Avokatja e Popullit paralajmëron "tërheqjen" e Metës: Nuk ka gjasa që Presidenti të shpërndajë Parlamentin

6 Mars 2020, 21:52Politika TEMA

Për Avokaten e Popullit presidenti Meta nuk mund ta shpërndajë parlamentin. E ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Ballanca tha se për këtë veprim duhet të ketë një arsye të fortë në Kushtetutë.

Ajo shtoi se presidenti dhe parlamenti duhet të ketë një bashkëpunim më luajal.

Erinda Ballanca: Unë mendoj se nuk është diçka që do të ndodhë ndonjëherë. 

Unë mendoj se presidenti nuk do të shpërndajë parlamentin, sepse është një çështje që edhe ai është i bindur, pasi duhet të kishte një arsye shumë të fortë, të përcaktuar në kushtetutë. 

Unë dua shumë që marrëdhënia mes presidenti dhe kuvendit të kthehet në një bashkëpunim luajal. 

Presidenti të ushtrojë roli e balancës dhe unitetin kombëtar, dhe kuvendit të kuptojë që kur ka arsye për mosmiratimin e një ligji nga presidenti, edhe Kuvendi të argumentojë shkaqet për të cilat nuk i pranojnë qëndrimet e presidentit.

Lidhur me vakancat e krijuar në institucionet e reja të drejtësisë, për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokatja e Popullit tha se parlamenti duhet të shtojë komisionet e vetimit për të përshpejtuar procesin.

4 komente në “Avokatja e Popullit paralajmëron “tërheqjen” e Metës: Nuk ka gjasa që Presidenti të shpërndajë Parlamentin”

  1. Johani says:

    Po mos moj avokate mos.meta kishte shpresen e fundit tek ty edhe ti i paske mshu sot fort saqe sdo flej i gjori komandant suprem i bashes e mones me ushtar vasilil e gjaten dhe postier dollap saitin,ka edhe salianjin por ai eshte i zanun me babalet,kurse braimllari siq duket ka ikur azil qysh me ramjen e astirit,pra meta komandant i vetvehtes dhe ushtar bashes e mones po berisha ku na mbeti se kishte frige se e shtyp turma.

  2. Shinjestra says:

    Shyqyr qe ja degjuam njehere zerin kesaj avokateje.Erinda Ballanca nuk duhet te rrij e te ngrohin veze,por te prononcohet per keto probleme si ky qe po thote.Ajo eshte avokate e popullit dhe jo avukate mbrojtese e Berishes,Metes,Bashes apo te ndonje tjteri.Ajo vertete eshte me bindje te djathta,por ama ne radhe te pare eshte avokate e popullit.

  3. kl says:

    Kesaj i thone : U dhje nusja ne kal.

  4. Ministereja e perlotur says:

    Buce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje