me qeverinë dhe KED, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Duke e marrë të mirëqenë se për të pasur një opinion përfundimtar duhet lexuar i gjithë materiali i ekspertëve të Komisionit, e jo vetëm pjesë të tij të shpërndara sipas orekseve të protagonistëve të konfliktit, duhet marrë parasysh edhe rrethana në të cilën ky forum prestigjioz do t’i japë të drejtë njërës apo tjetrës palë.
Ekstraktet e botuara nga opinioni na thonë se Komisioni i Venecias i jep të drejtë në linja të përgjithshme qëndrimit të kreut të shtetit për çeshtjen e emërimeve dhe hedh dyshime mbi pozitën e KED. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur. Ashtu siç hodhi poshtë hapur dhe qartë shtyrjen e zgjedhjeve nga Meta në 30 qershor, këtë rradhë fare mirë Venecia mund t’i japë të drejtë presidentit në sherrin për Kushtetuesen.
Dhe nëse ky do të jetë vërtetë rasti, është mirë që qeveria dhe të gjithë aktorët përreth saj, ta venë shpirtin në paqe e të reflektojnë rreth konfliktit për Gjykatën Kushtetuese. Jo për shkak të ndonjë frike, se më 15 mars Ilir Meta do të zbarkojë në parlament, për t’i nxjerrë jashtë me ceremoni deputetët nga salla. Ky kërcënim folklorik nuk tremb askënd. Ilir Meta mund ta shpërndajë parlamentin, po aq sa Federata e Futbollit mund ta shkërkojë Ilir Metën!
Nuk ka asnjë dramë, që të pranosh të hedhësh një hap prapa. Përkundrazi, tregon pjekuri dhe ekuilibër, nga pozita e atij që ka pushtetin dhe fuqinë në dorë.
Nevoja për reflektim dhe zgjidhje buron edhe nga raporti korrekt që duhet vendosur me Komisionin e Venecias, në mungesë të një pike tjetër referimi të këtij niveli. U bënë vite që Shqipëria s’e ka Gjykatën e saj Kushtetuese. Nëse delegjitimojmë edhe Komisionin e Venecias, nuk mbetet më asnjë arbitër i besueshëm për sherret idiote të politikës shqiptare. Dhe të tilla mesa duket, do të ketë sërish në të ardhmen.
Me mospranimin e dekreteve të ministrave një vit e ca më parë, Presidenti e ka bërë të komplikuar procesin e betimit të zyrtarëve të lartë në Presidencë. Arbitrariteti i tij në këtë pikë e ka nxjerrë prej kohësh Presidencën nga roli kushtetues që ka.
Megjithatë kriza politike mes maxhorancës dhe kreut të shtetit ka një arbitër të pranuar nga të gjitha palët. Dhe opinionet e tij, që formalisht s’janë vendime, duhen dëgjuar njëlloj si të ishin të tilla. Ndryshe mbetet vetëm të ftojmë Papa Françeskun, të vijë të zgjidhë sherret në Tiranën politike! Që Meta do të sillej kështu, duhej menduar kur u zgjodh, jo tani. Tani është vonë.
E Rama bam , Skenderi ham…
Nuk është e nevojshme të zbatohet ajo çfarë thotë Komisioni i Venecias. Ajo që ka vendosur qeveria me 1 milionë shuplaka ka marrë fund.Tani përpara se edhe ambasada e USA është kundër këtyre të Venecias,siç tha edhe zonja Kim.
Shumë e saktë
Nëse pranon USA do të pranosh edhe përdhunimin e saj
po fjete me qenin do të ngrihesh me pleshta
Nëse blen cokollatën duhet të hash edhe ambalazhin e saj hahahah
hajde binxhoz hajde
Shumë e saktë
Nëse pranon USA do të pranosh edhe përdhunimin e saj
po fjete me qenin do të ngrihesh me pleshta
Nëse blen cokollatën duhet të hash edhe ambalazhin e saj hahahah
hajde binxhoz hajde
nëse pranon shba duhet të pranosh edhe armet e asadit
Kurre nuk mund ta besoj se Komisioni i Venecies e ka te bazuar ne Kushtetute se Meta paska te drejte.
Eshte po ky komision qe ka heshtur per 30 vjet kur Kushtetuta eshte shkelur dhe sidomos heshti per turpin e vet kur Berisha dhe Rama ndryshoi Kushtetuten ne 2008,qe eshte miratuar me referendum popullor.
Greta juriste je? Apo “juriste” nga ato te KM???
Shumë e saktë
Nëse pranon USA do të pranosh edhe përdhunimin e saj
po fjete me qenin do të ngrihesh me pleshta
Nëse blen cokollatën duhet të hash edhe ambalazhin e saj hahahah
hajde binxhoz hajde
nëse pranon shba duhet të pranosh edhe armet e asadit
nëse pranon BE duhet të pranosh edhe LGBT
Komisioni i Venecias jep mendime,opinione ,sic japim edhe ne komentusit ,por nuk vendos;Vendimin e marrin organet dhe institucionet vendore ,ndryshe do te humbiste roli i tyre si dhe besimi i atyre qe i kane zgjedhur apo emeruar!
Komisioni i Venecias jep mendime,opinione ,sic japim edhe ne komentusit ,por nuk vendos;Vendimin e marrin organet dhe institucionet vendore ,ndryshe do te humbiste roli i tyre si dhe besimi i atyre qe i kane zgjedhur apo emeruar ,prandaj mos ferkoi duart presidenti dhe te cmendet nga gezimi ;te presi edhe pak farese me ate qe beri te henen e ka mbushur dhe zbrazur kupen!
Nje pjese e floririt te vjedhur eshte nisur per tek ekspertet e Venecias. Kjo duket sheshit tek thirrja e tyre qe ruani konfidencen deri ne raportin perfundimtare. Pse cfare i frigeson keto apo duan te masin pulsin. Duhet urgjent nga qeveria te beje proteste tek ato qe i vene ne pune keto fare ekspertash.
Po kuptohet shumë qartë që një qime B… e ka Ilir Meta doravitjen me dhjetëra mijëra Euro, të jo pak anëtarëve të Komisionit të Venecias. Se këtë e mësoi shumë mirë nga Sali Berisha që ka paguar e pagon edhe sot, shumë VIP_a në BE, apo asistentë shtetarësh siç duket që me shumicë po na dalin nga Gjermania (e çuditshme, por fakt, se vijnë disa nga CDU apo CSU e flasin siç flet Saliu, Iliri, Luli e Mona) . Edhe në Komisionin e Venecias ka jo pak “qejfli” pagesash, ku kush paguan më shumë si Miliarderi Ilir Meta në këto 6 muajt e fundit, del i “fituar”, i jepet të drejtë për shkelje Ligjore, dhe pse “Jo” edhe krime që Like Floriri i ka për zemër, si Adashi i Tij malok Sali Berisha.
Jo më kot o MILET shqipfolës, SHBA nuk e njeh Komisionin e Venecias, sepse burokracia dhe do anësia në jo pak raste, e ka bërë këtë Institucion të pabesueshëm edhe brenda shteteve të BE.