Kauza false e “Besëlidhjes” në sulmet 4 vjeçare ndaj ambasadorëve amerikanë, që nga Donald Lu dhe e sapoardhura Yuri Kim

7 Mars 2020, 09:36Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Nuk kaloi as një muaj në detyrën e saj të re në Shqipëri dhe ambasadori amerikane u vu në shënjestrën e akuzave e sulmeve nga ajo pjesë e politikes që këtë e ka bërë që prej vitit 2016 e këtej me të gjithë ambasadorët.

Tashmë është e qartë se “sovranizmi” i pjellë në terrenin  e zënies fill të reformës në drejtësi nuk është gjë tjetër vetëm mekanizëm kundërshtues dhe pengues i një operacioni edhe ndërkombëtar që synon riformatimin e drejtësisë për të nisur ndëshkueshmëria për zyrtaret e lartë shqiptarë.

Pikërisht këto sulme ndaj ambasadores Yuri Kim që është e dekretuar nga Presidenti Donald Trump dhe e miratuar nga Senati me shumicë republikane, i nxjerr false të gjithë propagandën e pafre kundër Donald Lu-së si njeri i Sorosit dhe politikan që punon kundër interesave të Presidentit Trump.

Kushdo e mban mend skenën e turpshme të publikuar në një pjesë të mirë të medias shqiptare, duke keqpërdorur përqafimin e ambasadorit Lu dhe Vlahutin pra SHBA e BE pas miratimit me 140 vota të ndryshimeve kushtetuese, vetëm e vetëm sepse ata ambasadorë ja dolën që të saldojnë në histori një votim që është themeli më i sigurtë i një zhvillimi shtet formues.

Përveç aspak shqiptare, mënyra sesi media a analistë keqpërdorën sulmet ndaj Lu e Vlahutin ishte krejtësisht pasens dhe përdornin argumente krejt të rreme për të kundërshtua ambasadorët.

Mënyra sesi u kundërshtua reforma në drejtësi, ishte më e drejtë që të jepeshin argumente pikërisht kundër saj dhe operacionin ndërkombëtar në mënyrë të hapur; si kundër vettingut, mënyrës së vijimit të institucioneve të reja të drejtësisë etj, në debat me logjikë, duke sjellë ndoshta një absorbim normal i ideve të tyre nga ata që hartuan drejtësinë e re pra mazhoranca plus OBDAT e EURALIUS.

Beteja për reformën nuk është zhvilluar asnjëherë me ide apo me qëndrime për ta pasuruar atë edhe me argumente krejt të ndryshme nga palët, por qëllimi ka qenë bllokimi i procesit, duke përdorur një mënyrë agresive politike dhe polarizim të skajshëm të opinionit publik me akuza të llahtarshme, sa edhe numrin dy të BE-së e bënë trafikante droge.

Pasi çuan në Kushtetute të gjithë ligjet e reformës në drejtësi, duke e nisur që nga ai i vettingut, që në fund të fundit ishte një veprim normal, u tentua bllokimi i proceseve duke provokua përplasje.

Kur Adriatik Llallës i mbaroj mandati nuk pranuan hyrjen në proces për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm por dhanë si alternativë ose Lalla ose kaos.

Më pas kur do të ngriheshin komisionet e vettingut, ndodhi çadra, një vit më parë përplasja e Molotov e sot tek Beslidhja e re.

Kaq shumë energji për një gjë që mund të realizohej edhe ndryshe, po natyrisht duke hyrë në kompromis e jo përplasur.

Përplasja me ambasadën amerikane e nisur që në kohën e të ashtëquajtura protesta për armët kimike është një precedent vërtet i rëndë që nuk kishte ndodhur asnjëherë këto 30 vjet por  ka ndarë në fakt palët politike në vend. Ata që janë anti-SHBA e BE tashmë janë të qartë dhe njerëzit që i mbështesin janë gjithashtu për të dallueshëm. Veçse realisht janë pak dhe në kohën kur PD ti hedhë hi syve për të qëndruar si alternativë qeverisëse situate do të kthjellohet edhe më shumë….

 

3 komente në “Kauza false e “Besëlidhjes” në sulmet 4 vjeçare ndaj ambasadorëve amerikanë, që nga Donald Lu dhe e sapoardhura Yuri Kim”

  1. blerta says:

    PD tradicjonalisht vetem ambasadorit te pare Raierson ai qe vuri Saliun ne krye me te gjithe ka qene ne armiqesi dhe ska si te jete ndryshe, komunist qen bir qeni…

  2. MESI says:

    O sa mend paske ti o Pata,çudi qe te paskan harruar diku ne ndonje hale
    se qenke per deputet ne vend te kostaqit te femrave.

  3. Eshte e mundur says:

    Or “Mesi”, or i pacipe! Mos shaj mbas ferres, or anonim! Dukesh njeri i dobet!
    Gazetari i ka vendosur emrin shkrimit: Ylli Pata!
    Thjeshte miqesore! Shih menjen tende dhe jeto jeten tende! Plotesohu! Behu njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje